Caktoni kontroll

Schedule a review

389 2 3091500

Semundjet seksualisht te transmetueshme – diagnostikimi dhe trajtimi

 

Cdo vit regjistrohen rreth 20 milion raste te reja te semundjeve seksualisht te transmetueshme.

Megjithëse ndergjegjesimi për rrezikun e marredhenieve seksuale të pambrojtura është i lartë, zakonisht kur flitet per te, shpesh reduktohet në një numër të vogël të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (STD) – zakonisht gonorea, klamidia dhe herpes.

Sidoqoftë, ka ende shumë sëmundje seksualisht të transmetueshme për të cilat nuk flitet shumë, por që mund të jenë po aq të dëmshme.

Studimet tregojnë se deri në moshën 25 vjeç, rreth gjysma e personave te cilet kane marredhenie aktive seksuale mund të preken nga ndonje semundje seksualisht te transmetueshme. Nëse mendoni se dicka e tille nuk mund te ndodhe me ju, mendohuni dy herë.

Zakonisht këto sëmundje janë të fshehta dhe nuk tregojnë simptoma, kështu që shumica e të infektuarve mendojnë se janë të shëndetshëm. Mënyra e vetme për të zbuluar  semundjet seksualisht te transmetueshme është kryerja e ekzaminimeve të rregullta gjinekologjike.

Cilat jane semundjet seksualisht te transmetueshme?

Infeksionet seksualisht te transmetueshme jane semundje te cilat merren me ane te kontaktit seksual, nga partneri i cili eshte i prekur nga infeksione ngjitese.

Semundjet seksualisht te transmetueshme merren nepermjet cdo lloj aktiviteti seksual, dhe meqenese behet fjale per semuindje serioze, kerkohet trajtim I vecante nga ana e mjekut gjinekolog. Megjithate, disa prej tyre, si per shembull HIV, jane semundje te pasherueshme dhe vdekjeprurese.

Tek infeksionet seksualisht te transmetueshme bejne pjese:

  • Herpes gjenital
  • HIV / SIDA
  • Lythat gjenital
  • Hepatit B
  • Klamidia
  • Sifilis
  • Gonorea
  • Trikomonas

Simptomat

Ndodhe qe keto infeksione te mos shfaqin simptoma. Ne rast se simptomat jane te pranishme zakonisht behet fjale per: kruarje, arome e pakendshme dhe ndryshim ne sekrecionin vaginal. Sekrecioni vaginal eshte gjithmone i pranishem. Por, ne rast se eshte me i bolshem, ka ndryshim ne ngjyre dhe arome te pakendshme, te gjitha keto te shoqeruara me simptoma te tjera si: kruarje te forte, skuqje dhe djegie, atehere behet fjale per semundje gjenitale e cila kerkon trajtim mjekesor. Simptoma te tjera te cilat mund te shfaqen ne rast se keni semundje seksualisht te transmetueshme jane:

  • plage, mishra te huaj, lytha ne goje, anus, penis ose ne vagine
  • skuqje te lekures
  • dhimbje gjate urinimit
  • humbje peshe, djeresitje gjate nates
  • dhimbje , temperature dhe ethe
  • zverdhje te lekures
  • gjak ne vagine (me perjashtim te periudhes se ciklit menstrual)
  • dhimbje gjate maredhenieve seksuale

Per cdo ndryshim te rrjedhjes se sekrecionit vaginal duhet patjeter te kontaktoni me mjekun gjinekolog. Ne kliniken tone do te mund te merrni te gjitha informacionet e nevojshme,  shqyrtimet e duhura ne lidhje me keto semundje dhe sigurisht trajtimin e duhur dhe keshilla shendetesore.

 

Ekipi i gjinekologeve i perbere nga Prof. Dr. Vasil Iliev, Dr. Irena Andovska dhe Dr. Gordana Kiprovska, jane gjithmone ne dispozicionin tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *