ShtypHarta e faqes së internetitNa ndiqni në mediat sociale    
TELEFON +38923091500

Farmaci spitalore

Farmacia spitalore e ISHP FILIP I DYTË si njësi e integruar funksionale me sipërfaqe prej 246m² ka për qëllim furnizim cilësor dhe në kohë të të gjitha departamenteve me medikamentet e nevojshme dhe me materialet mjekësore për konsum, që të mund të sigurohet terapi e sigurt përkatëse dhe cilësore për çdo pacient. Në realizimin e këtij qëllimi, realizimi i furnizimit të vazhdueshëm, spitali për vite të gjata bashkëpunon në mënyrë të suksesshme me FILA - FARM dooel si edhe me të gjithë grosistët në vend.

Ky departament, që në të njëjtën kohë paraqet edhe kolonë në logjistikën për spitalin, është e përbërë nga ekip farmacistësh të diplomuar dhe teknikë farmaceutikë me licenca për punë, si edhe personel ndihmë me trajnimin përkatës.

Çdo proces i furnizimit të medikamenteve dhe materialeve mjekësore për konsum realizohet mbi bazë të protokolleve të brendshme të përcaktuara paraprakisht, duke i ndjekur standardet më të larta në farmacinë spitalore. Përveç furnizimit, farmacistët janë të përfshirë edhe në dhënien e një numri të madh shërbimesh nga fusha e farmacisë klinike dhe spitalore. Këtu në mënyrë të vazhdueshme ndiqen rrjedhat më bashkëkohore botërore të farmacisë dhe mjekësisë, medikamentet e reja dhe pajisjet ndihmë që aplikohen në botë, e gjithë ajo me qëllim afrimin e cilësisë së shërbimit me qendrat më bashkëkohore evropiane dhe botërore.