Klinika Zhan Mitrev: Akuza është krejtësisht e pabazë, presim një proces publik dhe transparent

Klinika Zhan Mitrev pret një proces publik dhe transparent përmes të cilit do të dëshmojmë pafajësinë tonë në lidhje me të gjitha akuzat ndaj doktor Mitrev dhe klinikës tonë. E vërteta është në anën tonë, akuza është krejtësisht e pabazë dhe këtë do ta vërtetojmë institucionalisht. Presim një proces të shpejtë dhe transparent në të cilin do të dëshmohet e vërteta përmes informacionit të qartë dhe publik, dëshmive dhe provave se asnjë pacient nuk është mashtruar.

Gjatë pandemisë Covid-19, klinika dhe stafi ynë kanë luajtur një rol heroik, prandaj, ky turp dhe këto sulme që ne po përjetojmë le t’i shërbejnë atyre të cilët i kanë porositur ato. Ne kemi përdorur hemofiltrimin si një metodë për të trajtuar pasojat e Covid-it, por jo si një ilaç apo kurë për Covid-in. Pretendimet e Prokurorisë Themelore Publike në aktakuzë nuk kanë asnjë kuptim.

Edhe një herë theksojmë se edhe në periudhat më të vështira, Klinika ka punuar sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, në mënyrë transparente dhe në përputhje me metodat e përcaktuara dhe të lejuara të trajtimit. Të gjitha këto do t’i vërtetojmë në gjykatë dhe mendojmë se publiku na mbështet plotësisht dhe drejtësia jonë është mëse e qartë për ta.

Klinika Zhan Mitrev si anë e dëmtuar do t’i bashkohet akuzës ndaj pronarit të portalit DokazM

Klinika Zhan Mitrev si anë e dëmtuar do t’i bashkohet prokurorisë për akuzë ndaj pronarit të portalit DokazM, Marjan Stamenkovski, pasi Prokuroria Themelore Publike ka inkurajuar viktimat e tjera të mundshme të krimeve të tilla që t’i raportojnë. Klinika i bashkohet akuzës për të pavërtetat e shumta për klinikën dhe punonjësit e saj, kualifikimet fyese dhe degraduese, ushtrimin e presionit dhe shantazhit reketues.

Informacioni kryesor që presim të jetë pjesë e procedurës para-hetimore është nëse ka pasur korrelacion mes postimeve në Portalin DokazM dhe punës së hetuesve të OJ-së që po zhvillojnë procedimin hetimor kundër nesh.

Sikurse deri tani kemi informuar, në disa raste portali DokazM ka publikuar informacione bazuar në procedurën para-hetimore në të cilën ka paralajmëruar masat ndaj Klinikës Zhan Mitrev. DokazM, në një tekst të publikuar më 15.11.2022, parashikoi masën e bllokimit të llogarisë dhe ndalimin e shitjes së aksioneve, të cilën Prokuroria Themelore Publike e bëri tre ditë pas publikimit të tekstit, pikërisht me datë 18.11.2022.

Për një kohë të gjatë Klinika Zhan Mitrev, Dr. Mitrev si dhe punonjësit e klinikës kanë qenë target i oportunizmit të Stamenkovskit, kun ë portalin DokazM janë publikuar tekste të rreme, me informacione të pavërteta, të pabaza dhe të paargumentuara duke shkaktuar vazhdimisht dëme përsa i përket reputacionit të klinikës si dhe personalisht individëve të caktuar, punonjës të klinikës.

Portali DokazM ka publikuar email-e që kanë qenë pjesë e komunikimeve të brendshme të klinikës, mesazhe të marra nga një ish-punonjës që tani punon në Spitalin Acibadem Sistina dhe i cili në rrjetet sociale i kërcënonte hapur punonjësit e klinikës Zhan Mitrev. Ky komunikim duhet t’i nënshtrohet edhe veprimeve parahetimore.

Stamenkovski në tekstet e publikuara ka përdorur fyerje të shumta duke ndikuar në opinionin dhe perceptimin e një numri të madh të lexuesve.

Klinika Zhan Mitrev beson në transparencë, objektivitet, mbështet parimet e gazetarisë investigative dhe veçanërisht lirinë e fjalës.

