Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Përvojat e pacientëve

Back to Experiences

06.05.2023

Sonja Petrovska me 5 operacione të kryera është një nga heroinat e Klinikës Zhan Mitrev

Sonja Petrovska është një paciente prej shumë vitesh e Klinikës Zhan Mitrev, e cila pas një sindrome të rrallë me gjendje të rrezikshme për jetën dhe 5 operacioneve shumë të ndërlikuara, tani po jeton sërish një jetë normale dhe aktive. Ekipi i mjekëve të Klinikës Zhan Mitrev, i udhëhequr nga Dr. Zhan Mitrev, me aplikimin e metodave operative moderne tek Sonja Petrovska kanë bërë pothuajse të pamundurën – korrigjimin e të gjitha furnizimeve me gjak në të gjitha organet, rrënjën e aortës, harkun e aortës dhe 3 stente përgjatë gjithë aortës.

Petrovska erdhi në Klinikën Zhan Mitrev për herë të parë në vitin 2009 me një diseksion aortal akut Stanford A. Është situata më urgjente në mjekësi kur minutat vendosin nëse pacienti do të mbijetojë apo jo. Me një diagnozë të tillë, shkalla e vdekshmërisë arrin deri në 95% nëse reagohet në kohë dhe në mënyrë adekuate.

Pas shtrimit në Klinikën Zhan Mitrev, Sonja iu nënshtrua një operacioni urgjent gjatë të cilit aorta ascendente u zëvendësua me protezë albograft dhe u rindërtua valvula e aortës. Pas këtij operacioni Sonja i  është rikthyer aktiviteteve të përditshme.

Serioziteti i gjendjes shëndetësore të Sonjës vjen si pasojë e sindromës Marfan që është një sindromë e rrallë dhe e rrezikshme për jetën, e cila karakterizohet nga një defekt në indin lidhor. Ena më e madhe e gjakut në trup – aorta, e cila shtrihet nga zemra në ekstremitetet e poshtme është e ndryshuar plotësisht, ka dobësi në mur dhe gjtë rritjes së presionit mëtë vogël të gjakut ose destabilizimit në trup, pëson ndryshime. zgjerohet, formohet një aneurizëm dhe në vendet më të dobëta dhe ndahet (shkëputet).

Kur pjesa e sëmurë zëvendësohet me një protezë, pacienti vazhdon të funksionojë normalisht, por tek Sonja, me kalimin e kohës ka ndryshuar edhe pjesa tjetër e aortës nën protezën e implantuar. Është formuar aneurizëm dhe diseksion, gjë e cila këtë herë kërcënon me ishemi organet viscerale, kryesisht veshkat.

Për shkak të kësaj gjendje tek Sonja Petrovska, në vitin 2020 valvula e aortës është zëvendësuar me protezë mekanike me procedurën e njohur si “elephant trunk”, gjatë së cilës një pjesë e protezës zbret në pjesën torakale të aortës dhe krijohet një hapësirë për zëvendësimin e pjesës torako-abdominale të aortës. Në të njëjtin vit, tek pacientja është bërë vendosur TEVAR-i i parë, i cili lidhet me protezën e zbritur e cila është vendosur më pare me anë të procedurës “elephant trunk”. Gjatë një ndërhyrje kaq komplekse, ku nëpërmjet enës periferike të gjakut bëhet implantimi i një protezës për aortën, merr pjesë një ekip i kombinuar i përbërë nga kardiokirurg, radiolog intervenues dhe kardiolog. Menjëherë pas kësaj vijon procedura e dytë TEVAR, por ende mbetet një pjesë e aortës e cila është e sëmurë dhe që herë pas here i shkakton dhimbje dhe parehati Sonjës dhe ku është e pamundur të vendoset një TEVAR tjetër për shkak të rrezikut të mbylljes së enëve të gjakut.

Prandaj, në Nëntor të vitit 2022, tekSonja kryhet një operacion i ri, i cili lidh enët e mëdha të abdominale me veshkat, mëlçinë, zorrët dhe organet e tjera në hapësirën e barkut. Pas kësaj, hapet mundësia për të bërë urëzimin/tejkalimin edhe në pjesën e fundit të aortës së saj me një TEVAR të tretë që është realizuar në nëntor të vitit 2022. Tek Petrovska, është bërë rindërtimi i aortës në të gjithë gjatësinë e saj. 

Sonja Petrovska së bashku me familjen e saj besoi në ekipin e Klinikës Zhan Mitrev dhe tek Dr. Zhan Mitrev dhe luftoi guximshëm gjatë gjithë këtyre viteve pa iu dorëzuar sfidave. Sonja është një shembull që ekspertiza e mjekësore e kombinuar me qasjen moderne dhe kujdesin në fushën e kardiokirurgjisë shpëton jetë.