Kirurgjia laparoskopike minimalisht agresive - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Kirurgjia laparoskopike minimalisht agresive

Kirurgjia laparoskopike ose minimalisht invazive është një lloj kirurgji moderne ku intervenimi kirurgjik në zbrazëtirën e barkut kryhet nëpërmjet prerjeve të vogla të murit të përparme abdominal, në krahasim me kirurgjinë klasike abdominale e cila kryhet me prerje të gjata frontale abdominale, gjatësi prej 10 – 30 cm. Deri te organet e barkut arritet me instrumente të veçanta nëpërmjet prerjeve të vogla të murit abdominal, gjatësi 5-10 mm, në disa vende. Në njërën prerje futet kamerë e cila përdoret për të shikuar se çfarë bëhet, kurse në dy prerjet e tjera (ndonjëherë edhe më shumë) futen instrumentet me të cilat kryhet operacioni.