Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Kryhet me sukses operacioni i transpozimit total te eneve kryesore te gjakut tek foshnja e porsalindur nga ekipi i udhehequr nga Akad. Dr. Zhan Mitrev

Për herë të parë në Maqedoni është realizuar me sukses një nga operacionet më të vështira dhe më komplekse të zemrës tek fëmijët. Foshnja e porsalindur (2.4 kg) është diagnostikuar në Klinikën për Pediatri, ndërsa si rast urgjent është dërguar në klinikën “Zhan Mitrev “. Pas përgatitjes adekuate, foshnja e porsalindur mbrëmë është operuar me sukses.

Bëhet fjalë për  “transpozimin total të enëve kryesore të gjakut”, një nga anomalitë më komplekse të zemrës, nga e cila të gjitha enët e gjakut rrjedhin nga zemra, kështu që bëjnë që gjaku të qarkullojë në drejtim të kundërt, ndërsa foshnjat kanë ngjyrë mavi (blu) dhe për shkak të mungesës së oksigjenit vdesin menjëherë pas lindjes.

Operacioni është kryer nga mjeku Zhan Mitrev, si dhe e gjithë përgatitja operative, ndërsa menaxhimi pas operacionit është bërë nga mjekët dhe personeli i Klinikës “Zhan Mitrev”.

Duhet të theksohet se në këtë detyrë komplekse dhe jashtëzakonisht të vështirë, nuk kishte të huaj ose këshilltarë nga asnjë pozicion. Me këtë operacion, si ekipi “i vjetër”, ashtu edhe ai  “i ri” – të cilët kanë ardhur nga klinika shtetërore, kanë treguar pjekuri të madhe për arritje të tilla në mjekësi dhe kanë treguar që tashmë janë “një ekip”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *