Caktoni kontroll

Schedule a review

389 2 3091500

KARDIOLOGJIA INVASIVE

Kardiologjia intervenuese merret me trajtim transkatetër të sëmundjeve të caktuara të zemrës. Kardiologët intervenues janë të trajnuar për kryerje të llojit të tillë të trajtimeve në laboratorë kardiologjikë kateterizues në kuadër të një spitali. Numri më i madh i intervenimeve që kryhen në sistemin kardiovaskular konsiderohen për minimalisht invasive për shkak të madhësisë së prerjes që nuk tejkalon 2 cm. Këto procedura përfshijnë futje të kateterit në enë të caktuara të gjakut nëpërmjet duarve ose këmbëve deri në zemër ose segment të caktuar  të enës së gjakut dhe është e ndjekur nën rreze rëntgen.

Përparësitë e intervenimeve të këtij lloji janë dhimbje e vogël, rrezik i zvogëluar në mënyrë të ndjeshme nga infeksione, anashkalim të shenjave të mëdha dhe kohë më të shkurtër të shërimit pas intervenimit. Në shumicën e rasteve pacientët janë të zgjuar gjatë kohës së intervenimit dhe anestezia jepet në mënyrë lokale dhe pacientët mund të shkojnë në shtëpi disa orë pas intervenimit.