Njohuria është fuqi dhe prandaj duhet të ndahet

Të rinjtë specializantë në fushën e mjekësisë janë ata që në të ardhmen do të kujdesen për shëndetin e brezave të ardhshëm të popullsisë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që njohuritë të transferohen nga mjekët me përvojë tek mjekët më të rinjtë në mënyrë që ata njohurite e reja ti zbatojnë në punën e tyre. Bashkëpunimi me Shoqatën e Mjekëve specializantë shkon pikërisht në drejtimin e angazhimit të vazhdueshëm për edukimin e tyre. Këtë fundjavë u mbajt seminar me temën “Ekokardiografia bazike” ku morën pjesë mbi 30 specializantë të kardiologjisë dhe mjekësisë interne të përgjithshme. Si ligjërues me përvojë nga klinika jonë të cilët ndanë njohuritë e tyre mbi këtë temë ishin Prof. Dr. Milka Klinçeva, docent Dr. Tanja Angjusheva dhe docent Dr. Planinka Zafirovska.

Letër e hapur nga Dr. Zhan Mitrev drejtuar kryetarit të SHGM-së, Mlladen Çadikovski

I nderuar Çadikovski,

Do të doja të filloja duke theksuar mbështetjen time për gazetarinë investigative që ju si Shoqata e Gazetarëve promovoni. Shpresoj se do të arrini të ruani standardet e larta të raportimit në media duke ngritur nivelin e etikës dhe përgjegjësisë së të gjithë faktorëve në jetën publike.

Dje lexova me shumë zhgënjim lajmin për çmimin që IRL ka marrë për historinë që lidhet personalisht me mua dhe klinikën time. Mund të them se nuk prisja që të merrnin një shpërblim të tillë për një histori ku fajësia nuk është vërtetuar dhe ku padyshim jam dënuar për veprime të tilla para se të përfundoj gjyqi. Unë si person jam i sigurt për një gjë, se nuk jam fajtor në të gjithë rastin e inskenuar dhe prandaj po luftoj për të vërtetuar të vërtetën dhe ju jam drejtuar personalisht që të më ndihmoni në këtë luftë. Kërkesa ime ishte e thjeshtë, që të mbroni kolegët tuaj që po linçohen/dënohen nga kolegët e tyre në përpjekjen për të paraqitur anën time të historisë. Më kujtohet që më thatë se duhet të drejtohem tek IRL dhe të flas me ta për të gjithë rastin. Unë e vlerësoj shumë profesionin tuaj dhe mendoj se si kryetar i shoqatës keni një detyrim ndaj kolegëve, por sigurisht edhe ndaj publikut. Dhe publiku ka të drejtë të dijë të dyja anët e historisë.

Nuk dua të hyj thellë në arsyet përse historia e IRL-së fitoi një çmim në të cilën u shfaqën vetëm dy nga mbi 1000 pacientët që ishin në departamentin tonë të COVID-19, nuk dua të hyj në lidhjet familjare, por thjesht kërkova nga ju që të mbanit qëndrimin tuaj se asnjë gazetar nuk duhet të pengohet në qëllimin e tij për të publikuar një informacion. Akoma më pak duhet të pengohet nga kolegët e tij, gjë që ka ndodhur në të kaluarën. Natyrisht kërkesa ime nuk është fantashkencë, por një shprehje mbështetjeje për çdo gazetar që dëshiron të publikojë një artikull.

Unë nuk jam njeri që mbyll dyert, jam njeri që kam hapur derën e Klinikës për të ndihmuar mijëra njerëz. Unë nuk jam njeri i konfliktuar, por jam një person emocional që kam investuar shumë në këtë Klinikë dhe jam themelues i shëndetësisë private në Maqedoni. Askush prej nesh nuk është i përsosur, por askush nga ne nuk duhet të gjykojë tjetrin. E di që në këtë rast nuk kam asgjë për të fshehur, sepse nuk kam bërë asnjë krim, asnjë abuzim, por koha do ta tregojë se kush ishte në anën e së vërtetës dhe kush në anën e intrigës.

