Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

FILA-FARM

FILA – FARM DOOEL është shoqëri për tregti me medikamente, materiale mjekësore, pajisje dhe shërbime e themeluar në vitin 2002 si furnizues ekskluziv i ISHP ZHAN MITREV.

Për të gjithë këtë periudhë FILA FARM arriti të mbulojë rreth 70% nga të gjitha nevojat e spitalit për medikamente, materiale mjekësore,  pajisje dhe shërbime. Për këtë periudhë u lidhën kontrata për përfaqësim me një numër të madh kompanish të njohur botërore për produkte mjekësore si PHILIPS MEDICAL për pajisje mjekësore, Serag Wiessner për penj kirurgjikalë, LIVANOVA për materiale për kardiokirurgji, CONMED për elektroda dhe pajisje për elektro-kirurgji, Getinge, Lohman&Rauscher si edhe shumë të tjera.

Motoja jonë “NGA IDE NË REALIZIM” është qëllim që e arrijmë në mënyrë të suksesshme falë punës në ekip, përkushtimit, profesionalizmit dhe përvojës shumëvjeçare të personalit shumë të organizuar në ekip.

FILA – FARM DOOEL është firmë e përkushtuar për krijimin e zgjidhjeve më të mira të mundshme për spitalin tuaj.

Duke pasur parasysh përvojën dhe traditën tonë, do të ishte privilegj nëse arrijmë ta fitojmë besimin tuaj, dhe t’ju ofrojmë shërbime nga departamentet tona aktive për konsultim, shitje, edukim, farmaci dhe servis.

Ekipi i FILA – FARM DOOEL është i përbërë nga farmacistë, teknikë farmaceutikë, ekonomistë, inxhinierë elektrikë si edhe një ekip i plotë punëtorësh mjekësore të organizuar me kontratë (mjekë, infermierë, punëtorë spitalorë, fizioterapistë) që marrin pjesë në logjistikë në të gjitha proceset e FILA – FARM DOOEL dhe kontribuojnë për afirmimin e saj si kompani që e qarkon të gjithë procesin nga ideja deri në realizim.

www.filafarm.com.mk