Pulmonar Allergology - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Pulmonar Allergology

Pulmo-alergologjia është degë e pediatrisë që merret me perceptimin, shqyrtimin dhe terapinë e alergjisë, astmës dhe sëmundjeve të mushkërisë tek fëmijë nga lindja deri në moshë 16 vjet, Ajo përfshin:

  • Astmë
  • Sëmundje akute dhe kronike të sistemit respirator
  • Alergji të ushqimit dhe alergji të alergjenëve të thithur (pluhur shtëpiak, polen, qime nga kafshë shtëpiake etj.)
  • Ethet e polenit (rinit dhe konjunktivit alergjik)
  • Slip apne obstruktive
  • Sinuse
  • Skuqje lëkure (ekzema, urtikaria)
  • Alergji nga kafshime insektesh

SHËRBIME

  • Kontroll nga pulmoalergolog
  • Teste alergologjike të lëkurës me alergjenë thithës dhe nutritivë
  • Spirometri (shqyrtim të funksionit të mushkërive)
  • Test bronkodilatues (test me “Ventolinë”)
  • Rtg – të mushkërvie
  • MSKT 256 të kraharorit

TRAJTIM

  • Terapi inhalacioni
  • Terapi intervenoze / Infuzioni
  • Terapi instrumentale
  • Këshillim të fëmijëve me astmë

Teste alergologjike të lëkurës me alergjenë thithës dhe nutritivë, për shembull alergjenë të pranishëm në ajër (qime qeni, pluhur, pluhur shtëpiak, polen, zbokth kafshësh, myk, etj.); si edhe alergjenë të pranishëm në ushqim (qumësht, në të verdhën e vezës, në të bardhën e vezës, në miellin e grurit, peshk, sojë, etj.) Metoda e kryerjes është me gërvishtjen e lëkurës (skin prick test) me pikimin e alergjenëve, dhe rezultati është i gatshëm për 10 minuta.

My alt text

Test provokacioni bronkodilatator  (test “Ventolinë”) është metodë me të cilën kryhet vlerësim i rrjedhës së ajrit nëpër rrugët e frymëmarrjes, para dhe pas përdorimit të Ventolinës. Testi diagnostikues pozitiv sugjeron astmë.

Ne mund t’i kryejmë të gjitha analizat e domosdoshme laboratorike të gjakut dhe urinës. Nëse është e nevojshme mund të jepet terapi inhalatore, intervenoze dhe intramuskulare.

Këshillim të fëmijëve me astmë

Astmë – sëmundje inflamatore të rrugëve të frymëmarrjes – është një nga sëmundjet udhëheqëse kronike tek fëmijët, me progres të konsiderueshëm në botë dhe në vendin tonë. Në sektorin e pediatrisë, astma paraqet problem që i prek edhe fëmijët edhe prindërit. Në shërbimin tonë përkrah kontrollit dhe terapisë, ofrojmë edhe këshilla prindërit dhe fëmijët, me qëllim kontroll më të suksesshëm të sëmundjes.