Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

08.06.2023

Apel për të gjithë pacientët tanë

Të nderuar,

Në periudhën e kaluar kemi marrë një numër të madh mesazhesh mbështetëse, me anë të letrave dhe thirrjeve të vazhdueshme nga pacientët tanë që shprehin mbështetjen e tyre për Klinikën dhe për Dr. Zhan Mitrev. Ju jemi mirënjohës për besimin dhe mbështetjen që na keni dhënë që në fillimet e “procesit”. Pas nesh kemi një sukses të madh në rritjen e standardeve të shërbimeve dhe rezultateve shëndetësore në vend, dhe një numër i madh pacientësh kanë kërkuar ndihmë dhe shpëtim nga ne dhe na besuan jetën dhe shëndetin e tyre. Sot ata janë pjesë e familjes sonë.

Duke qenë se po afron fillimi i seancës së parë në gjykatë dhe herën e fundit disa nga pacientët u organizuan me iniciativën e tyre për të na mbështetur, kësaj radhe i ftojmë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Vijojnë 4 seanca radhazi që janë caktuar në intervale të shkurtra kohore, më 13 qershor, më pas me 15, 16 dhe 19 qershor dhe mbështetja me prezencë fizike do të ishte një ngarkesë për shëndetin tuaj. Kushtet atmosferike, moti i nxehtë dhe ndryshimi i temperaturave nuk ndikojnë pozitivisht tek pacientët me probleme të zemrës apo tek ata që marrin trajtim terapeutik. Pavarësisht se e dëshirojmë mbështetjen tuaj në gjykatë, shëndeti juaj është shqetësimi ynë kryesor.

Prandaj ju bëjmë lutje që të mos paraqiteni para Gjykatës për të treguar mbështetjen tuaj.

Gjithashtu, i’u bëjmë thirrje punonjësve tanë, të cilët janë të revoltuar nga presionet ndaj të cilave janë ekspozuar gjatë gjithë kësaj kohe, të fokusohen në atë në të cilën janë më të mirët, që është puna e tyre dhe kujdesi i parezervuar ndaj pacientit. Lufta jonë vazhdon në sallën e gjyqit me të vërtetën dhe faktet në anën tonë. Lufta do të vazhdojë, por rezultati që presim është pafajësia. Shpresojmë në mirëkuptimin e kërkesës sonë dhe ju falenderojmë edhe një herë për mbështetjen tuaj.