Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

26.05.2023

Menopauza – faza e pashmngshme e jetës së çdo gruaje

Menopauza është një proces fiziologjik që ndodh tek gratë rreth moshës pesëdhjetë vjeç dhe është rezultat i mungesës hormonale të estrogjenit dhe progesteronit, të cilët për shkak të niveleve të reduktuara, ndalojnë së kryeri funksionin e tyre. Përveç humbjes së ciklit, menopauza përfshin edhe një sërë ndryshimesh që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës për shumë gra.

Si manifestohet menopauza?

Simptomat e menopauzës janë individuale. Ato shfaqen në faza dhe kanë një shkallë dhe intensitet të ndryshëm tek çdo grua.
Para fillimit të menopauzës ekziston një periudhë e njohur si perimenopauzë dhe kjo mund të zgjasë për ca kohë para se të ndodhë vetë menopauza.

Simptomat më të zakonshme në vitet e para, madje edhe në perimenopauzë, mund të jenë:
• Sindroma klimatike: afshe të nxehta dhe pagjumësi
• Simptomat psikologjike: ankth, mungesë të humorit dhe paqëndrueshmëri emocionale

Ndërmjet dy dhe tre viteve pas ciklit të fundit:
• Atrofi vulvo-vaginale
• Thatësi e përgjithësuar

Ndërmjet 5 dhe 10 viteve pas humbjes së ciklit:
• Osteoporoza
• Sëmundje kardiovaskulare

Cilat janë anët positive ushtrimeve apo aktivitetit fizik gjatë menopauzës?

Ushtrimet fizike të individualizuara, aktiviteti fizik i moderuar, të përshtatura me moshën dhe gjendjen individuale të çdo gruaje, janë të rekomanduara dhe të dëshirueshme për shkak të efekteve të tyre pozitive në gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Ato kontribuojnë në:

  • Përfitimet muskuloskeletore. Kryerja e ushtrimeve rrit masën kockore (duke ulur rrezikun e osteoporozës). Ndikon në ruajtjen dhe forcimin e muskujve, duke rezultuar me reduktim të rrezikut nga rënia dhe shfaqja e frakturave.
  • Përfitimet për sarkopeni (humbje të masës muskulore). Gratë me masë muskulore të ruajtur kanë lëvizshmëri dhe ekuilibër shumë më të madh.
  • Përfitimet kundër faktorëve të rrezikut kardiovaskular dhe metabolik. Ushtrimet ndikojnë pozitivisht në rregullimin e presionit të gjakut, dislipidemisë (kolesterol-triglicerideve), diabetit dhe rezistencës ndaj insulinës dhe sigurisht në kontrollin e peshës së tepërt trupore.
  • Efektet njohëse, disponimi dhe cilësia e jetës. Ushtrimi ndihmon në balancimin e hormoneve, veçanërisht në atë të lumturisë, duke ndikuar në mirëqenien e përgjithshme.
  • Reduktimi i dhimbjes. Dhimbja që vjen nga fibromialgjia dhe problemet osteoartikulare mund të lehtësohen ndjeshëm.

Aktiviteti fizik që duhet të praktikojë gruaja varet nga gjendja fizike e gruas, por në çdo rast duhet të jetë i moderuar. Me fillimin e ushtrimeve të rregullta, efektet pozitive në humor do të vihen re menjëherë, dhe lodhja dhe stresi do të neutralizohen. Edhe cilësia e gjumit do të përmirësohet. Sigurisht, ushtrimet intensive duhet të shmangen pasdite dhe në mbrëmje.

Në Spitalin Klinik Zhan Mitrev, ekipi i ekspertëve të gjinekologëve, endokrinologëve, diabetologëve dhe ortopedëve është në dispozicionin tuaj, të cilët mund të ndihmojnë me këshilla, diagnostikim dhe trajtim të personalizuar të kësaj gjendjeje tek gratë.

Bëni rezervimin e terminit tuaj në 00389 2 3091 484