Caktoni kontroll

Schedule a review

389 2 3091500

Kirurgjia e defekteve kongjenitale të zemrës

Defektet kongjenitale të zemrës paraqesin probleme me strukturën e zemrës që janë të pranishme që nga lindja. Këto defekte përfshijnë

  • Defekte të mureve të brendshme të zemrës
  • Defekte të valvulave të zemrës
  • Defekte të arterieve dhe venave që furnizojnë me gjak zemrën dhe trupin.

Defektet kongjenitale të zemrës e ndryshojnë rrjedhën normale të gjakut nëpër zemër. Kjo ndodhet si pasojë e pjesëve të saj jo mjaft të zhvilluara para lindjes.

Ka shumë lloje të defekteve kongjenitale të zemrës, të cilët mund të jenë defekte të thjeshta pa simptoma deri në defekte komplekse me simptoma të rënda, të rrezikshme për jetën.
Shembuj të defekteve kongjenitale:

  • Defekt septal atrial
  • Defekt septal ventrikular
  • Stenozë të valvulës pulmonare
  • Koarktacion të aortës
  • Hipertrofi e djathtë ventrikulare
  • Tetralogjia Fallot (kombinim të disa defekteve)