Ju uroj edhe shumë suksese në luftën për një gazetari të pavarur.

Me respakt,
Dr. Zhan Mitrev

Njihni simptomat e goditjes në tru dhe reagoni URGJENT!

Njihni simptomat e goditjes në tru dhe reagoni URGJENT!

  • Dobësi në gjymtyrë ose paralizë në njërën anë të trupit
  • Njolla të errëta në njërin ose të dy sytë, shikim i zvogëluar ose shikim i dubluar
  • Dhimbje koke e papritur/e fortë
  • Vështirësi në të folur

Sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane për goditjet në tru, çdo katër sekonda një person përjeton goditje në tru dhe çdo 40 minuta një person vdes nga i njëjti shkak. Shifrat janë të frikshme!

Çfarë është në të vërtetë goditja në tru dhe cilat janë arsyet që çojnë në shfaqjen e saj?

Goditja në tru është një gjendje e ishemisë akute të sistemit nervor qendror, e cila ndodh për shkak të ndërprerjes ose reduktimit të qarkullimit intracerebral. Kjo ndodh për shkak të shfaqjes së trombozës, embolisë ose spazmës ose gjakderdhjes së enëve të gjakut arterial, e cila përfundimisht çon në ulje të qarkullimit në varësi të zonës së vaskularizimit dhe si rezultat dhe si rezultat shkakton dëmtim të indit të trurit.

Mungesa e furnizimit me gjak çon në ulje të oksigjenit ose lëndëve të tjera ushqyese në tru dhe çon në vdekjen e qelizave të trurit. Qarkullimi cerebral gjithashtu mund të ndikohet si pasojë e ruptimit (shkëputjes) së arteries në tru.

Disa njerëz mund të përjetojnë vetëm ishemi të përkohshme të qarkullimit cerebral, një gjendje e quajtur sulm ishemik kalimtar (TIA), e cila për fat të mirë nuk çon në dëmtime të përhershme neurologjike.

Nëntëdhjetë për qind (90%) e goditjeve ndodhin për shkak të mpiksjes së gjakut, goditjeve ishemike, të shkaktuara nga ekzistenca e mpiksjes së gjakut në një pjesë të caktuar të trurit që shkakton vdekjen e indit të trurit që nuk mund të mbijetojë pa oksigjen.

Si mund ta njohim/dallojmë në kohë goditjen në tru, duke pasur parasysh se çdo sekondë vlen në përpjekje për të reduktuar efektet e dëmshme të goditjes? Cila është simptomatologjia, shenjat që duhet të na shtyjnë të kërkojmë ndihmë urgjente mjekësore?

  • Shenjat dhe simptomat janë si më poshtë:
  • Dëmtimi i të folurit dhe perceptimi i dëmtuar i mjedisit, konfuzioni ose afazia shqisore.
  • Paralizë ose dobësi e fytyrës, krahëve ose këmbëve. Kjo ndodh shpesh vetëm në njërën anë të trupit, dhe gjithashtu mund të shkaktojë asimetri të buzëve.
  • Probleme me shikimin në njërin ose të dy sytë, ulje të shikimit ose njolla të errëta në njërin ose të dy sytë, ose shikim të dubluar/dyfishtë.
  • Dhimbje koke – dhimbje koke e papritur e rëndë që shpesh shoqërohet me të vjella, marramendje ose çrregullim të vetëdijes.
  • Vështirësi në ecje – ataksi, humbje e koordinimit ose dobësi e papritur.

Cilët janë faktorët e rrezikut që çojnë në goditje në tru dhe cilat janë arsyet pse gjithnjë e më shumë të rinj vuajnë nga goditja në tru? A shfaqet ajo edhe tek fëmijët?

