Elektrofiziologji

Studimi elektrofiziologjik është një test invaziv i përdorur për të vlerësuar, diagnostikuar dhe trajtuar ritmet jonormale të zemrës.
Arsyet përse duhet të bëhet studimi elektrofiziologjik
- Për të trajtuar takikardinë e dokumentuar
- Për të zbuluar burimin e rrahjeve të parregullta të zemrës
- Për të vlerësuar efektivitetin e ilaçeve të përshkruara nga mjeku për trajtimin e ritmit të çrregullt të zemrës
- Për vlerësimin e simptomave të tilla si të fikët, humbje të vetëdijes, palpitacione (rrahjeve të shpeshta të zemrës)
- Për vlerësimin e shkaqeve të tjera të rrahjeve të çrregullta të zemrës që nuk mund të shqyrtohen me metoda jo-invazive
Gjatë studimit elektrofiziologjik, mjeku (subspecialist në trajtimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës – Elektrofiziolog) ekzaminon sistemin elektrik të zemrës me ndihmën e disa telave të veçantë (katetër elektrodë) të vendosur në zemër, përmes të cilave bëhet regjistrimi i elektrokardiogramit intrakardiak (elektrogram). Këta katetra elektrode futen në trup nëpërmjet udhëzuesve të aplikuar në vena përmes zonës së bikinit, krahut, shpatullës ose qafës.
Pasi të vendosen në zemër, kateterët e elektrodave përdoren për të matur sinjalet elektrike që zemra gjeneron dhe përcjell gjatë funksionimit të saj. Paralelisht, sinjalet elektrike dërgohen në zemër përmes telave të njëjtë në mënyrë që të riprodhojnë ritmin jonormal të zemrës. Këto teknika themelore ekzaminojnë një numër çrregullimesh të ritmit të zemrës dhe përdoren për të vlerësuar efektivitetin e trajtimit me ilaçe në disa lloje të aritmive.