Joinvazive
Radiografia paraqet pikë fillestare gjatë diagnostifikimit të rasteve të ndryshme klinike. Përparësia e kësaj metode është në disponueshmërinë e lehtë, joinvasive, shpenzime të ulta, relativisht e sigurt, shpejtësi e kryerjes, rezultate për një kohë të shkurtër.
Departamenti ynë RTG është tërësisht i digjitalizuar me radiacion minimal.
Në spitalin tonë kryhet diagnostifikimi i:
- Rentgenografi native të skeletit
- Rentgenografi native të mushkërive
- Rentgenografi native të abdomenit
- Rentgenografi native të traktit urinar
- Urografi intravenoze për vizualizim të sistemit ekskretor të traktit urinar
Ekzaminimi kompjuterik paraqet procedurë bashkëkohore, joinvasive, preçize diagnostifikuese që përdor rrezatim jonizues, me të cilën fitohen imazhe të detajuara të pjesëve të ndryshme të trupit të njeriut. Përdoret për analizë dhe diagnostifikim të lëndimeve dhe/ose sëmundjeve të trurit, sistemit muskulo-skeletor, zbrazëtirës së kraharorit dhe stomakut me organet e tyre të brendshme, pelvikut dhe organet e tij, si edhe analizë dhe diagnostifikim të sëmundjeve të sistemit kardiovaskular.
Në spitalin tonë kemi tomograf kompjuterik 256 shtresor nga kompania Philips me rreth 50% më pak rrezatim. Përgatitja për skanim KT kërkon sforcim minimal nga pacienti. Më mirë është që ta bëni 4 orë pas ushqimit, ndërsa për disa shqyrtime abdominale do t’Ju japin të pini substancë prej jodit para se të kryhet ekzaminimi. Kontrasti intravenoz mund të jetë i obligueshëm për disa shqyrtime me qëllim paraqitjen e pjesëve më të detajuara të ndonjë indi dhe enë të caktuara gjaku. Nëse është e nevojshme, do të duhet të bëhen edhe analiza të gjakut, që të përcaktohet se sa mirë funksionojnë veshkat tuaja dhe a është e sigurtë që të vazhdohet me skanim.
Procesi i përgatitjes dhe skanimit është me kohëzgjatje prej 30 minutash. Nëse për skanimin tuaj ka nevojë për injektim të kontrastit ose procedura juaj është intervente atëherë mund të qëndroni edhe deri në 90 minuta në departamentin e radiologjisë.
Tek ne kryhen këto KT ekzaminime dhe intervenime të udhëhequra nën KT:
- KT koronarografi
- KT graftografi
- KT të zemrës (sëmundje dhe anomali kongjenitale)
- KT të aortës
- KT angiografi të arterieve karotide dhe cerebrale
- KT të arterieve periferike
- KT venografi (vena të mëdha)
- KT të kafkës dhe trurit
- KT të toraksit
- KT të abdomenit dhe pelvikut
- KT të skeletit tek pacientë me politraumë dhe/ose tumore
- KT kolonografi (kolonoskopi virtuale)
- KT biopsi të udhëhequra
- KT – PRT terapi periradikulare
Rezonanca magnetike është procedurë diagnostifikuese joinvasive e cila nuk përdor rrezatim jonizues por fushë të fuqishme magnetike dhe valë radio-frekuente me ndihmën e të cilave fitohen imazhe të detajuara të pjesëve të ndryshme të trupit të njeriut. Përdoret për analizë dhe diagnostifikim të sëmundjeve të trurit, sistemit muskulo-skeletor, zbrazëtirës së kraharorit dhe stomakut me organet e tyre të brendshme, pelvikut dhe organet e tij, gjirit si edhe analizë dhe diagnostifikim të sistemit kardiovaskular.
Tek ne kryhen këto ekzaminime RM:
- RM të trurit
- RM të të gjithë shtyllës kurrizore (cervikale, torakale dhe lumbale)
- RM të nyjeve (lëndime sportive)
- RM të abdomenit të sipërm
- RMCP – holiangio – pankreatografi (tëmthi, rrugët biliare dhe kanali i pankreasit)
- RM enterografi (zorra e hollë)
- RM të pelvikut
- RM të mitrës
- RM të rektumit
- RM të prostatës
- RM angiografi (MRA) të arterieve cerebrale dhe periferike
- RM të gjirit
- RM spektroskopi
- RM ndjekje të rrugëve nervore
- RM të zemrës
Skaneri ynë Philips Ingenia 1.5T MRI kontribuon për komfort më të mirë të pacientit, në pajtueshmëri me karakteristikat e mëtejshme: tunel më i shkurtër dhe hapje më e madhe prej 70cm. Ndriçim ambiental për përvojë më të relaksuar. Duke pasur parasysh fushën e fuqishme magnetike që krijohet nga skaneri RM shfaqen edhe disa kundërindikacione për ekzaminimin RM. Është shumë e rëndësishme që t’i informoni nga departamenti i RM-së, para se të kryhet skanimi, nëse jeni shtatzënë, ose nëse keni të inkorporuar: pejsmejker në zemër, implant, pjesë metalike ose plagë prej pllumbave në trupin tuaj të fituara nga çfarëdo periudhë të jetës. Para ekzaminimit do të fitoni pyetësor për sigurinë që duhet ta plotësoni.