Goditja ishemike, si lloji më i zakonshëm i goditjes, ndodh për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, modifikues dhe jo modifikues, të cilët shpesh kombinohen.
Historia familjare e goditjes në tru, mosha mbi 55 vjeç, gjinia mashkullore, ataku i mëparshëm ishemik kalimtar (TIA), disa hemoglobinopati (anemia drapërocitare/çrregullim i trashëguar), foramen ovale persistente (PFO), trombofilia gjenetike – janë faktorë të pamodifikueshëm që individi nuk mund t’i ndryshojë as të ndikojnë dukshëm në to. Prandaj, këta pacientë kërkojnë kontrolle më të shpeshta si dhe shmangien e faktorëve ose kushteve provokuese ose terapi të caktuar.

Faktorët modifikues janë: ruajtja e presionit normal të gjakut nën 130/80 mm Hg, niveli i ulët i kolesterolit në gjak, trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare (foramen ovale persistente, defekt septal atrial, sëmundje mitrale, fibrilacion atrial), kontrolli i sëmundjes periferike dhe karotide ose aterosklerozës, ruajtja e peshës normale trupore, ndërprerja e duhanit, kontrolli i diabetit, si dhe kontrolli i pacientëve që kanë pasur një infeksion të zgjatur me COVID.

Këto janë masa të përgjithshme dhe specifike që duhet të zbatohen tek pacientët që bëjnë pjesë në grupin e rrezikut. Këtu nuk duhet neglizhuar edhe migrena si shenjë e TIA ose goditjes në tru dhe lidhja e saj me PFO ose aneurizmën intrakraniale – shkaku më i zakonshëm i goditjes hemorragjike tek popullata më e re.

“Koha është truri” – përse është e rëndësishme të intervenohet në 2-3 orët e para pas goditjes në tru dhe në çfarë konsiston trajtimi, terapia për goditjen në tru?

Kohëzgjatja e ishemisë, lokalizimi i goditjes dhe prania e qarkullimit kolateral janë faktorët kryesorë të shkallës dhe shtrirjen/përhapjes së invaliditetit. Nëse pacienti ka ndonjë nga simptomat e përmendura, është e nevojshme të kërkojë ndihmë mjekësore. Në mjekësinë moderne ekziston një shprehje “koha është truri”. Goditja akute është një gjendje akute që trajtohet në të ashtuquajturat qendra infarkti, ku krzerja e riperfuzionit brenda 60-120 minutave të para nga shfaqja e simptomave të para ka një rëndësi kzçe në trajtimin e goditjes në tru. Në letërsinë anglo-saksone ekziston një akronim që do të thotë shpejtë ose “FAST” (face, arms, speech, time).

Shenja paralajmëruese e goditjejes në tru ndonjëherë vjen në formën e një ataku ishemik kalimtar (TIA) që zgjat më pak se 24 orë dhe nuk lë pasoja. Pse nuk duhet ta neglizhojmë këtë të ashtuquajtur goditje e fshehur, e cila përsëritet në një numër të madh rastesh?

Sulmi ishemik kalimtar (TIA) është një periudhë e përkohshme e simptomave të ngjashme me goditjen në tru që zgjat vetëm disa minuta dhe nuk shkakton dëme të përhershme. Shpesh quhet mini goditje, TIA është një shenjë paralajmëruese sepse 30% e njerëzve me TIA do të zhvillojnë një goditje brenda vitit të parë që nga ngjarja e parë. Ajo është gjithmonë një arsye për ekzaminim të mëtejshëm për të parandaluar goditjen tjetër të rradhës.

Ndërgjegjësimi për ekzaminimet parandaluese në vendin tonë është ende në nivel të ulët dhe janë pikërisht ato që shpëtojnë jetë. Cilat janë rekomandimet për parandalimin e goditjes në tru?

