ShtypHarta e faqes së internetitNa ndiqni në mediat sociale    
TELEFON +38923091500

My alt text

Në kuadër të qendrës urgjente diagnostikuese punon laborator biokimik bashkëkohor.

I njëjti disponon me pajisjet më të sofistikuara për shqyrtim automatik të shpejtë dhe të saktë të analizave laboratorike.

Shqyrtimi laboratorik i gjakut na mundëson që ta shqyrtojmë punën dhe gjendjen e organeve dhe indeve individuale.

Analiza komplete laboratorike shqyrtohen që të vendoset diagnoza e saktë e pacientit dhe të drejtohet e njëjta drejt mjekimit më efikas.

My alt text

Analizat përpunohen në:

Numërues hematologjik -  SysmexXS 1000i në të cilin përpunohen analizat e gjakut të pacientëve nëpërmjet të cilit vërtetohet vlera e linjës së eritrociteve, leukociteve dhe linjës së trombociteve duke përfshirë edhe linjën komplete 5 diferenciale të leukociteve, me çka mund të përcaktoni lehtësisht nëse bëhet fjalë për reaksion bakterial, virusal ose reaksion alergjik në organizëm.

Për vetëm disa minuta fitoni analizë komplete të gjakut me 21 parametra:

  • Hemoglobinë,
  • Hematokrit,
  • Eritrocite,
  • Trombocite
  • Leukocite me linjën e tyre komplete -
    (neutrofile, limfocite, monocite, eozinofile, bazofile)

 

ANALIZUES BIOKIMIK Dimension EXL 200

Në të, përpunohen më shumë se njëqind lloje analizash biokimike nga më të ndryshmet.

Aparati është komplet e automatizuar me shpejtësi shumë të lartë (përpunon më shumë se 1000 analiza për një orë) dhe prandaj rezultatet janë komplet të gatshme dhe fitohet derisa zgjat vetë kontrolli.

Analizat biokimike që mund t’i fitoni:

glukoza, hemoglobina glikoziluar, insulinë, kreatininë, ure, elektrolite, hekuri në serum, kolesterol, trigliceride, HDL, LDL, trigliceride

enzima hepatale: proteina të përgjithshme, albuminë, transaminaza, fosfatazë alkale, GGT, bilirubinë

markera të zemrës: Ck-NaC, Ck-Mb, Troponin, LDH

status imunologjik, faktor reuma, CRP, ASO… janë vetëm një pjesë e analizave që përpunohen në laboratorin tonë.

Të gjitha analizat përpunohen me teknikat dhe metodat më bashkëkohore analitike, dhe metodat e implementuara jenë të standardizuara sipas propozimeve të IFCC.

ANALIZUES IMUNOLOGJIK ADVIA CENTAUR XP

Imuno-analizues më modern hemiluminiscent nga seria më e re e Siemens:

Ai është integrim i inteligjencës dhe teknologjisë që përpunon më shumë se 250 teste për një orë me test skrining diagnostikues që i zbulon:

  • të gjithë markerat kardiologjikë për zbulimin e hershëm të infarktit akut të miokardit para dhe pas testimit të tij: (CK-NAC, Troponin, CK-MB, Mioglobin, BNP, Galektin)
  • në të, përpunohen të gjitha llojet e hormoneve reproduktive – (FSH, LH, Prolaktin, Estradiol, Progesterone, bHC, testosterone)
  • hormone të gjëndrës tirodie (FT4,FT3,TSH,аТPO,TG)
  • markera tumori (CEA,CA125II,CA19-9,CA15-3,AFP,PSA,CA72-4)
  • markera inflamatorë - PCT
  • markera për sëmundje të transmetueshme nëpërmjet gjakut – (HbsAg), (aHCV), (EHIV)
  • përqëndrim të medikamenteve në gjak

Vetëm në laboratorin tonë mund ta fitoni markerin më të ri për dobësi të zemrës – Galektin, së bashku me BNP.

Aparat për analiza gazi Rapid Point 500

Gjenerata më e re e analizuesve të gazrave me përpunim komplet automatik të përbërësve të gazrave në gjak për vetëm disa sekonda, dhe në të njëjtën kohë fitohet balanci elektrolit i pacientit (vlera PH si edhe ngopja e pacientit me O2 dhe CО2)

  

CERTIFIKIM

Si rezultat i nivelit të tij të lartë, të sigurisë dhe standardizimit, laboratori biokimik, në një hap me standardet botërore fitoi certifikatë ndërkombëtare me vulë të artë për nivel të lartë të kontrollit në cilësinë e tij sipas standardeve të IFCC dhe mbi bazë të organizatës shëndetësore botërore.

 

Shërbime në këtë departament

Shërbime

Доктори во овој оддел