Caktoni kontroll

Schedule a review

Почитувани,

Користејќи ги дигиталните информациски и комуникациски технологии, Zan Mitrev Clinic обезбеди електронски пристап до здравствените услуги кога не е потребна или можна Ваша лична посета.

Воведуваме online консултација, советување со лекар специјалист од одредена област во траење од 10 минути која е овозможена преку видео комуникација.

За време на видео разговорот, лекарот може да ве советува за терапијата, да предлага стратегии за домашна нега или да препорача дополнителни медицински испитувања.

Закажете online консултација преку нашата интернет страница www.zmc.mk или на следниот линк zmc.tiktak.mk

Со почит,

Zan Mitrev Clinic

00389 2 3091 484

Zëvendësimi i nyjeve me protezë

Zëvendësimi total i gjurit është një procedurë kirurgjike në të cilën mënjanohen dhe zëvendësohen pjesë të dëmtuara nga artriti me pajisje metalike, plastike ose qeramike të njohura me emrin protezë. Këto proteza janë dizajnuar me qëllim për të zëvendësuar dhe mundësuar lëvizjen normale të kyçeve (nyjeve).

Në vitin 2011, në Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane kryer  gati 1 milion zëvendësime totale të gjurit. Zëvendësimet më të shpeshta te kryera te kyçeve jane pelvisi (hip) dhe gjuri, por intervenimi i zëvendësimit mund të kryhet edhe tek nyjet e tjera, duke përfshirë kyçin e këmbës, kyçin e dorës, shpatullën dhe bërrylin.

Anatomia

Kyçi është pjesa në të cilën bashkohen skajet e dy ose më shumë kockave. Ekzistojnë disa lloje të kyçeve në trup. Për shëmbull, gjuri konsiderohet të jetë kyç, për shkak të aftësisë për tu përkulur dhe drejtuar. Pelvisi dhe shpatullat janë kyçe (nyje) në të cilat pjesa e rrumbullakosur e njerës kockë përputhet me pjesën tjetër të kockës e cila është e thellë dhe ka formën e një gote.

Kur rekomandohet zevendesimi total i kyçit?

Ekzistojnë disa gjendje të cilat mund të shkaktojnë dhimbje të kyçeve dhe pengese te levizjes, te cilat bejne qe pacientet te marrin ne konsiderate ndërhyrjen kirurgjikale. Në shumë raste, dhimbja e nyjeve shkaktohet nga dëmtimi i kërcit që rregullon skajet e eshtrave nga artriti, nga frakturat apo nga kushte gjendje të tjera.

Në rast se me ndihmën e trajtimit jo-kirurgjikal sic janë ilaçet, terapia fizikale nuk i lehtësojnë dhimbjet apo problemet me lëvizshmërinë e nyjeve gjate aktiviteteve tuaja të përditshme , atëherë, mjeku juaj mund të rekomandojë zëvendësimin total të gjurit.

 

Përgatitja e operacionit

Gjatë një periudhe të përcaktuar para kryerjes së operacionit, ekipi i kirurgëve sëbashku me mjekun për kujdesin tuaj parësor, do të angazhohen në pergatitjen tuaj për realizimin e kësaj procedure. Për shembull, mjeku për kujdesin tuaj primar shëndetësor do të verifikoj gjendjen tuaj shendetësore të përgjithshme, ndërkohë që mjeku kirurg mund  të kërkojë disa ekzaminime për planifikimin e operacionit tuaj, siç është ekzaminimi i analizave të gjakut dhe kardiogrami.

Gjithashtu, për përgatitjen tuaj para operative duhet të bisedoni me mjekun tuaj dhe bëni pyetje. Pergatituni fizikisht me anë të ushqimit dhe ushtrimeve të rekomanduara nga mjeku. Ndërmerrni disa hapa për organizimin tuaj në shtëpi me mjete ndihmëse siç është përdorimi i stolit apo karriges gjatë momentit kur jeni duke bërë dush për sigurinë dhe komoditetin tuaj në javët para operacionit. Me përgatitjen dhe planifikimit tuaj më parë, do të kontribuoni në mundësimin e një operacioni të qetë si dhe në shërimin tuaj të shpejtë.

 

Procedura kirurgjikale

Kirurgjia totale e zëvendësimit të gjurit zgjat disa orë. Procedura kryhet në spital ose qendër kirurgjikale ambulatore.

Gjatë operacionit, kërci dhe kocka e dëmtuar hiqen nga kyçi juaj dhe zëvendësohen me komponentë protetikë të bërë nga metali, plastika ose qeramika. Proteza ka per qellim zevendesimin e formës dhe lëvizjes se kycit apo nyjes natyrale. Për shembull, në rastin e pelvisit te prekur nga artriti, topi i dëmtuar (skaji i sipërm i femurit) zëvendësohet nga një top metalik i cili i bashkangjitet një trupi tjetër metalik që është ngjitur në pjesën e femurit dhe vendoset një hapësirë e thelle plastike (zgavër) në pjesën e pelvisit, duke zëvendësuar zgavrën e dëmtuar.

 

Komplikimet

Mjeku juaj do të shpjegojë rreziqet e mundshme dhe komplikimet e zëvendësimit total të gjurit, përfshirë ato që lidhen me vetë operacionin dhe ato që mund të ndodhin me kalimin e kohës pas operacionit tuaj.

Shumica e komplikimeve mund të trajtohen me sukses. Disa nga ndërlikimet më të zakonshme të operacionit për zevendesimin e kyçit përfshijnë infeksionin, mpiksjen e gjakut, dëmtimin e nervit dhe problemet protetike siç janë lirimi ose rënia e protezës.

 

Sherimi

Rimëkëmbja dhe rehabilitimi eshte individual dhe i ndryshem për cdo pacient. Në përgjithësi, mjeku juaj do t’ju nxise që të përdorni kyçin “e ri” menjëherë pas operacionit. Edhe pse në momente të caktuara  tingellon të jetë e veshtirë, ndjekja e udhëzimeve të mjekut tuaj do të përshpejtojë shërimin tuaj.

Shumica e pacientëve do të pësojnë disa dhimbje të përkohshme në zonën e nyjes së zëvendësuar sepse muskujt përreth janë të dobët nga mungesa e veprimit, trupi përshtatet në nyjen e re dhe indet shërohen. Dhimbje duhet të kalojë brenda disa muajve.

Ushtrimet janë pjesë e rëndësishme e procesit të rimëkëmbjes. Mjeku ose fizioterapisti juaj do t’ju jap ushtrime specifike për t’ju ndihmuar të rifilloni me lëvizjen dhe forcimin e kyçit.

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me kufizimet e aktiviteteve tuaja pas zëvendësimit të plotë të nyjes, ju lutemi këshillohuni me mjekun tuaj.

Rezultatet afatgjata

Shumica e pacientëve janë në gjendje të kryejnë aktivitetet e përditshme më lehtë pas operacionit me zëvendësimin e plotë të nyjes. Tek shumica e pacienteve zëvendësimi i nyjes zgjatë per shumë vite, duke i’u siguruar atyre një jete cilësore dhe të përmirësuar qe perfshin reduktim te dhimbjes, permiresim te lëvizshmërise të forcës.