Caktoni kontroll

Schedule a review

Почитувани,

Користејќи ги дигиталните информациски и комуникациски технологии, Zan Mitrev Clinic обезбеди електронски пристап до здравствените услуги кога не е потребна или можна Ваша лична посета.

Воведуваме online консултација, советување со лекар специјалист од одредена област во траење од 10 минути која е овозможена преку видео комуникација.

За време на видео разговорот, лекарот може да ве советува за терапијата, да предлага стратегии за домашна нега или да препорача дополнителни медицински испитувања.

Закажете online консултација преку нашата интернет страница www.zmc.mk или на следниот линк zmc.tiktak.mk

Со почит,

Zan Mitrev Clinic

00389 2 3091 484

SËMUNDJA E KAROTIDES

My alt text

Arteriet karotide janë enët e gjakut që çojnë gjak të pasur me oksigjen në kokë, tru dhe fytyrë. Ato janë të vendosura në të dyja anët e qafës. Përderisa pllaka ose materie të tjera yndyrore i bllokojnë këto arterie, zvogëlohet ose bllokohet plotësisht rrjedhja e gjakut dhe këtu lindin problemet. Kur vjen në bllokim të rrjedhjes së gjakut në tru mund të lindë TIA (ATI) (atak transitor ishemik). ATI zgjat disa minuta dhe më shpesh shkakton dëmtime permanente. Por, shërben më shpesh si shenjë paralajmëruese për goditje fatale të trurit.

Rreth 1/3 e njerëzve me ATI fitojnë goditje truri gjatë vitit të ardhshëm. Trajtimi kirurgjikal  i sëmundjes karotide mund ta pengojë lindjen e ATI dhe ta zvogëlojë rrezikun për goditje të trurit.

Si diagnostifikohet sëmundja karotide?

 

Diagnostikimi i sëmundjes karotide fillon me histori mjekësore dhe kontroll fizik.

  • Sonografi dopler ultratingull
  • Tomografi kompjuterike
  • Rezonancë magnetike

Çfarë është endarterektomia karotide?

 

 

Endarterektomia karotide është operacion, teknikë kirurgjikale, me të cilën mënjanohen pllakat (depozitimet yndyrore) që i ngushtojnë arteriet karotide.

А: identifikim të pjesës së bllokuar të arteries karotide

B: arteria hapet dhe hiqet pllaka

C: arteria e pastruar mbyllet me qepje

Si bëhet?

  • Do të fitoni medikamente që do t’ju ndihmojnë të flini dhe t’ju lirojnë nga dhimbja.
  • Doktori bën prerje të vogël në qafën tuaj në vendin ku është bllokuar ose ngushtuar arteria karotide.
  • Doktori e hap arterien dhe e heq pllakën.
  • Doktori do ta bëjë arterien sa më të rrafshët dhe sa më të pastër të jetë e mundur.
  • Arteria dhe prerja në qafën tuaj do të mbyllen.
  • Operacioni zakonisht zgjat 1-2 orë.

 

Çfarë pastaj?

  • Do të zgjoheni në spital dhe fillimisht mund të ndjeheni të hutuar.
  • Qafa juaj do të dhembë për disa ditë.
  • Në fillim mund të jetë e vështirë të gëlltitni.
  • Mbase do të shkoni në shtëpi për një ose dy ditë
  • Nuk duhet të ngrini asnjë gjë të rëndë në 3 javët e ardhshme.
  • Mbase do të mund të ktheheni në punë pothuajse për 1 muaj.
  • Duhet të bëni ndryshime për mënyrë të shëndetshme jetese që të ndihmoni në zvogëlimin e shanseve për krijim të depozitimeve të reja të pllakave dhe ta zvogëloni rrezikun për goditje në tru.

Si mund ta zvogëloj rrezikun për goditje të trurit?

  • Kontrollojeni shpesh tensionin tuaj dhe e rregulloni tensionin e lartë.
  • Mos pini duhan, dhe anashkaloni pirje pasive të duhanit.
  • I humbni kilogramët e tepërta.
  • Mbani aktivitet të rregullt fizik.
  • E kontrolloni sheqerin në gjak, dhe kontrolloni diabetin, nëse e kini.
  • Hani më pak kripë, yndyra trans të ngopura.
  • E limitoni konsumimin e alkoolit, jo më shumë se 2 pije / në ditë për burra dhe 1 pije / në ditë për gra.