Caktoni kontroll

Schedule a review

389 2 3091500

Kirurgji të fëmijëve

 

PARALIZË CEREBRALE

Paraliza cerebrale (CP) është çrregullim që ndikon në aftësinë e fëmijës që t’i kontrollojë muskujt e tij. Ajo shkaktohet nga dëmtimi ose anormalitete në pjesë të trurit që janë të prekura nga lëvizja dhe koordinimi.

Në shumicën e rasteve, paraliza cerebrale fillon para se të lindë foshnja. Ndonjëherë, paraliza cerebrale fillon gjatë lindjes ose gjatë kohës së dy viteve të para të jetës. Shenjat e para të paralizës cerebrale përfshijnë shtyrje në plotësimin e fazave të zhvillimit, siç janë mësimi i fëmijëve që të rrotullohen, të qëndrojnë ulur, të shkonjë (ecin) këmba-dorazi ose të ecin.

Edhe pse nuk ka medikament për paralizën cerebrale, çrregullimi nuk përkeqësohet me rritjen e fëmijës. Trajtimi i hershëm, siç është terapia fizike, medikamente, mbështetje dhe pajisje të tjera ndihmë, mund t’i ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme që fëmijët t’i përmirësojnë aftësitë e tyre funksionale.

Shkaku

Tek shumica e fëmijëve me paralizë cerebrale, nuk mund të përcaktohet se si ndodhin problemet në tru. Pas lindjes, infeksion dhe lëndim në kokë mund të jenë faktorë që kontribuojnë. Foshnjat e lindura shumë herët dhe ato me peshë të vogël gjatë lindjes janë e ekspozuara në rrezik të madh për paralizë cerebrale.

Përshkrimi

Pengesat fizike të lidhura me paralizën cerebrale mund të jenë të ëmbla, mesatare ose serioze, Disa fëmijë mund të ecin në mënyrë të pavarur, ndërsa të tjerë kanë nevojë për pajisje ndihmë, siç janë patericat ose pajisje ndihmë për të ecur. Disa fëmijë me paralizë cerebrale kanë nevojë për karrige me rrota për mobilitet (lëvizshmëri).

Lloje të paralizës cerebrale

Ekzistojnë katër lloje kryesore të paralizës cerebrale. Doktorët zakonisht mund ta diagnostikojnë llojin e paralizës cerebrale kur fëmija është në moshë prej përafërsisht dy vjetësh.

  • Spastike. Forma më e shpeshtë e paralizës cerebrale është paraliza cerebrale spastike, në të cilën fëmija ka ton/fortësi të zmadhuar të muskulit. Këmbët, duart dhe shpina e fëmijët janë të ngurtësuara dhe të kërrusura që e bën lëvizjen të vështirë.

Nëse të dyja këmbët janë të prekura (diplegji spastike), muskujt e fortë në hipe dhe në këmbë shpeshherë shkaktojnë që këmbët të kthen për brenda dhe të kryqëzohen tek gjunjët gjatë ecjes, që quhet “pozicion gërshërë”.

Nëse është prekur njëra anë e trupit (hemiplegji spastike), dora shpeshherë është e prekur në mënyrë më serioze se këmba.

Nëse janë të prekura të katër gjymtyrët dhe trupi (kuadriplegji spastike ose i përfshirë i gjithë trupi), ecja e pavarur mund të jetë e vështirë ose madje edhe e pamundur. Përveç kësaj, muskujt e gojës dhe gjuhës mund të jenë gjithashtu të prekura duke e bërë gëlltitjen dhe të ngrënin të vështira.

  • Atetoide (diskinetike). Fëmija me paralizë cerebrale ka ton/dobësi të ulët të muskulit, që i bën ekstremitetet e dobëta dhe të lira. Paraliza cerebrale atetodie shkakton lëvizje të pakontrolluara dhe të pavullnetshme në të gjithë trupin. Mund të jetë e vështirë për fëmijën që të qëndrojë drejt ose që të ecë.
  • Ataksike. Kjo formë e rrallë e paralizës cerebrale ndikon në perceptimin e baraspeshës dhe thellësisë. Ka koordinim të dobët, ecje jostabile dhe vështirësi me lëvizjet precize. siç janë përdorimi i stilolapsit ose kopsitja e këmishës.
  • E përzierë. Tek paraliza cerebrale e përzierë, ka simptoma të paralizës cerebrale spastike dhe atetoide. Disa muskuj janë të fortë dhe muskuj të tjerë të butë. Ka ngurtësim dhe lëvizje të pavullnetshme.