Kushtet bazë për parandalimin parësor të infarktit në tru janë: ekzaminimi i popullatës me rrezik, ruajtja e regjimit higjieno-dietik, trajtimi i hershëm i aterosklerozës, parandalimi i fibrilacionit atrial dhe marrja e terapisë, futja e një protokolli për trajtimin e atakut ishemik kalimtar sipas moshës dhe ndikimi ndaj faktorëve modifikues të jetesës.

Termi ” cryptogenic stroke ” duhet të harrohet, sepse nëse çdo pacient i nënshtrohet një protokolli diagnostikues të infarktit, do të marrë diagnozë të përshtatshme të etiologjisë dhe në të njëjtën kohë do të parandalohet mundësia e një ngjarje apo sulmi të ri.

Në përgjithësi, shkaqet e trombofilisë, foramen ovale persistente dhe aneurizmave intrakraniale duhen kërkuar në fëmijëri dhe adoleshencë të hershme. E njëjta gjë vlen edhe për të rinjtë nga mosha 20 deri në 50 vjeç. Në këtë grupmoshë është e rëndësishme rritja e nivelit të kulturës shëndetësore me ndikimin e faktorëve modifikues, si dhe skrining për fibrilacion atrial dhe sleep apnea (apnea e gjumit).

Pas dekadës së pestë të jetës, për të reduktuar rrezikun e goditjes në tru, duhen shtuar përpjekjet për të parandaluar aterosklerozën, sëmundjet karotide, diabetin dhe hipertensionin, sëmundjet valvulare të zemrës.

Mjekët e familjes, kardiologët dhe neurologët, nga ana tjetër, nuk duhet të ndalen në faktin se pacienti pas atakut ishemik kalimtar ose goditjes në tru ka një tomografi të kompjuterizuar pothuajse normale të trurit, sepse kjo nuk do të thotë shumë për prognozën e pacientit. Përkundrazi, është i nevojshëm kërkimi intensiv i arsyeve dhe parandalimi i tyre. Kuptohet se rezonanca magnetike ofron të dhëna shumë më të sakta për llojin dhe shkallën e dëmtimit të trurit. Pacienti duhet t’i nënshtrohet një protokolli diagnostikues lokal përpara se të vendoset diagnoza ose çfarëdo lloj supozimi.

Në thelb, mjekësia parandaluese është më ekonomike, sepse parandalon shfaqjen ose përsëritjen e goditjes në tru ose të atakut ishemik kalimtar.
Është vonë për të reaguar nëse shfaqen pasoja, pra nëse shfaqet invaliditeti, që është një situatë katastrofike si për familjen e pacientit, ashtu edhe për të gjithë shoqërinë.

Goditja në tru dhe zgjidhjet e mundshme

Goditja në tru është një gjendje në të cilën, për shkak të ndërprerjes ose furnizimit të pamjaftueshëm të trurit me gjak dhe oksigjen, qelizat e trurit fillojnë të vdesin. Vdekja e qelizave të trurit është një proces i pakthyeshëm dhe në shumicën e rasteve përfundon me paralizë të pjesshme ose të plotë, pra me paaftësi fizike, madje edhe me vdekje.

Ndër shkaqet kryesore që mund të çojnë në këtë gjendje është sëmundja e njohur si ateroskleroza e arterieve karotide. Më saktë, bëhet fjalë për një bifurkacion i arteries karotide – arteria karotide e zakonshme ndahet në një arterie karotide të brendshme dhe të jashtme. Është mirë të dini se ka një zgjidhje. Bëhet fjalë për aplikimin e një qasjeje minimale invazive në trajtimin kirurgjik të aterosklerozës së arterieve karotide, gjatë së cilës rikthehet qarkullimi i gjakut në tru.

Si të dallojmë goditjen në tru?

