Caktoni kontroll

Schedule a review

389 2 3091500

Çfarë ndodhet pas studimit elektrofiziologjik?

Derisa jeni në spital

Pas studimit EF do të transferoheni në dhomë spitalore ku do të qëndroni në krevat për disa orë, në varësi të gjendjes tuaj. Përkohësisht, infermierja do t’i kontrollojë shenjat tuaja vitale dhe vendet e shpuarjes. Informojeni personelin mjekësor nëse keni çfarëdo lloj të vështirësisë. Nën disa rrethana, ndonjë nga shpueset mund të mbetet në enën e gjakut, mirëpo Ju do të jeni në krevat derisa të hiqen të gjitha. Pas heqjes së tyre do të mund të pini lëng dhe të hani ushqim të lehtë. Pas shtrirjes prej disa orësh në krevat, do të mund të ngriheni me ndihmë të dikujt nga personeli mjekësor. Pas qëndrimit të gjatë të shtrirë në krevat, rekomandohet që ngadalë të ngriheni nga krevati dhe me kujdes të lëvizeni që të mos ndjeni marramendje. Menjëherë mund të ktheheni në ushqimin tuaj të rregullt përveç nëse ju janë dhënë udhëzime të tjera specifike.
Nëse jeni mjekuar me qëndrim ditor, nuk është e lejuar që të vozitni automobil. Është e nevojshme që dikush t’ju çojë në shtëpi.

Në kushte shtëpiake

Kur do të ktheheni në shtëpi kontrolloni nëse keni gjakderdhje në vendet e shpuarjes. Maviosja e vogël është ndryshim i zakonshëm, por nëse vini re se në vendin ku janë plagët e shpuarjes shfaqet:

  • ekstremitet i ftohtë,
  • temperaturë të rritur trupore >38.0 °C me ose pa ethe,
  • gjakderdhje, ënjtje ose zmadhim të maviosjes,
  • menjëherë duhet të vini në spitalin tonë ose telefononi nëpërmjet Qendrës për kontakt

    +389 (0) 2 3091-484.

    E rëndësishme është që të mirëmbahet higjiena e rregullt e plagëve dhe të njëjtat të jenë të thata dhe të pastërta. Nëse keni nevojë do t’ju jepen edhe udhëzime specifike për kujdes të plagës.

    Disa ditë pas studimit EF, duhet t’i shmangni aktiviteteve fizike. Doktori do t’ju informojë kur mund të ktheheni në punë dhe kur të vazhdoni me aktivitetet e përditshme normale.