Çrregullime të tjera të lidhura me paralizën cerebrale

Përveç asaj që ndikon në muskujt dhe mbi aftësitë motorike, paraliza cerebrale mund të shkaktojë edhe çrregullime të tjera tek disa fëmijë. Ato përfshijnë:

  • Çrregullim mendor (siç janë pengesë intelektuale ose pengesë për të mësuar)
  • Vështirësi me shikimin
  • Ekstremitete të shkurtra
  • Shtrembërim të shtyllës kurrizore (skoliozë)
  • Probleme me dhëmbët
  • Humbje të plotë ose të pjesshme të dëgjimit
  • Probleme me kyçet (kontrakturë)

Kontroll nga doktori

Historia mjekësore dhe kontrolli fizik. I jepni doktorit tuaj histori të plotë mjekësore të fëmijës tuaj. Kjo mund të ndihmojë që të pengohen çrregullime të tjera që mund të shkaktojnë probleme me lëvizjen siç janë sëmundje gjenetike ose muskulore, çrregullime të metabolizmit dhe tumore të sistemit nervor.

Trajtim jokirurgjikal

 

TRAJTIM JOKIRURGJIKAL

Terapi fizike. Terapia fizike mund të rekomandohet shkurt pasi do të bëhet diagnostikimi me qëllim që t’i ndihmohet fëmijës tuaj që të mësojë aftësi siç janë e ndenjura, ecja ose përdorimi i karriges me rrota. Gjithashtu mund të ndihmojë që të përmirësohet fortësia muskulore, baraspesha dhe koordinimi, si edhe të pengojë që muskujt të bëhen shumë të ngurtë. Terapia fizike mund të përfshijë aktivitete argëtuese për dhënien e tonit të muskujve, siç janë noti dhe kalërimi.

Mbështetje. imobilizues (longeta) dhe gips. Përdorimi i mbështetësve, imobilizuesëve ose gipsit mund ta përmirësojë vëllimin e lëvizjes në kyçet dhe stabilitetin e kyçit, të pengojë kontrakturë dhe ta përmirësojë funksionin e dorës ose këmbës. Mbështetjet mund të kompensojnë për baraspeshë muskulore.

Botoks. Ky medikament mund të injektohet në muskujt spastikë që të lirohen. Veçanërisht është i dobishëm për fëmijë më të vegjël se 5 vjet dhe kur përdoret në kombinim me gips.

Medikamente. Disa medikamente që mund t’i rekomandojë doktori mund të kontrollojnë ose pengojnë goditje ose spazma muskulore, ta lehtësojnë ngurtësimin e muskujve ose t’i zvogëlojnë lëvizjet anormale.

Trajtim kirurgjikal

My alt text

Nëse kontrakturat janë serioze, operacioni për zgjatjen e muskujve të prekur mund ta përmirësojë aftësinë e fëmijës që të ecë dhe të flasë. Ky operacion gjithashtu mund të ndihmojë nëse muskujt shumë të ngurtë shkaktojë sforcim të kyçeve dhe çojnë në deformime ose në zhvendosje.

Disa fëmijë me paralizë cerebrale kanë nevojë për operacion për t’i pozicionuar në mënyrë të rregullt duart ose këmbët e tyre ose ta korrigjojnë shtrembërimin e shtyllës kurrizore (skoliozës).

Spasticiteti serioz dhe ngurtësimi i muskujve mund të jetë i ndihmuar me pompë intratekale baklofen. Në këtë procedurë, inkorporohet pompë e vogël në mënyrë kirurgjikale nën lëkurë që të dërgojë doza të relaksuesit muskulor.

Nëse trajtimet e tjera nuk mund të përballen në mënyrë efektive me spasticitetin serioz, doktori juaj mund t’ju rekomandojë rizotomi selektive dorsale. Gjatë kohës së këtij operacioni të shtyllës kurrizore, priten nerva specifike që i kontrollojnë muskujt spastikë që të ndihmojnë që muskujt të relaksohen, si edhe ta çlirojnë dhimbjen e lidhur. Ky lloj konkret i kirurgjisë kryhet rrallë.