Goditja në tru mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Në format më të lehta, goditja në tru mund të çojë në simptoma të tilla si: paralizë e gjysmës së trupit dhe fytyrës, vështirësi në të folur, vështirësi në gëlltitje, vështirësi në frymëmarrje, humbje të shikimit, dështim në njohjen e fytyrave dhe humbje të plotë të të folurit. Mund të vërehen edhe raste të caktuara të përgjumjes së rëndë dhe madje edhe koma.
Në formën e saj më të rëndë, goditja në tru mund të shkaktojë vdekje të menjëhershme.

Diagnostikimi i nevojshëm

Gjatë shfaqjes së ndonjërës prej këtyre simptomave, është e nevojshme të shkoni menjëherë te mjeku, të bëhen hetimet e nevojshme të shpejta që përfshijnë ekografinë Doppler dhe sigurisht tomografinë e kompjuterizuar me angiografi të arterieve karotide.

Ekzaminimet e shpejta janë të nevojshme për të filluar trajtimin në kohë të goditjes akute, dhe në këtë mënyrë për të shpëtuar indin e dëmtuar të trurit, i cili do t’i lejojë pacientit të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme.

Për të pasur sukses më të mirë në mjekim, është e nevojshme të kryhen hetimet në 6 deri në 12 orët e para. Nëse pacienti i ka mbijetuar një goditjeje në të kaluarën, duhet të bëhen përsëri teste të reja. Këtu përfshihen: tomografia e kompjuterizuar me angiografi të arterieve karotide dhe rezonanca magnetike e trurit.

Kryerja e operacionit

Pas diagnozës veprohet me trajtim kirurgjik të aterosklerozës së bifurkacionit karotid për të parandaluar shfaqjen e një goditjeje të re, e cila mund të jetë fatale, ose të çojë në invaliditet më të rëndë ose të lehtë. Trajtimi kirurgjik përdoret në format kronike të goditjeve të mëparshme me aterosklerozë të bifurkacionit karotid dhe natyrisht në format akute të goditjes në tru. Me trajtimin kirurgjik, pllaka aterosklerotike (depozita) hiqet nga bifurkacioni karotid dhe nga arteria e brendshme karotide që furnizon drejtpërdrejt me gjak anën përkatëse të trurit.

Pllakat (shtresat) aterosklerotike mund të jenë kalcifikuese, të përziera dhe ato më të rrezikshmet njihen ndryshe si pllaka të buta, të cilat mbartin një rrezik të lartë për formën më të rëndë të goditjes. Në rastin e pllakava të buta, ka një indikacion për ndërhyrje më të shpejtë, edhe për ngushtime më të vogla të arteries karotide të brendshme që zbulohen gjatë angiografisë së kompjuterizuar.

Qasja operative në bifurkacionin karotid në anën e majtë ose të djathtë të qafës planifikohet në varësi të gjetjeve me anë të angiografisë kompjuterike. Prerja kirurgjikale ka përmasa rreth 2 centimetra dhe bëhet palosjen e qafës, në mënyrë që pas shërimit, plaga të jetë e padukshme, pra të fshihet nga palosja e qafës.

Përparësitë e trajtimit kirurgjik minimal invaziv

Jo vetëm që prerja kirurgjikale bëhet me qasje minimalisht invazive. Gjithashtu, qasje minimalisht invazive përdoret edhe në anestezi. Ndërhyrja operative kryhet me anestezi lokale, duke ndikuar direkt në zonën e ndërhyrjes operative, pa përdorur anestezi të përgjithshme endotrakeale.

Përdorimi i këtij anestezioni lokal ka disa përparësi. Duke shmangur anestezinë e përgjithshme shmanget përdorimi i shumë barnave, intubimi dhe ventilimi mekanik. Nukkohë të gjatë për zgjim në kujdesin intensive dhe shmang mundësinë e destabilizimit hemodinamik. Gjithashtu shmangen të gjitha ndërlikimet që lidhen me to dhe shkurtohet edhe kohëzgjatja e qëndrimit në spital. Nëse operacioni kryhet në mëngjes dhe pacienti është i qëndrueshëm, ai mund të lëshohet në shtëpi në të njëjtën ditë.

