Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

13.02.2023

Klinika Zhan Mitrev: Akuza është krejtësisht e pabazë, presim një proces publik dhe transparent

Klinika Zhan Mitrev pret një proces publik dhe transparent përmes të cilit do të dëshmojmë pafajësinë tonë në lidhje me të gjitha akuzat ndaj doktor Mitrev dhe klinikës tonë. E vërteta është në anën tonë, akuza është krejtësisht e pabazë dhe këtë do ta vërtetojmë institucionalisht. Presim një proces të shpejtë dhe transparent në të cilin do të dëshmohet e vërteta përmes informacionit të qartë dhe publik, dëshmive dhe provave se asnjë pacient nuk është mashtruar.

Gjatë pandemisë Covid-19, klinika dhe stafi ynë kanë luajtur një rol heroik, prandaj, ky turp dhe këto sulme që ne po përjetojmë le t’i shërbejnë atyre të cilët i kanë porositur ato. Ne kemi përdorur hemofiltrimin si një metodë për të trajtuar pasojat e Covid-it, por jo si një ilaç apo kurë për Covid-in. Pretendimet e Prokurorisë Themelore Publike në aktakuzë nuk kanë asnjë kuptim.

Edhe një herë theksojmë se edhe në periudhat më të vështira, Klinika ka punuar sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, në mënyrë transparente dhe në përputhje me metodat e përcaktuara dhe të lejuara të trajtimit. Të gjitha këto do t’i vërtetojmë në gjykatë dhe mendojmë se publiku na mbështet plotësisht dhe drejtësia jonë është mëse e qartë për ta.