Por, në publikimet e portalit DokazM nuk ka pasur as parime gazetareske dhe as respektim të së drejtës për t’u shprehur. Klinika ka kohë që kërkon një mënyrë për të mbrojtur institucionalisht punën e klinikës dhe punonjësve të saj nga sulme të tilla. Kjo është mënyra e vetme dhe për këtë arsyer ka vendosur t’i bashkohet kësaj akuze menjëherë pas thirrjes së bërë nga Prokuroria Themelore Publike.

Klinika Zhan Mitrev: Portali DokazM bënte kërkesa dhe Prokuroria Themelore Publike i zbatonte ato

Klinika Zhan Mitrev dëshiron të informojë publikun se në vazhdimësi gjatë shtatë muajve të fundit, spitali është përballur me procedura të koordinuara nga disa palë të interesuara me qëllim që të ndikojë në funksionimin e rregullt të spitalit.

Në portalin DokazM, disa herë janë publikuar tekste të bazuara në informacione në procedurën parahetimore, në të cilat është bërë e ditur se çfarë masash do të ndërmerren ndaj Klinikës Zhan Mitrev.
Për t’a bërë lidhjen e këtyre të dhënave më të dukshme dhe më të qartë, ka ndodhur pikërisht ajo që ka kërkuar DokazM në tekstin e publikuar po në këtë portal me datë 15.11.2022, pra bllokimi i llogarisë së Klinikës Zhan Mitrev dhe ndalimi i shitjes së aksioneve! (VENDIMI gjendet i bashkangjitur në këtë njoftim)

Tre ditë pas publikimit të këtij teksti më 18.11.2022, Prokuroria Themelore Publike merr vendim identik të kërkuar nga DokazM, me të cilën merr masën për bllokimin e llogarisë së Klinikës Zhan Mitrev! (VENDIMI është i bashkangjitur në këtë njoftim)

Kujtojmë se për tre javë llogaria e Klinikës Zhan Mitrev ishte e bllokuar, gjë që ndikoi në funksionimin e rregullt të spitalit. Vendimi u apelua, ndalimi u hoq. Edhe pse klinika tani nuk është e bllokuar, mundësia e ribllokimit ende ekziston pasi gjykata e ka kthyer vendimin për rishqyrtim.

Pyesim publikisht:

Si institucioni shtetëror merren vendime në bazë të asaj që shkruan portali DokazM?

A qëndron dhe cfarë qëndron pas shkrimeve të publikuara nga DokazM ndaj Klinikës Zhan Mitrev?

A dëshiron dikush të shkatërrojë financiarisht dhe me qëllim Klinikën Zhan Mitrev dhe funksionimin e saj duke bllokuar me vetëdije 90 milionë denarë?

Kush qëndron pas këtij presioni të organizuar që ka si qëllim shkaktimin e dëmeve të mëdha në Klinikën Zhan Mitrev?

A synon ky sulm marrjen armiqësore të klinikës duke e çuar atë në prag të rrënimit ekonomik me qëllim që të merret me një çmim të volitshëm?

A ka persona të vetëdijshëm në këtë vend se ekipi ynë çdo ditë lufton për shpëtimin e qindra jetëve njerëzore?

Në kuadër të ruajtjes së transparencës dhe kërkimit të përgjigjeve do të njoftohet Komiteti i Helsinkit, Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe Këshilli për Etikën në Media.

Pas gjithë kësaj, le të përsërisim edhe një herë shifrat të cilat janë të rëndësishme për publikun.

Kujtojmë se nga numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar nga COVID-19 në vend, më pak se 10% e tyre janë trajtuar në Spitalin klinik Zhan Mitrev me një shkallë suksesi të mbijetesës prej 76.4%. Nga 280 personat që ndihen të dëmtuar/mashtruar (sipas listës nga Prokuroria Themelore Publike), 43% janë të mbijetuar, ndërsa numri i jetëve të humbura është 1,6% nga numri i përgjithshëm i vdekjeve në Maqedoni.

