Caktoni kontroll

Schedule a review

Почитувани,

Користејќи ги дигиталните информациски и комуникациски технологии, Zan Mitrev Clinic обезбеди електронски пристап до здравствените услуги кога не е потребна или можна Ваша лична посета.

Воведуваме online консултација, советување со лекар специјалист од одредена област во траење од 10 минути која е овозможена преку видео комуникација.

За време на видео разговорот, лекарот може да ве советува за терапијата, да предлага стратегии за домашна нега или да препорача дополнителни медицински испитувања.

Закажете online консултација преку нашата интернет страница www.zmc.mk или на следниот линк zmc.tiktak.mk

Со почит,

Zan Mitrev Clinic

00389 2 3091 484

Anestezi rajonale

ANESTEZIA RAJONALE paraqet gjendje të kufizuar kohore të ndërprerjes reverzibile  të ndjenjës së dhimbjes për shkak të aplikimit të mjeteve të ndryshme fiziko – kimike në afërsi të një zone nervore ose pleksusit nervor. Gjithashtu është më e njohur si anestezi lokale. Anestetikët lokalë të aplikuar në mënyrë lokale shkaktojnë bllokim të transmetimit të impulseve nervore nëpër nervat e sistemit nervor. Anestezia spinale dhe epidurale janë teknika të përdorura më shpesh në kirurgjinë dhe në trajtimin e dhimbjeve kronike. Anestezia spinale dhe epidurale shkaktojnë analgjezi të thellë dhe relaksim muskulor.

Anestezi spinale

ANESTEZIA SPINALE është bllokim qendror i cili krijohet gjatë veprimit direkt të anestetikut lokal të vendosur me anë të rrugës së punktimit lumbal mbi nervat spinale. Për kryerje të punktimit spinal pacienti vendoset në pozitë ndenjëse ose të shtrirë me theksim të shtyllës kurrizore (kifozë) në drejtim të anesteziologut. Kjo pozitë mundëson hapje maksimale të hapësirave ndërmjet unazave. Vendi i aplikimit është në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore. Koha e lidhjes së anestetikut në nervat spinale është nga 5 deri 15 minuta.

Anestezi epidurale

ANESTEZIA EPIDURALE paraqet vendosje të anestetikut lokal në hapësirën epidurale. Gjen zbatim të gjerë në kirurgji, obstetrikë dhe në trajtimin e dhimbjes. Anestezia epidurale kryhet në sallë. Pozita për kryerjen e saj është e njëjtë si tek anestezia spinale. Gjilpërat janë më të trasha dhe maja është e pjerrësuar për lart. Vendoset i ashtuquajturi katetër epidural nëpërmjet të cilit në mënyrë të vazhduar jepet anestetik. Para se të jepet doza e plotë, në fillim merret dozë testimi që të vërtetohet se bëhet fjalë për hapësirë epidurale. Aplikohet 3-4 ml nga anestetiku. Nëse gabimisht kateteri gjendet në hapësirë subarahnoidale do të krijohet bllokim i plotë (edhe bllokim motorik edhe bllokim i ndjeshmërisë). Ky lloj i anestezisë mund të përdoret vet ose në kombinim me anestezi spinale ose të përgjithshme.