ShtypHarta e faqes së internetitNa ndiqni në mediat sociale    
TELEFON +38923091500

Çfarë është studimi elektrofiziologjik?

My alt text

Studimi elektrofiziologjik (studimi EF) është shqyrtim invasiv që aplikohet për vlerësim, diagnostikim dhe mjekim të ritmit të parregullt të zemrës.

Gjatë kohës së studimit EF, doktori (subspecialisti në mjekim të çrregullimit të ritmit të zemrës - Elektrofiziolog) e shqyrton sistemin elektrik të zemrës me ndihmë të disa telave specialë (katetera elektrodë) të vendosura në zemër, dhe nëpërmjet tyre ekzaminohet elektrokardiogrami intrakardial (elektrogram). Këta katetera elektrodë vendosen nëpërmjet hyrëseve të vendosura në venat i ijës, duarve, supit ose qafës.

Pasi do të pozicionohen në zemër, kateterat elektrodë përdoren për matjen e sinjaleve elektrike që zemra i gjeneron dhe përçon gjatë punës së saj. Në mënyrë paralele me këtë, nëpërmjet të njëjtat telave dërgohen sinjale elektrike në zemrës, me qëllim që të riprodhohet ritmi anormal i zemrës. Me këto teknika themelore shqyrtohen numër i madh i çrregullimeve të ritmit të zemrës, dhe përdoren edhe për vlerësim të efikasitetit të trajtimit medikamentoz tek disa aritmi.

Pse më nevojitet studim elektrofiziologjik?

Doktori juaj ju ka rekomanduar që të kryhet studim EF për ndonjë nga arsyet e mëposhtme:

  • Të mjekohet takikardia e dokumentuar
  • Të lokalizohet burimi i ritmit të parregullt të zemrës
  • Të vlerësohet efikasiteti i medikamenteve të urdhëruara në mjekimin e ritmit të parregullt të zemrës
  • Për vlerësim të simptomave si të fikët, humbje të ndjenjave, rrahje të shpejtë zemre
  • Vlerësim të shkaqeve të tjera për punë të parregullt të zemrës që nuk mund të shqyrtohen me metoda joinvasive

Cilat janë rreziqet e mundshme gjatë kryerjes së studimit elektrofiziologjik?

Rreziqet e mundshme gjatë kryerjes së studimit EF janë:

  • Çrregullim plotësues të ritmit të zemrës
  • Dëmtim të sistemit normal përçues gjatë ablacionit të substratit aritmogen që është në afërsi të drejtpërdrejtë të sistemit normal të përçimit
  • Gjakderdhje dhe lëndim të enës së gjakut në vendin e shpimit ku shpueset janë vendosur në venë
  • Komplikime tromboembolike gjatë studimit dhe pas studimit EF
  • Infeksione të rralla në vendin e shpimit
  • Epizode të rralla të perforimit në murin e zemrës

Ju rekomandojmë që të bisedoni me doktorin tuaj për sasinë e radiacionit që si pacient e fitoni gjatë procedurës, dhe rrezikun për shëndetin tuaj. Nëse mbani evidencë për ekspozimin në rrezatim nga procedura të mëparshme, informoheni doktorin tuaj. Rreziku që lidhet me rrezatimin është themeluar në efektin kumulativ me kalimin e kohës.

Për disa pacientë gjendja e shtrirë e palëvizshme në stol paraqet vështirësi që mund të pasohet me dhimbje. Për të gjitha këto çështje bisedoni me doktorin tuaj para se të kryhet studimi EF.

Si të përgatitem për studim Elektrofiziologjik

  • Para se të kryhet procedura, prej jush do të kërkohet që të nënshkruani pajtueshmëri për lejë që të kryhet studim EF. Prandaj ju lutemi që ta lexoni me vëmendje atë dokument dhe të bisedoni për gjithçka që për ju është e paqartë ose me interes.
  • Doktori juaj do t’ju shpjegojë studimin EF dhe do t’ju mundësojë që të bëni pyetje.
  • Informoheni doktorin tuaj nëse jeni alergjikë ndaj ndonjë medikamenti dhe  / ose substance.
  • Informoheni doktorin tuaj për të GJITHA medikamentet dhe preparatet që i konsumoni.
  • Në ditën e procedurës të mos hani dhe të mos konsumoni lëngje. Doktori juaj do t’ju informojë se cilat medikamente dhe kur (para intervenimit) të ndërpriten.
  • Nëse jeni shtatzëna ose nuk jeni të sigurta, (para procedurës) MENJËHERË ta informoni doktorin.
  • Informoheni doktorin nëse keni bizhuteri në kraharorin ose në abdomenin tuaj.
  • Informoheni doktorin tuaj nëse keni histori të vështirësive me gjakderdhje ose nëse përdorni terapi orale antikoagulante, aspirinë ose çfarëdo lloj medikamenti që çojnë në tretje (hollim) të gjakut. Mbase, do të jetë e nevojshme që të ndërpriten këto medikamente para se të kryhet studimi EF.
  • Në ditën e studimit EF, doktori juaj mbase do të kërkojë që të bëhet vlerësim të sistemit të koagulimit që të vlerësohet gjendja e tij, si edhe disa teste të tjera specifike laboratorike.
  • Para studimit EF, mund të urdhërohet të jepet sedativ (që të zvogëlohet ankthi par procedurës). Nëse pas procedurës nuk qëndroni në spital gjatë natës, është e nevojshme që dikush t’ju çojë në shtëpi. Pas studimit EF, nuk është lejuar që të drejtoni (të ngisni) automjet.
  • Në varësi të gjendjes tuaj shëndetësore, doktori juaj mund të kërkojë edhe teste plotësuese para se të kryhet studimi EF.

