ShtypHarta e faqes së internetitNa ndiqni në mediat sociale    
TELEFON +38923091500

Çfarë është anestezia?

Anesteziologjia është degë e mjekësisë qëllimi i së cilës është heqja e dhimbjes së pacientëve, më saktësisht përgatitja e tyre paraoperative, heqje të dhimbjes gjatë procedurës së operacionit dhe trajtim postoperativ të dhimbjes. Gjithashtu anesteziologjia merret me ndjekje dhe mjekim të çrregullimeve perfuzike homeostatike në organizëm të lidhura me vuajtjet kirurgjikale dhe jokirurgjikale. Për këtë arsye anesteziologjia është e lidhur ngushtë me reanimacionin dhe mjekimin intensiv, si edhe përballimin me gjendjet urgjente.

Fjala anesteziologji e ka prejardhjen nga fjala greke anaesthesiologia, pra an=jo, esthesia=ndjenjë dhe logia=shkencë. Nën termin anestezi nënkuptohet gjendje e shkaktuar artificiale e pandjeshmërisë në të gjithë trupin ose vetëm në ndonjë pjesë (anestezi të përgjithshme ose rajonale)