Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

12.06.2020

Me anë të hemofiltrimit deri në rezultate negative ndaj COVID-19

Të shtunën në mbrëmje, në Zan Mitrev Clinic është bërë pranimi i pacientit 56 vjeçar, në gjendje tepër të rëndë, me tronditje hemorragjike, për shkak të ruptimit të aneurizmës abdominale. Pacientët zakonisht nuk i mbijetojnë kësaj gjendje nëse nuk operohen menjëherë, duke zgjidhur në këtë mënyrë gjakderdhjen me anë të zëvendësimit të aortës abdominale me protezë vaskulare.

Pas përfundimit të operacionit, mbërritën edhe rezultatet e brisit, i cili tregoi se pacienti ishte pozitiv ndaj COVID-19.  Pacienti që para pranimit në spital kishte kollë dhe temperaturë, me anë të testit u konfirmuan edhe dyshimet.

Meqenëse nga Ministria e Shëndetësisë kërkohet që pacientët me COVID-19 të trajtohen në qendrat e përcaktuara, ne u përpoqëm ta transferonim atje menjëherë pas operacionit, pasi përsa i përket anës kirurgjikale pacienti tashmë kishte marrë kujdesin e duhur (operacioni ishte i suksesshëm), por nuk arritëm ta transferonim, nga ana e tyre morëm si shpjegim se objektet  ishin të mbingarkuara dhe nuk mund ta pranonin pacientin.

Duhej të vazhdonim me trajtimin dhe të nesërmen e vendosëm në një shpëlarje të vazhdueshme të gjakut me anë të një filteri të veçantë, i cili mënjanon të gjitha mediatorët infektivë, të cilat krijohen si pasojë e infeksioneve të ndryshme në gjak.

Kjo metodë përdoret në spitalin tonë për 8 vjet me rradhë, dhe me përvojën e gjerë që kemi deri më tani me kushte të ngjashme nga shkaqe të ndryshme, tashmë e dinim se kjo ishte e vetmja gjë që mund të bënim për këtë pacient me shpresën dhe dëshirën për ti ardhur në ndihmë, pasi me një infeksion të tillë në këtë gjendje nuk kemi pasur përvojë.

Ky filtrim zakonisht zgjat 48 orë në mënyrë të vazhdueshme, por tek pacienti vetëm pas 12 orësh filtri u bllokua plotësisht. Kjo ishte një shenjë treguese e çlirimit të  mediatorëve infektivë dhe toksinave, të cilat deri në atë moment qarkullonin në gjak.

Gjendja e pacientit filloi të përmirësohej ndjeshëm pas filtrimit të gjakut, kështu që pas dy ditësh përsëritëm testin për COVID-19, i cili ishte negativ. Edhe 3 testet e tjera të ardhshme dhanë rezultate negative. Kështu, vetëm pas 6 ditëve trajtim, e lëshojmë pacientin në gjendje të mirë shëndetësore dhe negative ndaj COVID -19.

Kjo është vetëm një përvojë pozitive.