Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

TRANSPORT MJEKËSOR


Spitali klinik Zhan Mitrev disponon 4 autoambulanca që shërbejnë për transportin e pacientëve në spitalin tonë. Gjatë transportit pacientët shoqërohen nga një ekip mjekësor në varësi të gjendjes shëndetësore të pacientëve (nga staf i kujdesit intensiv dhe anesteziolog). Ambulanca është e pajisur me medikamente dhe mjete adekuate për imobilizimin e pacientit, monitorim, mbështetje oksigjeni, respirator, terapi infuzioni me qëllim që pacientit t’i ofrohet kujdesi i duhur në varësi të nevojave të gjendjes së tij shëndetësore gjatë transportimit.