ShtypHarta e faqes së internetitNa ndiqni në mediat sociale    
TELEFON +38923091500

My alt text

Spitali e zvogëlon rrezikun nga infeksione me sigurim të teknologjisë adekuate mjekësore të pastrimit dhe sterilizimit.

Rreziku nga infeksioni është i reduktuar në minimum me pastrimin e duhur, dezinfektimin dhe procesin e sterilizimit, siç janë pastrimi dhe dezinfektimi i endoskopëve dhe sterilizimi i materialeve kirurgjikale dhe pajisjet e tjera ndihmë mjekësore invasive dhe joinvasive.

Klinika Zhan Mitrev disponon me sterilizim qendror që përfshin:

  • Përgatitje komplekse para-sterilizuese (pranimi i materialeve për përpunim, pastrim dhe dezinfektim)
  • Përgatitje të materialeve për sterilizim (paketim)
  • Sterilizim dhe lëshim

1.Pranimi i materialeve për sterilizim kryhet me fletë-dërgesë për sterilizim në të cilën janë shënuar data e pranimit, koha e pranimit, nënshkrimi i pranimit dhe dorëzimi si edhe departamenti nga i cili dërgohen materialet ose institucioni për të cilin kryhet shërbimi.

*Pastrimi-paraqet mënjanim të papastërtisë ose çfarëdo lloj tjetër materiali të padëshiruar (gjak, ind, flokë.....) nga sipërfaqja e instrumenteve. Për atë qëllim disponojmë me makineri për pastrim dhe dezinfektim të instrumenteve dhe pajisjeve ndihmë mjekësore - Bellimed si edhe mjete Neodisher nga Dr. Weigert që janë aktive kundër baktereve, majave dhe vuriseve me mbështjellje (duke përfshirë hepatitin B, hepatitin C).

-Larje me makineri të endoskopisë fleksibile-Bellimed WD-425,

-Larje me makineri të shisheve, nebulizatorëve..-Bellimed WD 150,

-Larje me makineri të instrumenteve, nallaneve, kontejnerëve...-Bellimed WD 290,

-Banjë me ultratingull - trajtim të instrumenteve me elektricitet me frekuencë të lartë.

*Dezinfektim - qëllimi i të cilit është zvogëlimi i numrit të përgjithshëm të mikroorganizmave deri në nivel që nuk do të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Ajo mund të arrihet me shkatërrimin, çaktivizimin ose mënjanimin e mikroorganizmave të pranishme.

2.Sterilizim - që do të thotë shkatërrim të të gjitha mikroorganizmave duke i përfshirë edhe sporet e tyre. Instrumentet mjekësore që aplikohen në të sëmurët duhet të jenë të sterilizuara, të paketuara në mënyrë të veçantë, domethënë në:

-Kontejnerë, paketim të butë në copa ose letra krep që përfshijnë mënyrë specifike të paketimit dhe sisteme për paketim me një përdorim - letra.

  • Ato mundësojnë mënjanim të  sterilitetit - gjatë transportit dhe depozitimit - deri në përdorimin përfundimtar të materialeve, si edhe hapjen septike të materialeve direkt para përdorimit.
  • Letrat janë ngjitëse në të dyja anët, nga njëra anë letër - letër poroze mjekësore kraft nga celulozë e pastër - nga ana tjetër shtresë transparente shumështresore film fletë -fletë.
  • Thelbi është në përdorimin e vetëm. Çdo rrotull në vetvete ka, ndërmjet shtresave të filmit fletë-fletë, indikatorë për sterilizim me avull dhe gaz.
  • Letrat për sterilizim plazmë janë ngjitëse dy-komponente ndërmjet të cilave gjenden indikatorë për sterilizim plazmë.

Mënyra e vetme e mbylljes së paketimeve është me makineri për lidhje (bashkim) - Hawo. Ajo, në temperaturë prej 170 0С-185 0С e ngjit filmin fletë-fletë, pa dëmtuar këto nga këto dy elemente, edhe mbyllje të fletës dy-komponente për sterilizim plazmë në temperaturë prej 135 0C.

Jetëgjatësia e sterilitetit varet nga protokolli dhe praktika spitalore, dhe përfshin mënyrë të paketimit dhe depozitimit. Depozitimi i materialeve sterile dhe paketimeve është larg nga burimi i ngrohtësisë (radiator) dhe dritë direkte diellore, në TT prej  10-30 C dhe lagështirë prej 30-70%.

