SËMUNDJA PERIFERIKE VASKULARE - Zan Mitrev Clinic

Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

SËMUNDJA PERIFERIKE VASKULARE

 

Sëmundja periferike vaskulare sillet për sëmundjet e enëve të gjakut jashtë nga zemra dhe truri. Më i shpeshtë është ngushtimi i enëve të gjakut që çojnë gjak në këmbë, duar, në stomak ose në veshka.

Cilat janë simptomat?

Në fazën fillestare, simptoma të shpeshta të qarkullimit të dobët në këmbë janë ngërçe, dobësi, peshë dhe dhimbje ose parehati në këmbë dhe kofshë gjatë ndonjë aktiviteti. Këto me shpesh zhduken kur do të përfundojë aktiviteti dhe quhen klaudikacione intermitente.

Simptoma të qarkullimit të dobët në veshka përfshijnë tension të lartë të gjakut ose tension që është e vështirë ose e pamundur që të kontrollohet me medikamente. Bllokimi i rëndë të arterieve renale mund të rezultojë me humbje të funksionit të veshkave ose dobësi.

Si dignostikohet pab?

 

Diagnostikimi i PAB fillon me histori mjekësore dhe kontroll fizik.

  • Dopler dhe sonografi ultratingull dupleks
  • Rezonancë magnetike
  • Tomografi kompjuterike
  • Angiografi të rregullt (katetër)

Si trajtohet PAB?

Tek shumica e njerëzve PAB mund të trajtohet me ndryshime në mënyrën e jetesës, medikamente ose me të dyja së bashku. Por, ka raste në të cilat PAB duhet të trajtohet në mënyrë kirurgjikale me operacion periferik bajpas.

Çfarë është operacion periferik bajpas?

 

My alt text

 

Operacioni periferik bajpas është operacion i arterieve dhe venave periferike. Përdor enë gjaku të marra nga pjesë tjetër të trupit ose proteza artificiale që ta anashkalojë ose të kryejë kalim bajapas të pjesës së bllokuar ose të ngushtuar të arterieve.

Çfarë ndodh gjatë rrjedhës së operacionit?

Gjatë rrjedhës së operacionit më shesh përdoret anestezi spinale, por në varësi të gjendjes dhe dëshirës së pacientit, operacioni mund të kryhet edhe nën anestezi të përgjithshme. Operacioni zgjat 2 – 3 orë.

Specifika e procedurës kirurgjikale varet nga simptomat tuaja dhe nga gjendja e përgjithshme, si edhe nga ajo se sa pllaka janë depozituar në arteriet tona. Në mënyrë të përgjithshme, për bajpas të këmbës ose dorës, kirurgu juaj do të zgjedhë venë që do të shërbejë si graft bajpas në arterien tuaj. Ndonjëherë për shkak të gjendjes është e nevojshme që të përdoret protezë artificiale si graft bajpas në vend të venës.

Çfarë mund të pres pas operacionit?

  • Qëndrimi juaj spitalor do të jetë 3 – 10 ditë.
  • Do të akomodoheni në departamentin për kujdes gjysmë-intensiv.
  • Do të lidheni me aparate për monitorim në disa orët e para.
  • Mund të ndjeni dhimbje
  • Do t’ju jepen medikamente
  • Mund të hani normalisht dhe do të ndjeheni më mirë çdo ditë.
  • Do të filloni të lëvizni thuajse menjëherë.