Dietologji dhe nutricionizëm

Me anë të klikimit në linkun në vijim mund të bëni rezervimin e terminit tuaj on-line ose duke na kontaktuar në numrin tonë të telefonit në 02 3091 484
- Këshillim nutritiv (për marrjen e ushqimit)
- Kontroll për këshillimin nutritiv
- Këshillim nutritiv me dietoterapi
Departamenti i dietologjisë dhe nutricionizmit në Spitalin klinik Zhan Mitrev është plotësisht i përkushtuar për të ofruar shërbime dhe mbështetje me cilësi të lartë për pacientët të cilët do të mund të zotërojnë zakone të shëndetshme të mënyrës së ushqyerit.
Sipas nevojave të pacientëve ambulatorë dhe ata të shtruar në spital, departamenti i dietologjisë dhe nutricionizmit kryen këto shërbime:
Ushqimi i personalizuar i pacientëve para dhe pas operacionit. Duke ditur rëndësinë e ushqimit për rikuperimin e duhur dhe të shpejtë pas çdo operacioni, terapia dietike është një mbështetje bazë për çdo pacient.
Nutricionisti bën një vlerësim të nevojave ushqyese të pacientëve në gjendje shëndetësore komplekse.
Pacientët marrin këshilla edhe për përshtatje më të lehtë të ushqimit kushtet e shtëpisë pas daljes nga spitali.
Departamenti i dietologjisë dhe nutricionizmit ofron këshillime, programe dhe terapi dietike për pacientët që duan të marrin një menu të personalizuar dhe të arrijnë ndryshime të caktuara.
Bazuar në nivelin shkencor me rezultate të vërtetuara nga shoqatat botërore të terapisë dietike, ne ofrojmë shërbimet e mëposhtme:
- Program për humbje të përshpejtuar të peshës në mënyrë që të shëroheni më shpejt nga sëmundje të caktuara
- Program për reduktimin e duhur të peshës trupore
- Program për ruajtjen e vitalitetit dhe një jete të shëndetshme
- Program për detoksifikim dhe pastrim të organizmit
- Program për gratë shtatzëna dhe gratë që ushqejnë me gji
- Program për ruajtjen dhe rritjen e masës muskulore
- Program për reduktimin e yndyrës
- Program për disa alergjene të caktuara dhe intolerancën ushqimore
- Programe të specializuara për sëmundjet kardiovaskulare
- Program për menaxhimin e sëmundjeve të traktit gastrointestinal (ulçerë, inflamacion, hemorroide…)
- Program për ushqime pa gluten
- Program për kalimin në një dietë vegjetariane ose vegane
- Program ushqimi për GIHT
- Programe ushqimi për diabet
- Program ushqimi për rastet e sëmundjeve të veshkave
- Program për hiper dhe hipotiroidizëm
- Nutrigjenetikë dhe predispozita gjenetike ndaj obezitetit (testet laboratorike të 6 gjeneve që tregojnë drejtpërdrejt se sa përqindje e yndyrës, karbohidrateve dhe proteinave që duhet të konsumohen nga çdo pacient për të arritur qëllimin e dëshiruar).
Reparti i dietologjisë dhe nutricionizmit në bashkëpunim me restorantin MedPuls ndodhet në katin e tretë të spitalit Zhan Mitrev përgatit menu të specializuara për pacientët të cilët nuk janë në gjendje të përgatisin ushqim në shtëpi. Kuzhinë e specializuar me kuzhinierë të një niveli të lartë dhe përgatitje ushqimi me përmbajtje të të gjitha lëndëve ushqyese.
Të gjitha shërbimet të cilat ofrohen gjatë këshillimit ambulator (në ordinancë) mund të përgatiten në restorant sipas vlerave të përcaktuara nga ana e nutricionistit.
Kjo lloj dietoterapie bazohet në menu 30 ditore. Menuja përgatitet sipas nevojave të pacientit, dhe të garuara freskët (sapopërgatitura) dërgohen në vendndodhjen e pacientit – për pacientët të cilët jetojnë në Shkup.
Orari i punës
E hënë – E premte nga ora 08:00 – 16:00
Marina Relushkoska