Invazive
Terapia periradikulare është procedurë terapeutike minimalisht invasive – aplikim i medikamentit me ndihmë të gjilpërës shumë të hollë në neuroforamenin e pjesës së qafës ose lumbosakrale të shtyllës kurrizore, tek pacientë me diskus herni që shkakton radikulopati (lumboishialgji domethënë sindromë cervikobrankiale). Intervenimi (trajtimi) kryhet tek pacientë tek të cilët trajtimi konservativ nuk ndihmon. Trajtimi shkakton heqje momentale të dhimbjes, e zvogëlon edhe ënjtjen lokale dhe e qetëson reaksionin lokal inflamator që shfaqet tek diskus hernia. Ndonjëherë është e nevojshme përsëritje e trajtimit pas 2-3 javësh, por shfaqja e përsëritur e simptomave zakonisht nuk është me intensitet të njëjtë si paraprakisht. Procedura kryhet në mënyrë ambulantore, nën kontrollin e KT-së, zgjat rreth 20-30 minuta, pas së cilës pacienti qëndron edhe gjysmë orë deri në një orë dhe shkon në shtëpi.
Përshkrim i intervenimit:
- sterilizohet pjesa e duhur
- punktohet me gjilpërë shumë të hollë nën kontroll të KT-së
- injektohet anestetik lokal dhe kortikosteroid me veprim afatgjatë,
- vendoset fashë të vogël
- pacienti qendron në spital rreth gjysmë orë deri në një orë dhe lëshohet në shtëpi të njëjtën ditë.
Embolizimi i varikocelës është procedurë radiologjike intervente me ndihmën e së cilës me transkatetër injektohet material embolizues dhe embolizohet vena varikoze spermatike. Intervenimi zgjat rreth një orë, i njëjti është zëvendësim për operacion, por në krahasim me operacionin, ai kryhet vetëm me anestezi lokale dhe është procedurë minimalisht invasive pas së cilës pacienti shkon në shtëpi të njëjtën ditë.
Kur përmes kontrollit me ultratingull do të zbulohet anormali e dyshimtë në gji, doktori mund të propozojë kryerjen e biopsisë nën kontrollin e ultratingullit. Biopsia e gjirit me anë të ultratingullit përdor valë tingujsh me ndihmën e të cilave lokalizohet formacion ose anormalitet dhe merret mostra nga indi përkatës për kontroll me anë të mikroskopit. Kjo është procedurë më pak invazive se biopsia, lë shenjë të vogël ose nuk lë aspak shenjë dhe nuk përfshin ekspozim ndaj radiacionit jonizues.
Përgatitje
Duhet të mbani veshje të rehatshme, komode për kontrollin tuaj me ultrazë. Ndoshta do të ketë nevojë ta zhveshni të gjithë veshjen dhe bizhuteritë në pjesën që duhet të ekzaminohet. Para biopsisë me gjilpërë, duhet t’i tregoni mejkut tuaj për të gjitha medikamentet që i merrni në atë moment, duke përfshirë edhe produktet bimore dhe ta njoftoni nëse keni çfarëdo lloj të alergjisë, veçanërisht në lidhje me anestezionin. Doktori juaj mund t’ju këshillojë që të ndërprisni me përdorim të aspirinës ose antikoagulantit, tre ditë para procedurës. Gjithashtu informoni doktorin tuaj për sëmundje kohëve të fundit ose gjendje të tjera mjekësore. Ndoshta do të dëshironi që ndonjë familjar ose mik t’ju shoqërojë dhe t’ju çojë pastaj në shtëpi. Kjo rekomandohet nëse keni marrë sedativë.
Gjatë kohës së procedurës dhe pas saj
Do të jeni të pozicionuar në pozitë të shtrirë me fytyrën e kthyer për lart në tavolinën për kontroll ose do të jeni të kthyer nga anash. Në gji do të injektohen anestetik lokal që të shkaktojë mpirje. Duke bërë shtypje mbi gjirin me sondë, personi profesional që punon me sonograf ose radiologu do ta lokalizojë lezionin. Në lëkurë bëhet prerje shumë të vogël në vendin ku duhet të vendoset gjilpëra për biopsi. Radiologu, I cili e ndjek vendin e lezionit me sondën për ultrazë, do ta vendosë gjilpërën dhe do ta transferojë direkt në tavolinë. Pas marrjes së kësaj mostre, gjilpëra do të hiqet. Kur biopsia do të përfundojë, do të shkaktohet presion që të ndërpritet çfarëdo lloj të gjakderdhjes dhe hapja e lëkurës mbulohet me fashë. Nuk ka nevojë për penj. Kjo procedurë zakonisht kryhet brenda një ore. Do të jeni të zgjuar gjatë biopsisë dhe ndoshta do të keni parehati të vogël. Shumica e femrave tregojnë se kanë ndjerë dhimbje të vogël ose nuk kanë ndjerë aspak dhimbje dhe nuk kanë pasur asnjë shenjë në gjoks. Nëse vëreni ënjte dhe mavijosje pas biopsisë, do t’ju japin udhëzime që të përdorni analgjezik që merret pa recetë dhe të përdorni shtresë të ftohtë. Shenja e përkohshme është normale. Duhet ta kontaktoni mjekun tuaj nëse vëreni ënjtje të tejmasë, gjakderdhje, rrjedhje, skuqje ose ngrohtësi në gji. Duhet t’i shmangni aktiviteve të rënda 24 orë pas biopsisë. Pas kësaj periudhe kohore, zakonisht mund të vazhdoni me aktivitetet normale.
Rreziqe
- Nuk ekziston rrezik për gjakderdhje ose formim të hematomës ose mbledhje të gjakut në vendin e biopsisë. Megjithatë rreziku është më pak se një përqind e pacientëve.
- Çfarëdo lloj procedure në të cilën kryhet shpuarje të lëkurës mban rrezik për infeksion. Mundësia për infeksion për të cilën është i nevojshëm trajtim me antibiotikë është më i vogël se 1 në 1.000.