Kujdesi për shëndetin duhet të jetë në vendin e parë

Zbulimi në kohë madje edhe i sëmundjes më serioze shpëton jetën

Dita Botërore e Kancerit festohet çdo vit më 4 shkurt. Në këtë ditë, në mbarë botën ndërmerren një numër i madh aktivitetesh për të rritur ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje me ndihmën e ekzaminimeve parandaluese. Për të kontribuar në fitoren e betejës, Spitali Klinik Zhan Mitrev, nën moton “Përfundoje luftën para se të fillojë”, ka ofruar çmime speciale për një numër të madh ekzaminimesh të cilat do të jenë të vlevshme deri më 31 mars 2023.

  • Ekzaminimi gjinekologjik 2000 denarë.
  • Zbulimi i HPV (smear/tampon) 2500 denarë.
  • Tumor marker PSA 600 denarë.
  • Eko e gjirit 1500 denarë.
  • Eko e tiroides 2000 denarë.
  • Mamografia 2D 2000 denarë.
  • Mamografia 3D 3000 denarë.
  • Fotofinder – skanim i lëkurës/ nishaneve 6000 denarë.
  • MSCT native (mushkëri) 7000 denarë.
  • Angiografi pulmonare me kontrast 8000 denarë.
  • Ekzaminimi nefrologjik 2000 denarë.
  • Kolonoskopi me anestezi 14000 denarë.
  • Gastroskopi me anestezi 14000 denarë.
  • Kolonoskopi virtuale 12000 denarë.
  • MR e mitrës me kontrast 9000 denarë.
  • MR të gjirit 9000 denarë.

Parandalimi është gjëja më e rëndësishme. Rezervoni terminin në 02/3091-484

Ambasadorja e Izraelit në vizitë në Spitalin klinik Zhan Mitrev

Bashkëpunim i mundshëm ndërmjet Klinikës Zhan Mitrev me Izraelin

Ambasadorja e Izraelit Znj. Simona Frankel vizitoi Spitalin klinik Zhan Mitrev. Qëllimi i vizitës ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit ndërmjet Klinikës Zhan Mitrev dhe sektorit shëndetësor të Izraelit.Gjatë vizitës, ambasadorja Frankel u prit nga themeluesi i spitalit Dr. Zhan Mitrev dhe u njoh me rezultatet e arritura të këtij institucioni mjekësor të specializaur në kardiokirurgji, si dhe me shërbimet e tjera shëndetësore për kujdesin e pacientëve brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë vizitës së departamenteve dhe infrastrukturës së spitalit, ambasadores i’u prezantuan hollësisht kapacitetet dhe proceset e plota hapësinore të spitalit. U prezantua teknologjia dhe pajisjet e disponueshme që e renditin këtë institucion të rrallë mjekësor ndër ofruesit më të mirë të kujdesit shëndetësor në botë.

Ambasadorja Frankel u impresionua veçanërisht nga mënyra e aplikimit të konceptit të spitalit “të gjelbër” sipas të gjitha parametrave infrastrukturore dhe mjedisore, duke e bërë klinikën Zhan Mitrev lider në rajon dhe një nga spitalet e pakta plotësisht të dixhitalizuara me një sistem kontrollues të pavarur ambiental.
Theks i veçantë u vendos në mundësinë e ofrimit të shërbimeve të kualifikuara dhe cilësore në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare për pacientët e huaj, për të cilët Spitali klinik Zhan Mitrev ka lidhur marrëveshje me fonde shëndetësore nga vende të tjera, përfshirë edhe SHBA-në.

Duke i bërë një rezyme kësaj vizite, ambasadorja Frankel përgëzoi themeluesin e klinikës Dr. Zhan Mitrev dhe të gjithë punonjësit e spitalit. Ajo mori përsipër të shqyrtojë mundësitë e bashkëpunimit me sektorin shëndetësor të Izraelit në këtë fushë, mbi të gjitha, në fushën e zhvillimit profesional për të shkëmbyer përvoja praktike në aplikimin e diagnostikimit më të përsosur dhe metodat terapeutike në fushën e kardiokirurgjisë.

Ambasadorja u njoh edhe me rezultatet e jashtëzakonshme të punës gjatë 23 viteve, si dhe për posedimin e certifikatës nga Joint Commission International (JCI) që nga viti 2017 dhe në vazhdim – që është njohja më e lartë ndërkombëtare në fushën e shërbimeve shëndetësore.

