Çfarë është sëmundja vaskulare? - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Çfarë është sëmundja vaskulare?

Sëmundja vaskulare është gjendja anormale e enëve të gjakut (arterieve dhe venave) që e shpërndajnë gjakun nëpër të gjithë trupin. Arteriet çojnë gjak të pasur me oksigjen nga zemra deri në çdo pjesë të trupit, duke përfshirë trurin, veshkat, zorrët, duart, këmbët dhe vetë zemrën. Ndërsa venat e çojnë gjakun mbrapa në zemër. Problemet që mund të lindin në këtë rrjet të enëve të gjakut, të ashtuquajtur sistem vaskular, mund të shkaktojnë invaliditet të rëndë dhe vdekje.

Kirurgjia vaskulare është specialitet që merret me zgjidhjen e gjendjeve që ndikojnë në enët e gjakut dhe krijojnë çrregullim të sistemit vaskular.

Kirurgjia vaskulare është kryesisht mjekësi parandaluese, që është e fokusuar në parandalimin e vdekjes, humbjes së ekstremiteteve dhe goditjeve të trurit.

 My alt text

Kirurgjia vaskulare përfshin:

  • Trajtim të sëmundjes periferike vaskulare
  • Trajtim të sëmundjes karotide
  • Trajtim të aneurizmës së aortës abdominale