Pika COVID-19 në Aeroportin e qytetit të Shkupit - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Pika COVID-19 në Aeroportin e qytetit të Shkupit

Pika COVID-19 në Aeroportin e qytetit të Shkupit

Për shkak të interesit të madh të njerëzve që udhëtojnë jashtë vendit, dhe në përputhje me kufizimet e udhëtimit nga vendet e Bashkimit Europian dhe zonës Shengen duke filluar nga viti 2021, Spitali klinik “Zhan Mitrev” dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për testimin e pacientëve që udhëtojnë me avion.

Për këtë qëllim, është ndërtuar një pikë kontrolli COVID-19 në Aeroportin e qytetit të Shkupit, ku testet e shpejta të antigjenit dhe testet e shpejta PCR janë në dispozicionin e udhëtarëve, pa pasur nevojë të kryejnë rezervim të terminit.

Testet e udhëtimit SARS-CoV-2

Kufizimet e udhëtimeve jashtë vendit për shkak të pandemisë të shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2 ndryshojnë në varësi të vendit /shtetit. Sidoqoftë, testet negative të COVID-19 janë të detyrueshme për pasagjerët, veçanërisht për ata që udhëtojnë me avion.

Të pranueshme janë testet negative të PCR-së ose testet negative të antigjenit të aprovuara nga OBSH.

Të gjitha shtetet kërkojnë rezultate nga teste të ndryshme të kryera brenda afateve kohore strikte. Pacientët duhet të informohen paraprakisht për këto të dhëna dhe të zgjedhin opsionin që i’u përshtatet atyre në varësi të vëndit të synuar.

Në pikën COVID-19 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kryen testime me antigjen të shpejtë dhe teste të shpejta PCR, pa rezervim të terminit.

Për testin e shpejtë të antigjenit rezultatet merrn për 20-30 minuta dhe kushton 1500 denarë

Për testin e shpejtë PCR rezultatet merren për 50-60 minuta dhe kushton
12 000 denarë

Në çmim është i përfshirë edhe përkthimi i testit në gjuhën angleze ose gjermane.