Caktoni kontroll

Schedule a review

389 2 3091500

Misioni, vizioni dhe vlerat organizative

Misioni ynë

Shërbime cilësore nga mjekësia bashkëkohore, rezultate të bazuara mbi diagnostifikim të shpejtë dhe preçiz, parandalim të sëmundjeve, kryerje të operacioneve komplekse. Gjithmonë të fokusuar në punë me qëllim rritje dhe zgjerim të klubit të PACIENTËVE TË KËNAQUR. Spektër i gjerë i shërbimeve mjekësore, të specializuara në kardiokirurgji, por edhe promotorë të shërbimeve të reja bashkëkohore të cilat duhet t’i parandalojnë sëmundjet e shekullit 21. Shërbime efikase dhe të shpejta të disponueshme 24 orë, me diagnostifikim preçiz të sëmundjes, në afat sa më të shkurtër kohor është motoja e ekipit të dr. Zan Mitrev. Ata janë profesionistë të lartë, të edukuar dhe të trajnuar, të cilët i respektojnë parimet e kodit etik, gjithmonë të përgatitur që t’i përgjigjen edhe detyrave më të komplikuara.

Vizioni ynë

Vazhdimisht punojmë me qëllim ta mbajmë primatin e liderëve në fushën e shërbimeve në shëndetësinë private në rajon dhe më gjerë. Por edhe të avancohet niveli i shërbimeve shëndetësore dhe sistemi i përgjithshëm shëndetësor në vend. Profesionalizmi dhe standardizimi në punën e personelit janë sinonim i kulturës së punës, e cila krijon institucion të vlefshëm për respekt, sepse është një hap më përpara nga të tjerët.

Vlerat tona

Pacienti është në qendër të vëmendjes sonë. Diagnostifikimi, mjekimi dhe kujdesi për pacientin është thelbi i të gjitha aktiviteteve tanë. Ai vazhdon edhe nga ana e pacientit pas largimit prej spitalit. Ndërtojmë partneritete me pacientët dhe kjo është përfitimi ynë dhe përfitimi i tyre më i madh, të cilin vazhdimisht e mbajmë dhe avancojmë për shkak se zgjidhja e sfidave shëndetësore është qëllimi ynë.