Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

FARMACIA FILA

Në spital prej një kohe të shkurtër funksionin farmacia – “FARMACIA – FILA”. Ajo është e karakterit të hapur, jo vetëm për nevojat e pacientëve në spital, por edhe për të gjithë ata që kërkojnë marrëdhënie dhe komunikim profesional në kryerjen e veprimtarisë farmaceutike.

Kujdesin ndaj pacientëve për jetë më të mirë dhe më të shëndetshme, ekipi profesional do ta manifestojë me furnizim të vazhdueshëm me medikamente, mjete mjekësore ndihmë dhe pajisje mjekësore ndihmë. Përveç medikamenteve, farmacia disponon me preparate OTC, shtesa të ndryshme të ushqimit nga prodhues me renome, higjienë dhe produkte për kujdes, kozmetikë mjekësore, ortoza, aparate mjekësore (aparate për matjen e tensionit dhe sheqerit, termometër digjital) etj.

Respirometër, rripa kardio – torakalë për burra dhe gra, kremi OXAКTIV për fytyrë në bazë të vajit të ozonuar të ullirit, stetoskopët LITTMANN, e pasurojnë në mënyrë plotësuese asortimentin në farmaci dhe e bëjnë atë unike.

Ekipi profesional i farmacistëve është plotësisht i përkushtuar për nevojat e pacientëve dhe i përgatitur për dhënien e këshillave dhe konsultimeve në përgatitjen e medikamenteve dhe produkteve të tjera.

Kujdesuni për shëndetin tuaj, sepse “njeriu u shëndetshëm ka mijëra dëshira, ndërsa i sëmuri ka vetëm një – që të shërohet”!!!