Çfarë ndodh gjatë studimit elektrofiziologjik?

Në varësi të llojit të sëmundjes së zemrës, Studimi juaj EF do të kryhet me qëndrim spitalor ose ditor. Mënyra e testimit është në varësi të llojit të çrregullimit të ritmit të zemrës dhe në pajtueshmëri me të përcaktohet numri i kateterave elektroda që do të përdoren. Në përgjithësi, procesi i studimit EF i përfshin momentet e mëtejshme:

  • Është e nevojshme që ta ndryshoni veshjen tuaj me veshje spitali
  • Do t’ju kërkohet që të shkoni në tualet para procedurës.
  • Do të kërkohet prej jush që t’i mënjanoni bizhuteritë tuaja dhe / ose sende të tjera që në mënyrë potenciale mund ta pengojnë rrjedhën e studimit EF.
  • Nëse ekziston pjesë me qime në pjesën ku vendosen shpueset (më shpesh në ijë) do të jetë e nevojshme që të mënjanohen. Kjo do të kontribuojë në shërim të shpejtë të plagëve dhe do t’i zvogëlojë shanset për shfaqje të infeksionit.
  • Linja intravenoze do të vendoset në një ose në të dyja pëllëmbët ose duart para fillimit të studimit EF. Kjo është me qëllim aplikimin e medikamenteve ose lëngjeve (nëse ka nevojë për të).
  • Anëtar nga ekipi elektrofiziologjik do të vendosë tek ju monitorim të vazhdueshëm elektrokardiografik (EKG) nëpërmjet të cilit do të ndiqet dhe ekzaminohet aktiviteti i zemrës tuaj. Gjithashtu do të vendosen edhe sensorë të tjerë me çka do të ndiqen edhe parametra të tjera vitale (frekuenca e zemrës dhe frekuenca respiratore dhe ngopja me oksigjen).
  • Ekzistojnë disa monitorë që i paraqesin parametrat tuaja vitale dhe pamje rëntgen nga kateterat elektroda që janë vendosura në zemër. Nëse jeni në pozicion që ta ndiqni procedurën në ndonjë nga këta monitorë ajo do t’ju mundësohet.
  • Është e mundur që t’ju jepet sedativ para vetë studimit EF, por mbase do të jeni të zgjuar gjatë të gjithë procedurës.
  • Anëtar i ekipit do t’ju aplikojë anestetik lokal në pjesën ku do të vendosen shpueset nëpër enët e gjakut. Pastaj do të ndjeni parehati të lehtë në vendin e shpimit derisa të fillojë të veprojë anestetiku. Pas kësaj do të vendosen shpueset në enët e gjakut. Shpuesja është tub plastik me hapësirë bosh nëpër të cilin vendosen kateterat elektroda në enët e gjakut. Ato ofrojnë qasje të papenguar deri në enën e gjakut dhe njëkohësisht e mbrojnë enën e gjakut nga lëndimi.
  • Gjatë rrjedhës së studimit EF vendosen nga një deri në katër katetera elektroda që nën udhëheqjen e Rëntgenit (fluoroskopisë) vendosen në vende strategjike në zemër.
  • Pasi do të pozicionohen kateterat elektroda, doktori do të fillojë me aplikimin e një serie të stimulimeve elektrike në pjesë të ndryshme të zemrës, me qëllim që të nxitë takikardi. Pasi do të shkaktohet ajo, mbase do ta ndjeni punën e shpejtë të zemrës. E njëjta do të analizohet dhe pastaj do të qetësohet me metoda të stimulimit të shpejtë, me medikamente ose me goditje me rrymë elektrike.
  • Për disa lloje të aritmive të barkusheve është e nevojshme që të kryhet studim EF për vlerësim të rrezikut për shfaqje të aritmive malinje dhe / ose vdekje të menjëhershme të zemrës. Tek ato studime EF, induksioni i takikardive malinje është shpesh herë e pasuar me jostabilitet hemodinamik, ku, për normalizim të ritmit të zemrës aplikohet kardioversion elektrik. Stabiliteti hemodinamik do të përcaktojë nëse tek pacienti do të jepet sedativ përpara se të kryhet.
  • Ndonjëherë ka nevojë për aplikim të medikamenteve nga grupi i adrenalinës, me qëllim që të mundësohet nxitje e aritmisë. Pasi do të jepet medikamenti i tillë mund të ndjeni parehati ose dhimbje në kraharor, në qafë, në mjekër, në shpinë dhe në dorë, dhe mund të pasohet me ndjenjë të mungesës së ajrit ose frymëmarrje të vështirësuar. Këto medikamente kanë veprim të shkurtër dhe këto vështirësi së shpejti zhduken vetë. Nëse këto vështirësi janë të pranishme për një kohë të gjatë, informoni ndonjë nga anëtarët e ekipit elektrofiziologjik.
  • Nëse përcaktohet se një pjesë e caktuar e indit të zemrës është shkaktar për shfaqjen e ritmit të çrregullt të zemrës ose është pjesë e rrugës në të cilën lëviz ritmi patologjik i zemrës, atëherë doktori do të kryejë ablacion kateter që ta mënjanojë këtë ind. Kjo kryhet me kateter special ablativ që me energji elektrikë me frekuencë të lartë do ta djegë substratin aritmogen në zemër.
  • Pasi do të përfundojë studimi EF të gjitha shpueset dhe kateteri elektrodë do të hiqen. Pas kësaj aplikohet presion mbi vendet e shpimit që të pengohet gjakderdhja dhe që të shërohen punktimet. Pasi do të përcaktohet se nga vendet e shpimit nuk ka gjakderdhje, vendoset fashë elastike mbi të cilën mund të vendoset thes me rërë, për presion plotësues mbi vendin e shpimit.
  • Anëtarë të ekipit do t’ju ndihmojnë që të transferoheni nga karrigia e punës në karrigen me rrota, ku pastaj do të transferoheni në dhomën e spitalit. Nuk është e lejuar që ta përthyeni këmbën që ishte e shpuar për disa orë në vazhdim.
  • Rezultatet nga studim EF do t’ju mundësojnë doktorëve tuaj që të vlerësojnë nëse është i nevojshëm mjekim i mëtejshëm. Në disa raste mund të ketë nevojë për procedura plotësuese si inkorporim të pejsmejkerit ose vendosje defibrilatorit implantues kardioverter. Gjithashtu, mund të përcaktohet edhe nevoja për vazhdim të terapisë së njëjtë ose ndryshim të terapisë me medikamente të reja.

