Stacionar (trajtimi në spital) - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Stacionar (trajtimi në spital)

Departamenti

Ky departament siguron përgatitje të plotë paraoperative të pacientëve kirurgjikalë sipas standardeve botërore për cilësi dhe kujdes mjekësor, përkujdesje dhe rehabilitim që sigurojnë shërim komplet të pacientit pas operacionit.

Në varësi të llojit të akomodimit, ky departament disponon me:

  • 16 apartamenti në katin e 1-rë
  • 12 apartamenti në katin e 3-të (2 apartamente luksoze dhe 10 apartamente standarde)

Në to mund të përdoret Internet, TV, ushqim nga menyja  A-la carte, shërbim mjekësor dhe servis 24 orë.

Apartamentet janë pasqyrim për perfeksionin në kujdesin e përgjithshëm për shëndetin e pacientëve që sigurojnë ambient hoteli që renditet me 5 yje. Apartamentet ofrojnë privatësi komplete me mbështetje teknike për kujdes të plotë intensiv.

Kujdesi gjysmë-intenziv

Departamenti për kujdes gjysmë-intensiv ofron mundësi për trajtim të pacientëve që kanë nevojë për monitorim dhe ndjekje të vazhdueshme. Ky departament kujdeset edhe për pacientët pas ndërhyrjes operative dhe pas shkyçjes nga makina për frymëmarrje, ku mbikëqyret dhe sigurohet shërimi i plotë i pacientit. Në këtë departament zbatohet vlerësimi më bashkëkohor dhe trajtimi i sëmundjeve të zemrës, sëmundje të enëve të gjakut të qafës dhe këmbëve, sëmundje të sistemit respirator, sëmundje ortopedike, sëmundje gastrointestinale dhe urologjike.

Departamenti për kujdes gjysmë-intensiv disponon me 5 apartamente, 3 dhoma me nga 6 shtretër dhe 1 dhomë e 3 shtretër dhe të gjitha këto janë të pajisura me sistemin më bashkëkohor për monitorim invasiv dhe joinvasiv nga Philips.

Departamenti për kujdes intenziv dhe mjekim

Departamenti për kujdes intenziv dhe mjekim është i vendosur në katin e dytë. I organizuar në 6 dhoma me nga 4 – 6 shtretër (në varësi të nevojave) dhe dy dhoma izolimi (ose private) me nga 1 – 2 shtretër. Është i destinuar për pacientë me ndërhyrje më të mëdha kirurgjikale, lëndime ose sëmundje kritike. Për personelin tonë pacienti ka qënë dhe mbetet në qendër të vëmendjes tonë, por e dimë që pacienti nuk është i vetmi që është i prekur nga gjendja e tij por edhe anëtarët e afërm të familjes.

Qasja moderne në mjekimin e pacientëve tanë është e mundësuar falë aparaturës më bashkëkohore me të cilën është pajisur çdo vend-pacienti: Monitorim invasiv dhe joinvasiv Philips; makineri për ventilim mekanik; drenazhe me vakum dhe aspirime; gjenerata më e re e infuzomatëve dhe aparateve për perfuzion; furnizim qendror të gazrave; sistem modern për njoftim të infermieres; klimatizim qendror; Në departament kryhet kontroll i rregullt i analizave të gazrave në gjak; ekokardiografik (transezofageale sipas nevojës); pompë balon intraaortale; hemofiltrim të vazhdueshëm veno – venoz; dhe shumë procedura të tjera, në varësi të nevojave të pacientëve, duke përdorur gjeneratën më të re të aparateve dhe pajisjeve mjekësore. Hapësirat e këtij departamenti karakterizohen me nivel të lartë të pastërtisë së ajrit, gjithashtu edhe në bllokun operativ, falë filtrave Hepa.

Për shëndetin e pacientëve, për funksionim të shkëlqyer të departamentit kujdeset ekip i stafit shumë profesional, secili në fushën e vet. Ekipi ynë ka për qëllim kujdesin dhe trajtimin e jashtëzakonshëm. Falë edukimit të vazhdueshëm të personelit mjekësor dhe standardet e larta të cilësisë, mjekësia e bazuar mbi dëshmi është standard në punën dhe siguria e pacientit dhe parandalimi nga infeksionet intraspitalore janë prioriteti ynë.