Çfarë ndodhet gjatë studimit elektrofiziologjik? - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Çfarë ndodhet gjatë studimit elektrofiziologjik?

Në varësi të llojit të sëmundjes së zemrës, studimi juaj EF do të kryhet me qëndrim spitalor ose ditor. Mënyra e testimit është në varësi të llojit të çrregullimit të ritmit të zemrës dhe në pajtueshmëri me të përcaktohet numri i kateterave elektrode që do të përdoren. Në përgjithësi, procesi i studimit EF i përfshin momentet e mëtejshme:

  • Linja intravenoze do të vendoset në një ose në të dytë shuplakat ose duart para fillimit të studimit EF. Kjo është me qëllim aplikimin e medikamenteve ose lëngjeve (nëse ka nevojë për të).
  • Anëtar nga ekipi elektrofiziologjik do të vendosë tek ju monitorim të vazhdueshëm elektrokardiografik (EKG) nëpërmjet të cilit do të ndiqet dhe ekzaminohet aktiviteti i zemrës tuaj. Gjithashtu do të vendosen edhe sensorë të tjerë me të cilët do të ndiqen edhe parametra të tjera vitale (frekuenca e zemrës, frekuenca respiratore dhe ngopja me oksigjen).
  • Është e mundur që t’ju jepet sedativ para vetë studimit EF, por do të jeni të zgjuar gjatë të gjithë procedurës.

Gjatë studimit EF vendosen nga një deri në katër katetera elektrode të cilët nën udhëheqjen e Rëntgenit (fluoroskopisë) vendosen në vende strategjike të zemrës.