Caktoni kontroll

Schedule a review

389 2 3091500

ANVREMISM I AORTHIT TË SHPËRNDARJES

My alt text

 

Aorta është ena më e madhe e gjakut në trup që e çon gjakun nga zemra në të gjitha organet. Në pjesën abdominale të trupit (stomakut) aorta quhet aortë abdominale. Aneurizma (zgjerimi) i aortës abdominale lind kur muri i enës së gjakut dobësohet. Vetë zgjerimi bën që muri sa më shumë të dobësohet dhe krijon mundësi që i njëjti të çahet. Aneurizma e aortës abdominale shfaqet më shpesh tek burrat dhe është rezultat i tensionit të lartë të gjakut.

Si diagnostikohet aneurizma abdominale?

 

 

Shumica e aneurizmave të aortës abdominale nuk shkaktojnë simptoma dhe janë të zbuluara në mënyrë të rastësishme. Kontrolli rutinë  nga ana e doktorit me ekografi, filmim rëntgen ose ekzaminim kompjuterik dhe magnetik, të kryera për arsye tjetër mund ta zbulojnë praninë e aneurizmës. Në disa raste, pacientët ndjejnë pulsim në abdomen si edhe dhimbje gjatë zgjerimit të aneurizmës.

Korigjim kirurgjikal (zëvendësim) të aneurizmës

My alt text

Korrigjim kirurgjikal (zëvendësim) të aneurizmës

Zëvendësimi kirurgjikal korrigjimi i aneurizmës paraqet operacion gjatë të cilit fitohet zëvendësim i pjesës së zgjeruar të aortës abdominale me protezë artificiale

Si bëhet?

  • Do të fitoni medikamente që do t’ju ndihmojnë të flini dhe t’ju lirojnë nga dhimbja.
  • Doktori bën prerje në abdomenin tuaj ku është zgjerimi.
  • Doktori e zëvendëson pjesën e zgjeruar të aortës me protezë artificiale
  • Operacioni zakonisht zgjat 3-4 orë.

Çfarë pastaj?

Çfarë pastaj?

  • Së pari do të akomodoheni në departamentin për kujdes intensiv dhe mund të ndjeheni të hutuar.
  • Do të kini tub në gojë dhe grykë që do t’ju ndihmojë të merrni frymë. Nuk është i rehatshëm dhe nuk do të mund të flisni, por infermieret do t’ju ndihmojnë që të komunikoni.
  • Tubi për frymëmarrje do të mbetet derisa të filloni të merrni frymë në mënyrë të pavarur – për disa orë.
  • Do të kyçeni në makineri për monitorim.
  • Pas disa ditësh do të zhvendoseni në departamentin për kujdes gjysmë-intensiv dhe do të filloni të lëvizni.
  • Në shtëpi do të shkoni kur do të ndjeheni më mirë, 8 – 10 ditë pas operacionit.

Si mund të mësoj më shumë?

  1. Bisedoni me doktorin tuaj, me infermieren ose me personel tjetër mjekësor.
  2. Bëhuni pjesë e klubit tonë të pacientëve. Me këtë do të keni mundësi që të njiheni me më shumë pyetje mjekësore dhe t’i ndani përvojat tuaja me pacientë të tjerë.