Caktoni kontroll

Schedule a review

Почитувани,

Користејќи ги дигиталните информациски и комуникациски технологии, Zan Mitrev Clinic обезбеди електронски пристап до здравствените услуги кога не е потребна или можна Ваша лична посета.

Воведуваме online консултација, советување со лекар специјалист од одредена област во траење од 10 минути која е овозможена преку видео комуникација.

За време на видео разговорот, лекарот може да ве советува за терапијата, да предлага стратегии за домашна нега или да препорача дополнителни медицински испитувања.

Закажете online консултација преку нашата интернет страница www.zmc.mk или на следниот линк zmc.tiktak.mk

Со почит,

Zan Mitrev Clinic

00389 2 3091 484

KARDIOLOGJIA PEDIATRIKE

Defektet kongjenitale të zemrës paraqesin probleme me strukturën e zemrës që janë të pranishme që nga lindja. Këto defekte përfshijnë:

  • Defekte të mureve të brendshme të zemrës
  • Defekte të valvulave të zemrës
  • Defekte të arterieve dhe venave që çojnë gjak në zemër dhe jashtë saj, në trup.

Defektet kongjenitale të zemrës e  ndryshojnë rrjedhën normale të gjakut në zemër. Kjo lind si pasojë e pjesëve të zhvilluara në mënyrë të pamjaftueshme të zemrës para lindjes.

Defektet kongjenitale nuk shkaktojnë dhimbje të gjoksit ose simptoma të tjera të dhimbshme. Defektet e rënda shkaktojnë shenja dhe simptoma, më shpesh tek foshnjat e porsalindura dhe përfshijnë:

  • Frymëmarrje të shpejtë
  • Qarkullim të dobët

Ka shumë lloje të defekteve kongjenitale të zemrës, që mund të jenë defekte të thjeshta pa simptoma dhe deri në defekte komplekse me simptoma të rënda – të rrezikshme për jetën. Shembuj për defekte kongjenitale janë:

  • Defekt septal atrial
  • Defekt septal ventrikular
  • Stenozë e valvulës pulmonare
  • Koarktim të aortës
  • Hipertrofi e djathtë ventrikulare
  • Tetralogjia Falot (kombinim i disa defekteve)

Në varësi të rëndësisë, ndërlikueshmërisë dhe llojit të vetë defektit, i njëjti mund të jetë i trajtuar me procedurë kateterizuese (intervenuese) ose me operacion të hapur të zemrës. Ekzistojnë edhe defekte për trajtimin e të cilave përdoret kombinim i të dy llojeve të trajtimeve për shkak të ndërlikueshmërisë së defektit.

Operacion të zemrës së hapur tek fëmijë me defekte kongjenitale të zemrës  rekomandohet në rastet kur defekti nuk mund të trajtohet me procedurë intervenuese.

  • Mbyllje të komunikimeve ndërmjet barkusheve dhe atriumeve me plastikë paç
  • Rekonstruksion ose zëvendësim të valvulave të zemrës
  • Hapje të arterieve ose hapjeve të valvulave të zemrës
  • Rekonstruksion të defekteve komplekse që përfshijnë probleme me enët e gjakut në afërsi të zemrës (të zhvilluara në mënyrë të pamjaftueshme ose të vendosura në lokacion të gabuar)

Në trajtimin optimal të fëmijëve që janë me defekte kongjenitale të zemrës që karakterizohen me ndryshime në ritmin e zemrës, aplikohet edhe implantim i pejsmejkerave dhe defibrilatorëve kardioverter (ICDs). Pejsmejkeri shërben që ta rregullojë ritmin anormal të zemrës, ndërsa defibrilatorët shërbejnë për korrigjim të çrregullimeve të ritmit, të rrezikshme – për jetën.

Shërbime

  • Kontroll nga kardiolog pediatër
  • EKG
  • Ekokardiografi me dopler
  • Ergometri (stres test të zemrës)
  • Holter 24-orësh për tension të gjakut
  • Holter 24-orësh EKG
  • Intervenime të defekteve kongjenitale të zemrës
  • Operacione të fëmijëve me defekte kongjenitale të zemrës