ShtypHarta e faqes së internetitNa ndiqni në mediat sociale    
TELEFON +38923091500

Misioni, vizioni dhe vlerat organizative

Misioni

Shërbime cilësore nga mjekësia bashkëkohore, rezultate të bazuara mbi diagnostikim të shpejtë dhe preciz, parandalim të sëmundjeve, kryerje të operacioneve komplekse. Gjithmonë të fokusuara në punën për zmadhimin dhe zgjerimin e klubit të PACIENTËVE TË KËNAQUR. Spektër i gjerë i shërbimeve mjekësore, të specializuara në kardiokirurgjinë, por edhe promotorë të shërbimeve të reja bashkëkohore që duhet t’i parandalojnë sëmundjet e shekullit të 21. Shërbime efikase dhe të shpejta të disponueshme 24 orë, me diagnostikim preciz të sëmundjes, në afatin sa më të shkurtër kohor është motoja e ekipit të dr. Zhan Mitrev. Ata janë profesionistë të lartë, të edukuar dhe të trajnuar, që i respektojnë parimet e kodit etik, gjithmonë të përgatitur t’i përgjigjen edhe detyrave më të komplikuara.

 

Vizioni

Punojmë në mënyrë të vazhdueshme që ta mbajmë primatin e liderit në shërbimet në shëndetësinë private në rajon dhe më gjerë. Por edhe të avancohet niveli i shërbimeve shëndetësore dhe sistemi i përgjithshëm shëndetësor në vend. Profesionalizmi dhe standardizimi në punën e personelit janë sinonim i kulturës së punës, që krijon institucion të vlefshëm për respekt, sepse është një hap më përpara nga të tjerët.

 

Vlerat organizative

Të punësuarit janë gjithmonë në hap me risitë dhe marrin pjesë në ngjarje prestigjioze evropiane dhe botërore nga fusha e mjekësisë. Qëllimet tona janë të drejtuara ndaj mbështetjes së vazhdueshme për të punësuarit, edukimin dhe përsosjen e tyre. Motivim dhe përforcim të aftësive të punës për të punësuarit që të demonstrojnë përkushtim në punë, empati ndaj të sëmurëve. Punë të përfunduar në mënyrë cilësore dhe efikase gjatë kohës së ditës së punës është e njohur dhe e theksuar. Të drejtuar ndaj avancimit, për shëndet të mirë të pacientëve. Të hapur ndaj iniciativave të reja.