RV (realiteti virtual) në praktikë – E ardhmja është në përparimin teknologjik

Si pjesë e programit Erasmus Plus EU, spitali ynë, së bashku me Klinikat Universitare të Roterdamit, Vjenës dhe Barcelonës, morën një grant shumëvjeçar për të testuar simulimin e realitet virtual. Ky simulim ka për qëllim edukimin në fushën e kardiokirurgjisë, konkretisht: përfshirjen dhe përjashtimin e pacientëve nga qarkullimi ekstrakorporal, si dhe reanimimin kardiopulmonar pas ndërhyrjes kardiokirurgjike.
Ky projekt nënkupton pjesëmarrjen aktive të specializantëve tanë të kardiokirurgjisë Dr. Simona Patçeva dhe Dr. Gorazd Konjanovski, nën mbikëqyrjen e prof. Dr. Milka Klinçeva dhe ka për qëllim edukimin dhe zbatimin praktik të asaj që është mësuar.

Si funksionon?

Simuluesi përbëhet nga syze me anë të të cilave shihet realiteti virtual, këto syze janë të lidhura me dy mjete të tjera që mbahen në duar dhe softueri i veçantë monitorues transmeton lëvizjet e specializantit në trupin e pacientit virtual.

Ky projekt ndërkombëtar për aplikimin e simuluesit të realitetit virtual për edukimin dhe trajnimin e kardiokirurgëve të rinj ka disa përparësi. Një prej tyre është fakti që bëhen prova të shumta, të përsëritura ku mund të mësohet nga gabime të mundshme pa rrezikuar realisht jetën e pacientit.

Aplikimi konkret dhe përhapja e gjerë e kësaj mënyre edukimi dhe trajnimi me simulues të RV kudo në botë pritet të ndodhë në vitet e ardhshme.
Ekipi ynë është shumë i lumtur që mund të kontribuojë dhe gjithashtu është ndër përdoruesit e parë të metodave më të fundit të trajnimit.

Trajtimet bashkëkohore për riparimin e kërcit të dëmtuar të kyçeve me qeliza staminale dhe kërc artikular autolog

Dëmtimi i kërcit të kyçeve (gjurit, shpatullës, bërrylit, kyçit të këmbës, etj.) tek njerëzit është një dukuri e zakonshme. Ato mund të shkaktohen nga sëmundja degjenerative progresive – osteoartriti ose të jenë të një natyre traumatike – lëndim. Trajtimet më moderne bazohen në mjekësinë rigjeneruese ose përdorimin e potencialit biologjik të vet organizmit për riparimin e dëmtimit të kërcit të kyçeve.

Metodat më të përdorura janë: PRP, qelizat staminale dhe së fundmi përdoret riparimi i kërcit të dëmtuar me kërc autolog (të vet pacientit). Ky trajtim modern kryhet në mënyrë artroskopike ose me teknikë minimale invazive (prerje të vogla) dhe qëndrimi në spital është njëditor.

Përfitimi i pacientit nga ky trajtim është fakti se do të ketë riparim/rigjenerim të kërcit artikular i cili varion ndërmjet 80 dhe 90%. Riintegrimi i kërcit të dëmtuar ndodh brenda 4 – 6 javësh pas implantimit. Dhimbja postoperative është ndjeshmërisht e ulët, nuk ka ënjtje, nuk ka reaksion alergjik, sepse është pjesë e implantuar e indit të vetë pacientit, pa suplemente/shtesa artificiale apo trupa të huaj.
Më pas, vijon periudha e rehabilitimit, e cila kryhet nga fizioterapistë të trajnuar.

Në klinikën tonë Prof. Dr. Konstantin Mitev – kirurg traumatolog, së bashku me ekipin e tij kryen në mënyrë rutinore të gjitha këto teknika me rezultate të shkëlqyera.
Kjo procedurë është e synuar për të gjithë ata që kanë defekt të kërcit në ndonjë nga nyjet artikulare (shpatull, gju, bërryl apo kyçin e këmbës).

Për të rezervuar terminin tuaj, kontaktoni në 02/3091-484