Çfarë ndodh pas studimit elektrofiziologjik?

Derisa jeni në spital

Pas studimit EF do të transferoheni në dhomë spitalore ku do të qëndroni në shtrat për disa orët e ardhshme, në varësi të gjendjes tuaj. Përkohësisht, infermiere do t’i mbikëqyrë shenjat tuaja vitale dhe vendet e shpimit. Informoheni personelin tuaj nëse keni çfarëdo lloj vështirësie. Nën disa rrethana, ndonjë nga shpueset mund të lihet në enën e gjakut. Ju do të jeni në shtrat derisa të mënjanohen të gjitha shpueset. Pas mënjanimit të të gjitha shpueseve do të mund të pini lëng dhe të hani vakt të lehtë. Pas shtrirjes prej disa orësh në shtrat, do të mund të ngriheni me ndihmë të dikujt nga personeli mjekësor. Pas qëndrimit të gjatë të shtrirë në shtrat, rekomandohet që ngadalë të ngriheni nga shtrati dhe me vëmendje të lëvizni që të mos ndjeni marramendje. Mund të ktheni menjëherë në ushqimin tuaj të rregullt përveç nëse ju janë dhënë udhëzime të tjera specifike.

Nëse jeni mjekuar me qëndrim ditor, Nuk ju është e lejuar që të drejtoni mjet motorik. Është e nevojshme që dikush t’ju çojë në shtëpi.

Në kushte shtëpiake

Kur do të ktheheni në shtëpi kontrolloni nëse keni gjakderdhje në vendet e shpimit. Maviosja e vogël është ndryshim i zakonshëm, por nëse vini re se në vendin ku jeni janë plagët e shpimit shfaqet:

  • ekstremitet i ftohtë,
  • temperaturë të rritur trupore >38.0 °C me ose pa ethe,
  • gjakderdhje, rrjedhje ose zmadhim të maviosjes,

ejani menjëherë në spitalin tonë ose telefononi nëpërmjet Qendrës për kontakt (02) 309-1484.

E rëndësishme është që të mirëmbahet higjiena e rregullt e plagëve dhe të njëjtat të jenë të thata dhe të pastra. Nëse keni nevojë do t’ju jepen edhe udhëzime specifike për kujdes të plagës.

Disa ditë pas studimit EF, anashkaloni aktivitet fizik. Doktori do t’ju informojë kur do të mund të ktheheni në punë dhe kur do të vazhdoni me aktivitetet e përditshme normale.