Caktoni kontroll

Schedule a review

389 2 3091500

Ekipi i Zan Mitrevit

Kthehu tek Mjekët

Akademik prof. Zhivko Popov

Kirurg urolog dhe transplantolog

Vendi i lindjes:

Kavadarci, Maqedoni

E-mail:

zhivko.popov@zmc.mk

1976

Doktor i mjekësisë (M.D.), Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti “Sh. Kiril dhe Metodij” Shkup

1983

Specialist kirurg – urolog, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti “Sh. Kiril dhe Metodij”

1994

Diplomë për studime të thelluara në shkencat kirurgjikale (Diplome d’etudes approfondies  en  sciences chirurgicales,     D.E.A.),  Opsion:  Kancerologji Universiteti në Paris  V  Rene  Descartes,  Francë, Teza:  “Vlerësim të proliferimit dhe ekspresionit të tejmasë të proteinës 53 gjatë kancerit në fshikëzën e urinës: vlerë parashikuese” mentor, prof. Didier Houssin

1990

Disertacioni i doktoraturës (Ph.D.): Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti “Sh. Kiril dhe Metodij” Shkup,   Teza:   “Vlerësim të reaktivitetit të limfodenopatisë lokoregionale tumorale dhe roli i limfadenektomisë në diagnostikimin e kancerit urogjenital“ mentor prof. dr. Bllagoj Badiev

1998

Disertacion doktorature  (Ph.D.):  Universiteti Paris  V  Rene  Descartes Francë Teza: “Markera molekularë të kancerit në fshikëzën e urinës: vlerë parashikuese” mentor, prof. dr.  Dominique K.Chopin

2011

Diplomë evropiane për kirurgji transplantimit (dhe anëtar i Bordit Evropian për Kirurgji – FEBS)

TRAJNIM KLINIK:

1979-1983

Specializim për urologji: Klinika urologjike – Fakulteti i mjekësisë Shkup; Instituti për Urologji dhe Nefrologji, Fakulteti i mjekësisë, Beograd dhe Klinika Urologjike, Qendra Klinike Ljubljanë.

1985

Mayo Clinic, Medical Faculty, Rochester, Minnesota, SHBA (Prof. W. L. Furlow).   Specializim tremujor për përdorimin e protezave në urologji, kirurgjinë e penisit, disekcionet limfatike tek kanceri urogjenital dhe procedura të tjera të mëdha kirurgjikale.

1985-1986

Centre Hospitalier Universitaire (CHU) Henri   Mondor,    Faculte   de Medecine, Creteil, Universite Paris XII Val de Marne, France, (Service d’Urologie, Prof. J. Auvert, Prof C.C. Abbou): Certifikatë universitare për specializim njëvjeçar për kirurgji transplantimi. (Service de Nephrologie: Prof. G.Lagrue, Prof. Ph.Lang):

1985

Centre Medico – chirurgical FOCH, Paris, France (Service d’Urologie, Prof. M. Carney): edukim suplementar 4 mujor në fushën e onkologjisë urologjike, cistoprostatektomitë radikale dhe substituimi (zëvendësimi) i fshikëzës së urinës

1992-1994

CHU  Henri Mondor  Service d’Urologie, (Prof. C.C. Abbou);  Centre De Recherches   Chirurgicales,   (Prof.   D.K.Chopin),   Faculte   de   Medecine,   Creteil, Universite Paris XII Val de Marne, France: Edukim suplementar dyvjeçar në fushën e transplantimit të veshkave dhe transplantimit multiorganike, onkologji urologjike (procedura radikale kirurgjikale me ndërhyrje rekonstruktive), si edhe punë shkencore – hulumtuese në fushën e imunologjisë së kancerit urogjenital.

2000-2002

Dy qëndrime studimore në spitalin AKH në Vjenë tek prof. Michael Marberger

2003

Qëndrim studimor në Universitetin në Tel Aviv tek prof. Amram Ayalon

2005-2007

Dy qëndrime studimore tek prof. Urs Studer në Universitetin në Bern, Zvicër (të përkushtuara në kirurgjinë e kancerit urogjenital dhe kirurgjinë laparoskopike).

EMËRIME AKADEMIKE:

  • Shef klinik universitar për kirurgji urologjike, CHU   Henri Mondor,   Faculte de Medicine Creteil, Universite Paris XII, Val de Marne, France. (1993 -1994).
  • Profesor i rregullt për kirurgji në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “Sh. Kiril dhe Metodij” Shkup, R. e Maqedonisë (dy rizgjedhje). Profesor në fakultetin e mjekësisë në Shkup nga viti 1991.
  • Profesor i ftuar universitar për kirurgji urologjike CHU Henri
  • Mondor, Faculte de Medicine Creteil, Universite Paris XII, Val de Marne, France. (1997 -1998; 1998 -1999; 1999 – 2000; 2001; 2003).
  • Anëtar i rregullt i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve – AMSHA (2009)

EMËRIME SPITALORE:

  • Anëtar i Komisionit Federal për Transplantim pranë Ministrisë Federale për shëndetësi, Beograd, Jugosllavi (1991).
  • Shef dhe iniciator i Qendrës për transplantim të veshkave pranë Klinikës urologjike, Qendra Klinike Shkup (1996-2012). (janë kryer mbi 265 transplantime të veshkave nga dhurues të gjallë midis të cilëve 23 nga kufoma.
  • Koordinator i Klinikave kirurgjikale, Qendra Klinike, Shkup. (1996-97; 1999-2002).
  • Koordinator kombëtar dhe shef i “Makedonija transplant”, (trup koordinues për transplantim të organeve dhe indeve), pranë Ministrisë së shëndetësisë së R.M. (2002 -2011).
  • Drejtor i Klinikës Universitare për Urologji, Qendra Klinike, Shkup (1995-97;    1999 – 2002) (2006 -02/2012).

