Caktoni kontroll

Schedule a review

389 2 3091500

Trajtimi i frakturave

Frakturë është thyerja e kockës. Kocka mund të jetë e thyer plotësisht ose në nje pjesë në çfarëdo pozicioni ose mënyre gjatësore, në mënyrë tërthore ose në disa pjesë.

Llojet e frakturave

Kockat janë të ngurta, por ato përkulen deri në një farë mase gjatë ushtrimit të forcës së jashtme. Sidoqoftë, nëse forca është shumë e lartë, kockat do të thyhen, ashtu siç thyhet plastika kur përthyhet së tepërmi.

Ashpërsia e frakturës zakonisht varet nga forca e shkaktimit të saj. Nëse pika e thyerjes së kockave tejkalohet pak, atëherë kocka mund të plasaritet në vend që të thyhet plotësisht. Nëse forca e ushtruar është ekstreme, siç është në rastet e aksidentit automobilistik ose rastet e plagosjes me armë zjarri, kocka mund të thyhet.

Nëse kocka thyhet në atë mënyrë saqë kocka del mbi lëkurë ose nëse plaga depërton poshtë në kockën e thyer, në këtë rast kemi të bëjmë me  “frakturë të hapur”. Kjo lloj frakture është veçanërisht serioze sepse me hapjen e lekurës (depërtimin e kockës nga lëkura), mund të shfaqet infeksion në plagë dhe në kockë.

 

Llojet më të zakonshme të frakturave:

  • Frakturë e qëndrueshme. Kur skajet e thyera të kockave janë brenda linjës dhe nuk ka zhvendosje të kockës.
  • Frakturë e hapur, komplekse. Atëherë kur lëkura mund të depërtohet (shpohet) nga kocka ose nga goditja e cila e tejkalon lëkurën në momentin e frakturës. Kocka mund ose nuk mund të jetë e dukshme në plagë.
  • Frakturë  anësore. Kjo lloj frakture shfaqet në  këndin e kockës.
  • Frakturë e thërrmuar (në grimca). Në raste të tilla kocka është e thyer në tre ose më shumë pjesë.

 

Shkaqet

Shkaqet më të zakonshme të frakturave janë:

  • Trauma – përplasje, aksident me automjet ose një sulm gjatë një ndeshje futbolli, të gjitha mund të rezultojnë në fraktura.
  • Osteoporoza – ky çrregullim dobëson kockat dhe i bën ato të brishta.
  • Ushtrimi i presionit të tepruar – lëvizjet e përsëritura mund të lodhin muskujt dhe të ushtrojnë më shumë presion mbi kockë. Kjo mund të rezultojë me frakturë të shkaktuar nga presioni i tepërt. Frakturat e shtrirjes (tendosjes) janë më të zakonshme tek sportistët.

 

Simptomat

Shumë fraktura janë shumë të dhimbshme dhe mund t’ju parandalojnë lëvizjen e pjesës së dëmtuar. Simptoma të tjera përfshijnë:

  • ënjtje dhe ndjeshmëri përreth zonës së lënduar
  • Nxirje
  • Deformim —  gjymtyrët duken sikur të kenë dalë  “jashtë vendit” ose një pjesë e kockës mund të depërtoj lëkurën

 

Trajtimi

Imobilizimi me gips

Gipsi ose pambuku mineral eshte menyra me e zakonshme e trajtimit të frakturës pasi shumica e kockave të thyera mund të shërohen me sukses pas ripozicionimit te tyre dhe pas aplikimit te gipsit i cili mundeson mbajtjen e kockes se thyer në pozicionin e duhur, duke mundesuar keshtu sherim me te shpejte te saj.

Gips funksional ose bashkues

Shtresa ose bashkimi i gipsit lejon lëvizjen e kufizuar ose “të kontrolluar” të nyjeve të afërta. Ky trajtim aplikohet ne disa raste por jo të gjitha frakturat.

Terheqja

Tërheqja zakonisht aplikohet për ti rafshuar (bashkuar) kockat me tërheqje të butë dhe të ngadaltë.

Fiksimi i jashtëm

Tek ky lloj operacioni, vendosen vida metalike në kockën e thyer sipër dhe poshtë vendit të frakturës. Vidat bashkangjiten në një shufër apo kallëp metalik jashtë lëkurës. Kjo pajisje është një kornizë stabilizuese që i mban kockat në pozicionin e duhur gjatë shërimit të tyre.

Në rastet kur lëkura dhe indet e buta përreth frakturës janë dëmtuara rëndë, mund të aplikohet një fiksues i jashtëm në rast se nuk mund të tolerohet operacioni.

Fiksim i brendshëm me hapje të reduktuar

Gjatë këtij operacioni, fragmentet e kockave ripozicionohen së pari në shtrirjen e tyre normale, dhe me pas bashkohen me vida speciale ose duke bashkangjitur pllaka metalike në sipërfaqen e jashtme të kockave. Fragmentet mund të bashkohen duke vendosur shufer poshtë hapësirës së qendrës së kockave.

Shërimi

Për shërimin e frakturave nevojiten jave por ndoshte edhe muaj, në varësi të shkalles se dëmtimit dhe sa saktesisht i ndiqni këshillat e mjekut tuaj.

Edhe pas heqjes se gipsit, mund të keni nevojë të vazhdoni të kufizoni lëvizjet tuaja derisa kocka të jetë forcuar mjeftueshem per te perballuar aktivetin fizik normal.

Gjatë rikuperimit ju me siguri do të humbni forcën e muskujve në pjesën e dëmtuar. Disa ushtrime do t’ju ndihmojnë në rikthimin e forcës normale të muskujve, lëvizjes se kyceve dhe fleksibilitetit.