 

*Materialet dhe paketat e përgatitura sterilizohen në sterilizues të sofistikuar të Bellimed dhe ajo:

  • Sterilizues autoklavë me funksion të kombinuar dhe ajo:

-sterilizim me gaz dhe

-sterilizim me avull

Sterilizimi me formaldehid përdor përzierje të formaldeid që nuk është as e ndezshme, dhe as eksplozive.

 

Lloji i sterilizimit

Temperatura
e sterilizimit

Koha e sterilizimit

Koha e tharjes

Lloji i materialit për sterilizim

Formaldehid

ТТ 60 С

60 minuta

6 minuta

Plastikë, gomë, zorrë, optikë, PTFE, PA, PVC dhe të tjera

  • Sterilizimi me avull është metoda më e sigurt e sterilizimit dhe ka përparësi para të gjitha proceseve të tjera. Lënda që përdoret këtu është ngrohtësi e lagësht. Mekanizmi
    i shkatërrimit të mikroorganizmave themelohet mbi shkatërrimin e proteinave qelizore.

Autoklava i përfshin këto programe:

Programi

Temperatura
e sterilizimit

Koha e sterilizimit

Koha e tharjes

Instrumente të rënda në kontejnerë maks.15 kg

134 С

5 minuta

11+4х3 minuta

Materiale poroze (tekstil, instrumente në pëlhura <7,5 kg)

125 С

20 minuta

6 minuta

Program special (tekstil, pajisje, instrumente infektive)

134 С

60 minuta

6 minuta

Instrumente në kontejnerë, copa maks.15kg

134 С

5 minuta

11+2х3 minuta

Tekstil <7,5 kg

134 С

5 minuta

6 minuta

Gomë <7,5 kg

121 С

20 minuta

6 minuta

 

  • Sterilizimi plazmë - për këtë proces përdoren fusha energjetike me frekuencë të lartë në të cilin gazi (peroksid hidrogjeni) çohet në gjende të plazmës dhe përdoret si lëndë për sterilizim (sterilizues). Pas përdorimit të peroksidit të hidrogjenit në procedurat për sterilizim nus-produktet që mbeten pas shpërbërjes janë ujë dhe oksigjen. Ajo i përfshin:

Lloji i sterilizimit

Temperatura
e sterilizimit

Lloji i materialit për sterilizim

Program standard

55C

Optikë, kamerë, dritë optike, PTFE...

Program fleksi

55 C

Endoskopë fleksibilë

 

*Sterilizimi është metodë profilaktike me të cilën pengohet futja e infeksionit në organizëm me sende që vijnë në kontakt me gjak ose inde nën nivelin e epidermës.

Për sigurim të punës së përkryer të sterilizuesve bëhet kontroll i tyre dhe i procedurës së sterilizimit me këto teste:

Test vakum

Testi i vakumit kryhet që të kontrollohet nëse sterilizuesi mund T’i arrijë dhe t’i mirëmbajë kushtet e tilla. Me pompat e vakumit mënjanohet sasi e caktuar e ajrit. Pastaj kryhet kontroll me të cilin përcaktohet nëse zvogëlimi i arritur i presionit mund të mirëmbahet.

Test Bowie & Dick

Një nga kontrollet më të rëndësishme ditore që kryhet tek çdo sterilizues çift është testi i depërtimit të avullit. Testi Bowie & Dick është test për zbulimin e pranisë së ajrit dhe depërtim të avullit në të gjithë mbushjen. Nëse testi tregon rezultate të kënaqshme, sterilizuesi atë ditë mund të vihet në punë.

Indikatorë të procedurave

Indikatorët e procedurave (indikatorët e proceseve) tregojnë vetëm nëse instrumenti ka qënë i ekspozuar në sterilizim. Ata nuk japin asnjë të dhënë për atë nëse procedura e sterilizimit është e zbatuar në mënyrë të rregullt. Për këtë arsye indikatorët e proceseve tregojnë vetëm nëse instrument i caktuar ka qënë i ekspozuar në procedurën e sterilizimit.

 

Indikatorë biologjikë

Për atë destinim përdorim indikatorë biologjikë Attest 3М.

Indikatorët biologjikë 3М Аttest 1492V me lexim të shpejtë përdoren së bashku me lexues automatik 3М Attest 490 për shkak të kualifikimit ose mbikëqyrjes së cikleve të sterilizimit - me mënjanim dinamik të ajrit (paravakumim) nga 132-135 oC.