ASOCIACIONE SHKENCORE:

  • Shoqata Internacionale për Urologji   (Societe   Internationale
  • d’Urologie – SIU), (1995 -). Delegat Kombëtar (1998 – 2012).
  • Asociacioni Urologjik Evropian – EAU (1998 -).
  • Shoqata Evropiane për Onkologji Urologjike (anëtar dhe përfaqësues për
  • Evropën Lindore në Bordin e Shoqatës) (2002 – 2006). 
  • Anëtar i Asociacionit Urologjik Amerikan (AUA) (2006-)
  • Shoqata për transplantim në vendet frankofone (Societe Fancophone de Transplantation) (2006-)
  • Shoqata Evropiane për Transplantim të organeve – ESOT (2010)
  • Asociacioni Urologjik Maqedonas (Kryetar 1999-2002, 2010-)
  • Kryetar dhe organizator i Kongresit të Parë Urologjik Maqedonas në Bashkëpunim me Asociacionin Urologjik Evropian –EAU (2002) në Ohër dhe në Kongresin e 7-të të Urologëve të Evropës Juglindore (2011) në Shkup

ÇMIME KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE:

2000

Çmimi i Republikës “11 Tetori” për arritje në fushën e kirurgjisë dhe transplantimit të veshkave, Shkup

2002

Dekoratë për kontributin në Kulturën dhe shkencën Franceze: “Palmë akademike” (Chevalier dans I Ordre des Palmes Academiques) me dekret të Kryeministrit të Republikës së Francës

2007

Çmimin “13 Nëntori” i qytetit të Shkupit për kontribut të veçantë në zhvillimin dhe afirmimin ndërkombëtar në domenin e kirurgjisë urologjike dhe transplantimit të veshkave në qytetin e Shkupit.

2010

Çmimin e shtetit “23 Tetori “ për arritje në fushën e kirurgjisë dhe shkencës.

GRANTE DHE PROJEKTE:

  • Anëtari Grupit hulumtues për Tumore urogjenitale pranë Universitetit të 12-të të Parisit. (drejtor: Prof. D.K.Chopin); (1992 – 2005) nga ku dalin numër i madh publikimesh në revista me faktor ndikimi të lartë. Inicion, merr pjesë dhe koordinon më shumë projekte për hulumtime shkencore, klinike dhe fondamentale nga fusha e tumoreve urogjenitale dhe imunologjinë e tyre me theks të veçantë në markerat molekularë të kancerit të fshikëzës së urinës.
     
  • 2007-2009. Grant nga Programi i Gjashtë Kornizë për hulumtim, zhvillim teknologjik dhe demonstrim të Komisionit Evropian me titull pune: Integrimi i ADN-së, dhe RNA-së dhe markera proteinikë në parashikimin dhe diagnozën e kancerit në fshikëzën e urinës. Janë siguruar pajisje për themelimin e bankës për kancer urogjenital (hulumtues kryesor për Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësues kombëtar në konsorciumin e projektit).

VEPRIMTARI MESIMORE DHE EDUKIM TË KUADROVE:

  • Profesor i ftuar universitar (Professeur Invite des Universites) në Universitetin e XII të Parisit Vaa de Merne, Fakulteti i Mjekësisë, Creteil, Francë, me orar të plotë pune nga katër muaj në vit, gjatë viteve universitare,, 1997/1998; 1998/1999; 1999/2000, dhe nga një muaj në vitet 2001 dhe 2003.
     
  • Gjatë kohës së këtyre qëndrimeve është përfshirë në mënyrë aktive në kryerjen dhe mentorimin e studimeve për fitimin e diplomës universitare për dije të thelluara në shkencat kirurgjikale. (D.E.A)

VEPRIMTARI PUBLIKUESE:

  • Tre memoare nga të cilat dy për disertacione doktorature dhe një për dije të thelluara për shkenca kirurgjikale, raporte për projekte shkencore hulumtuese, editues i numrit 5 nga viti 2000 në revistën franceze me renome Annales d”Urologie, përkushtuar transplantimit të veshkave
     
  • Autor dhe bashkautor 172 punimeve shkencore dhe profesionale, me gjithsej 48 publikime të indeksuara në  MEDLINE dhe me më shumë se 320 citime në indeksin internacional

Procedura diagnostikuese

  • Diagnostikim komplet urologjik më ultratingull të traktit urinar
  • Urofloumetri
  • Biopsi TRUS në prostatë

 

Procedura intervenuese

  • Cistoskopi
  • Vendosje të sondave J-J
  • Dilatim (zgjerim)
  • Kateterizim zë fshikëzës së urinës
  • Instalim të medikamenteve në fshikëzën e urinës

 

Procedura operative

  • Intervenime endoskopike
    • Uretrotomi interne
    • Resekcion Transuretral të tumorit të fshikëzës së urinës
    • Resekcion Transuretral të prostatës
    • Ureterorenoskopi me litotripsi (thyerje të gurëve në kanalet urinare – në mënyrë endoskopike
  • Operacione klasike (të hapura)
    • Prostatektomi transvezikale (operacion klasik të zmadhimit beninj të prostatës),
    • Nefrektomi (mënjanim të veshkës – tek veshkë jofunksionale dhe tumor të veshkës)
    • Rrethprerje (operacion të fimozës)
    • Hidrocelë të testikulit
    • Mënjanim të testikulit për shkak të tumorit të testikulit (orkifunikulektomi).