Përgatitja për RM është minimale. Në disa raste mund t’ju japin të pini një përbërës me sheqer para fillimit të procedurës për ekzaminim. Kontrasti intravenoz mund të jetë i obligueshëm për disa ekzaminime me qëllim paraqitjen e pjesëve më të detajuara nga indi dhe enë të caktuara gjaku. Nëse është e nevojshme, do të duhet të bëhen edhe të ndiqen rezultatet e gjakut, që të përcaktohet se sa mirë funksionojnë veshkat tuaja dhe a është e sigurt që të vazhdohet me skanimin.
Kolonoskopia virtuale është teknikë e gjeneruar kompjuterike 3D postprocesing me të cilën prodhohen imazhe endoluminale nga pjesa e brendshme e zorrës së trashë me cilësi të shkëlqyer, me ndihmën e së cilës zbulohen edhe formacione të ndryshme, polipe më të vogla ose formacione të tjera tumorale me prejardhje nga sekreti i zorrës së trashë. Ekzaminimi kryhet në atë mënyrë që me kateter rektal insuflohet vetëm ajër në zorrë dhe pastaj skanohet. Para ekzaminimit pacienti duhet të përgatitet në atë mënyrë që 3 ditë para ekzaminimit mban dietë (informata më të detajuara fitohen në info-sportel), dhe një ditë para kontrollit merret edhe laksativ për pastrim me qëllim që zorrët të jenë të zbrazëta në tërësi që të mos fitohen rezultate të rrjeshme pozitive. Vetë ekzaminimi zgjat disa minuta dhe është joinvasiv dhe mjaft i rehatshëm për pacientët.
Bronkoskopia virtuale është teknikë e gjeneruar kompjuterike 3D postprocesing me të cilën prodhohen imazhe endoluminale nga pjesa e brendshme e trungut trakeobronkial me cilësi të shkëlqyer, me ndihmën e të cilës zbulohen edhe formacione të ndryshme, polipe më të vogla ose formacione të tjera tumorale me prejardhje nga sekreti i rrugëve të frymëmarrjes.
Para ekzaminimit nuk ka nevojë për përgatitjeje, dhe vetë kontrolli është joinvasiv, zgjat disa sekonda, kryhet me një frymëmarrje (inspirium) dhe është mjaft i rehatshëm për pacientët.
Ekzaminimi i gjirit me ultratingull është procedurë e sigurtë, joinvasive, diagnostifikuese e cila jep imazhe nga pjesa e brendshme e trupit me përdorimin e valëve tingullore. Përfshin përdorim të konvertorit të vogël (sondë) dhe gel ultrazë që aplikohet direkt në lëkurë. Valët ultrazë me frekuencë të lartë transmetohen nga sonda nëpërmjet gelit në trup. Sonda i mbledh tingujt që kthehen mbrapa dhe pastaj kompjuteri i përdor këta tinguj që të krijojë imazhe. Gjatë kontrollave me ultrazë nuk përdoret radiacion jonizues (siç përdoret tek rrezet rentgeni), domethënë nuk ka ekspozim të pacientit në radiacion. Ultrazëri i gjirit para së gjithash përdoret si ndihmë gjatë diagnostifikimit të formacioneve në gji ose anormaliteteve të tjera që doktori juaj ndoshta i ka zbuluar gjatë kontrollit fizik, mamogramit ose rezonancës magnetike të gjirit.
Përgatitja
Për femrat në periudhën riprodhuese, është optimale të bëhet nga dita e shtatë deri në ditën e dhjetë të ciklit menstrual. Për këtë procedurë është e nevojshme përgatitja e shkurtër e trupit. Sonda i mbledh tingujt që kthehen mbrapa dhe pastaj kompjuteri i përdor këta tinguj që të krijojë imazhe. Gjatë kontrollave me ultratingull nuk përdoret radiacion jonizues (siç përdoret tek rrezet rentgen), domethënë nuk ka ekspozim të pacientit në radiacion.
Gjatë kohës së ekzaminimit
Ekzaminimet me ane te ultratingullit janë pa dhimbje dhe shumica e pacientëve i tolerojnë lehtë. Do të shtriheni në krevatin për kontroll dhe nga ju do të kërkohet që ta ngrini dorën mbi kokën tuaj. Gjithashtu ndoshta do të kërkohet që te ndryshoni pozicion gjatë ekzaminimit. Personi profesional që punon me sonografin do të vendosë gel të ngrohtë të bazuar në ujë në pjesën e trupit që kontrollohet. Sonda vendoset në trup dhe zhvendoset përpara dhe mbrapa mbi pjesën sipas interesit për ekzaminim, derisa të fitohen imazhet e dëshiruara. Zakonisht nuk ka parehati nga presioni sepse sonda vendoset në pjesën që kontrollohet. Megjithatë, nëse kryhet skanim mbi pjesë të butë, mund të ndjeni presion ose dhimbje të vogël nga sonda. Mbani veshje të rehatshme dhe komode. Pas përfundimit të ekzaminimit, geli i tejdukshëm do të fshihet nga lëkura juaj. Geli i ultrazërit nuk e ngjyros dhe nuk ja heq ngjyrën rrobave. Ultrazëri i gjirit zakonisht kryhet për 30 minuta.
Pas kontrollit
Kur kontrolli do të përfundojë, prej juve mund të kërkohet që të visheni dhe të pritni derisa të kontrollohen imazhet nga ultrazëri. Pas kontrollit me ultrazë, mund të ktheheni menjëherë në aktivitetet tuaja normale.