Anestezi e përgjithshme - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Anestezi e përgjithshme

ANESTEZIA E PËRGJITHSHME nënkupton humbje reverzibile të ndjenjës së dhimbjes, vetëdijes, reflekseve dhe shfaqje të nivelit të ndryshëm të relaksimit muskulor. Anestezia e përgjithshme përbëhet nga disa etapa.

PËRGATITJA PARAOPERATIVE E PACIENTIT, PREMEDIKACION – qëllimi i kësaj etape është të përgatitet pacienti për futje në sallën e operacionit, pra të zvogëlohet shqetësimi (stabilizim të tensionit të gjakut dhe pulsit). Gjatë premediakcionit përdoren sedativë për qetësim të pacientit dhe shkaktim të amnezisë së lehtë. Sedativët rekomandohen të përdoren edhe natën para operacionit.

Hyrje në anestezi

Pacienti është në tavolinën e operacionit. Për herë të fundit kontrollohet gjendja e aparatit për anestezi dhe kontrollohen parametrat vitale të pacientit (tensioni i gjakut, pulsi dhe ngopja me oksigjen). Hyrja fillon me aplikim të hipnotikëve (medikamente që shkaktojnë gjendje artificiale të gjumit) në linjë venoze ose me aspirim të anestetikëve avullues të cilat në mënyrë të shpejtë shkaktojnë gjendje të gjumit të thellë. Pason dhënie e relaksuesit që e bllokojnë zbatimin e impulsit në fijen muskulore dhe shkaktojnë çlirim total – relaksim të plotë të muskulaturës. Hapi i ardhshëm është kryerja e intubacionit endotrakeal dhe vendosje të tubit përkatës të gjerësisë së trakesë (laringut) të pacientit ose vendosje të maskës laringeale. Me këtë sigurohet rrugë e sigurt për frymëmarrje. Tubi ose maska laringeale lidhen me aparatin e anestezisë. Hapi tjetër është dhënia e medikamenteve për heqje të dhimbjes (analgjetikëve).

UDHËHEQJE NË ANESTEZI – në këtë etapë pacienti futet në të ashtuquajturën anestezi kirurgjike, pra zgjidhet relaksuesi dhe analgjetiku më i përshtatshëm muskulor. Anestetikët aplikohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë intervenimit kirurgjik. Parametrat vitale vazhdimisht ndiqen gjatë të gjithë intervenimit.

ZGJIM  NGA  ANESTEZIA – me ndërprerje të dhënies së anestetikëve të njëjtët ngadalë metabolizohen dhe eliminohen. Pacienti ngadalë zgjohet, kthehen reflekset dhe tonusi i muskulaturës që manifestohet me shfaqje të frymëmarrjes spontane. Pacienti i kryen komandat e anesteziologut, kryhet aspirimi i pështymës dhe sekreteve, shqyrtohet funksionaliteti i reflekseve mbrojtëse dhe, në momentin kur ato do të plotësohen, kryhet ekstubimi i pacientit.

KUJDESI POSTOPERATIV I PACIENTIT – kryhet në hapësirë speciale, njësia për kujdes postanestetik, e cila është në afërsi të bllokut operativ. Përbëhet nga ndjekja e vazhdueshme e parametrave vitale të pacientit, stabilizim i gjendjes së vetëdijes, oksigjenoterapi, trajtim i dhimbjes postoperative dhe nauzë dhe vjellje postanestetike.