Caktoni kontroll

Schedule a review

Почитувани,

Користејќи ги дигиталните информациски и комуникациски технологии, Zan Mitrev Clinic обезбеди електронски пристап до здравствените услуги кога не е потребна или можна Ваша лична посета.

Воведуваме online консултација, советување со лекар специјалист од одредена област во траење од 10 минути која е овозможена преку видео комуникација.

За време на видео разговорот, лекарот може да ве советува за терапијата, да предлага стратегии за домашна нега или да препорача дополнителни медицински испитувања.

Закажете online консултација преку нашата интернет страница www.zmc.mk или на следниот линк zmc.tiktak.mk

Со почит,

Zan Mitrev Clinic

389 2 3091500

KIRURGJIA VALVULARE

Çfarë është operacioni i valvulave të zemrës?

Kirurgjia valvulare ose operacioni i valvulës së zemrës kryhet me zëvendësim ose riparim të valvulës së zemrës që nuk “punon” në mënyrë të rregullt. Shumica e zëvendësimeve të valvulave i përfshijnë valvulat aortale dhe valvulat mitrale. Valvula aortale e ndan barkushen e majtë (pompa juaj kryesore e zemrës) dhe aortën (ena më e madhe arteriale e gjakut që e çon gjakun nëpër trupin tuaj). Valvula mitrale e ndan atriumin e majtë me barkushen e majtë.

  • Katër valvulat në zemrën tuaj e sigurojnë rrjedhën e gjakut në drejtimin e duhur nëpërmjet zemrës tuaj.
  • Nëse vjen në sëmundje ose dëmtim të valvulës, është e mundur të ketë nevojë për zëvendësim me valvulë artificiale, mekanike, siç është paraqitur.

Çfarë bëjnë valvulat e zemrës?

Katër valvulat e zemrës tuaj janë të bëra nga shtresë indi të hollë (por të fortë) që hapen dhe mbyllen kur zemra juaj pompon. Ato e sigurojnë rrjedhën e gjakut në drejtimin e duhur nëpër zemrën tuaj. Valvulat tuaja “punojnë” shumë sepse hapen dhe mbyllen me çdo rrahje të zemrës tuaj.

 

Cilat lloje të problemeve valvulare ekzistojnë?

Problemet e valvulave të zemrës e detyrojnë zemrën në punë me vështirësi. Kjo mund të çojë në dobësi të zemrës. Tek disa raste, valvulat:

  • Nuk hapen mjaftueshëm (stenozë)
  • Nuk lejojnë rrjedhjë të mjaftueshme të gjakut nëpër ato (gjithashtu e quajtur stenozë)
  • Nuk mbyllen në mënyrë të përshtatshme dhe lejojnë rrjedhje kur nuk duhet të ketë. Kjo quhet insufiçencë ose regurigitim.
  • Prolaps – fletëzat e valvulës mitrale nuk mbyllen në mënyrë të përshtatshme (më shpesh tek femrat). Si krijohet presion në pjesën e brendshme të barkushes së majtë, i shtyp fletëzat e valvulës mitrale për mbrapa në atriumin e majtë, që mund të çojë në depërtim të vogël gjatë rrjedhjes.

 

Çfarë mund t’i shkaktojë problemet me vavulat?

  • Defektet e vogla kongjenitale të zemrës që nuk janë të korrigjuara mund të përkeqësohen më vonë gjatë jetës dhe të shkaktojnë problem
  • Plakja mund t’i dobësojë ose përforcojë valvulat.
  • Sëmundje të caktuara mund t’i dëmtojnë ose shkatërrojnë valvulat.

Çfarë mund të bëhet?

  • Kontrolla të rregullta vjetore tek mjeku juaj, mënyrë të shëndetshme të jetesës ose terapi medikamentoze mund të jenë të mjaftueshme.
  • Tek disa raste, mund të jetë i nevojshëm operacion për korrigjimin e valvulës së dëmtuar.
  • Ndonjëherë valvula duhet të hiqet dhe të zëvendësohet me valvulë të re artificiale. Pyetni doktorin tuaj për përdorimin e llojeve të ndryshme.

 

 

 

Si duket operacion i valvulës?

Tek disa probleme të valvulave të zemrës, trajtimi më i mirë është operacioni. Doktori juaj do t’ju shpjegojë diçka më shumë, por ja disa gjëra që mund t’i prisni:

  • Do të flini gjatë operacionit që do të zgjasë 3 – 5 orë.
  • Pas operacionit do të akomodoheni në departamentin e kujdesit intensiv.
  • Familja juaj do të mund t’ju vizitojë për kohë të kufizuar në departamentin e kujdesit intensiv.

 

Çfarë më pas?

  • Pas kujdesit intensiv, do të akomodoheni në dhomën e departamentit.
  • Do të ndieni plogështi dhe dhimbje për shkak të prerjes.
  • Do të duhet të merrni frymë thellë dhe të kollitni fuqishëm që të pastrohen mushkëritë tuaja nga lëngjet.
  • Do t’ju japin medikamente.
  • Për një/dy ditë mund të qëndroni ulur dhe pastaj të filloni të shëtisni përreth.
  • Mund të hani normalisht, por mund të ketë edhe kufizime të konsumit të kripërave.
  • Do të ndieni çdo ditë më mirë dhe më të fuqishëm.

Si mund të informohem më tepër?

  1. Bisedoni me doktorin tuaj, me infermieren ose me personel tjetër mjekësor.
  2.  Bëhuni pjesë e klubit tonë të pacientëve. Me këtë do të keni mundësi që të dëgjoni më shumë pyetje mjekësore dhe t’i ndani përvojat tuaja me pacientë të tjerë.