Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

24.03.2023

24 Marsi Dita Botërore e Tuberkulozit

Tuberkulozi është një sëmundje infektive e zakonshme dhe në shumë raste fatale e shkaktuar nga lloje të ndryshme të mykobaktereve, zakonisht Mycobacterium tuberculosis. Tuberkulozi sulmon mushkëritë, por mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit. Ai përhapet përmes ajrit kur njerëzit që kanë një infeksion aktiv të TB-së kolliten, teshtijnë ose përhapin pështymën e tyre përmes ajrit. Nëse nuk trajtohet, vret më shumë se 50% të të gjithë të infektuarve.

Dita Botërore e Tuberkulozit festohet këtë vit më 24 mars. Në këtë ditë ndërmerren aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për epideminë globale të tuberkulozit dhe përpjekjet për eliminimin e sëmundjes. Shënimi i kësaj dite bëhet çdo vit dhe përkujton po këtë ditë në vitin 1882 kur Dr. Robert Koch mahniti komunitetin shkencor duke njoftuar se kishte zbuluar shkakun e tuberkulozit – bacilin e TB.

Në kohën e njoftimit të Koch në Berlin, tuberkulozi po përhapej në Evropë dhe Amerikë, duke vrarë një nga shtatë persona të prekur. Zbulimi i Koch hapi rrugën për diagnostikimin dhe trajtimin e tuberkulozit. Sot, tuberkulozi vret rreth 1.7 milion njerëz çdo vit, kryesisht në Botën e Tretë.

Në vitin 1982, në njëqindvjetorin e publikimit të agjentit, shkaktarit të tuberkulozit, Shoqata Ndërkombëtare Kundër Tuberkulozit dhe Sëmundjeve të Mushkërive propozoi që 24 Marsi të shpallej Dita zyrtare Botërore e Tuberkulozit. Në vitin 1996, Organizata Botërore e Shëndetësisë iu bashkua një game të gjerë organizatash të tjera të interesuara për të rritur ndikimin e Ditës Botërore të Tuberkulozit.