Gjatë procedurës operative, pacienti është i zgjuar dhe komunikon me mjekët dhe infermierët, kështu që gjatë ndërhyrjes operative bëhet monitorimi neurologjik për të parë nëse gjithçka është në rregull dhe rezultati përfundimtar është i qartë. Vlerësimi neurologjik është i pamundur të kryhet tek pacienti i fjetur nën anestezi të përgjithshme. Ne mund ta vlerësojmë neurologjikisht vetëm pasi të zgjohet, pasi të kenë kaluar disa orë nga përfundimi i ndërhyrjes operative. Nëse pas intervenimit operativ nën anestezi të përgjithshme konstatohet një deficit neurologjik, është e nevojshme të ndërhyhet sërish dhe është e mundur që të jetë humbur e ashtuquajtura koha e artë për ndërhyrje, pra afati kohor në të cilin mund të ruhet indi i dëmtuar i trurit.

Kjo qasje e re minimalisht invazive në trajtimin e aterosklerozës karotide ofron një avantazh tjetër: periudha e rikuperimit për këta pacientë është shumë më e shkurtër. Kjo do të thotë se ata mund të kthehen në funksionimin e tyre të përditshëm shumë më shpejt. Nuk ka nevojë për kontrollin e plagës ose heqjen e qepjeve pasi ato nuk përdoren në mbylljen e plagës. Plaga mund të lahet të nesërmen.

Rikuperimi më i shpejtë gjithashtu lejon planifikimin e ndërhyrjeve të mundshme operative të mëvonshme. Pse është kjo e rëndësishme? Sepse zakonisht këta pacientë kanë probleme edhe me zemrën dhe enët e gjakut në këmbë, sepse ateroskleroza është zakonisht një gjendje e përgjithësuar.

Kjo qasje minimalisht invazive për trajtimin e aterosklerozës së arterieve karotide në Klinikën Zhan Mitrev aplikohet si një procedurë rutinë. Deri më tani janë operuar në këtë mënyrë mbi 5000 pacientë, me rezultate të shkëlqyera. Për informacion shtesë, mjekët tanë janë në dispozicionin tuaj.

24 Marsi Dita Botërore e Tuberkulozit

Tuberkulozi është një sëmundje infektive e zakonshme dhe në shumë raste fatale e shkaktuar nga lloje të ndryshme të mykobaktereve, zakonisht Mycobacterium tuberculosis. Tuberkulozi sulmon mushkëritë, por mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit. Ai përhapet përmes ajrit kur njerëzit që kanë një infeksion aktiv të TB-së kolliten, teshtijnë ose përhapin pështymën e tyre përmes ajrit. Nëse nuk trajtohet, vret më shumë se 50% të të gjithë të infektuarve.

Dita Botërore e Tuberkulozit festohet këtë vit më 24 mars. Në këtë ditë ndërmerren aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për epideminë globale të tuberkulozit dhe përpjekjet për eliminimin e sëmundjes. Shënimi i kësaj dite bëhet çdo vit dhe përkujton po këtë ditë në vitin 1882 kur Dr. Robert Koch mahniti komunitetin shkencor duke njoftuar se kishte zbuluar shkakun e tuberkulozit – bacilin e TB.

Në kohën e njoftimit të Koch në Berlin, tuberkulozi po përhapej në Evropë dhe Amerikë, duke vrarë një nga shtatë persona të prekur. Zbulimi i Koch hapi rrugën për diagnostikimin dhe trajtimin e tuberkulozit. Sot, tuberkulozi vret rreth 1.7 milion njerëz çdo vit, kryesisht në Botën e Tretë.

Në vitin 1982, në njëqindvjetorin e publikimit të agjentit, shkaktarit të tuberkulozit, Shoqata Ndërkombëtare Kundër Tuberkulozit dhe Sëmundjeve të Mushkërive propozoi që 24 Marsi të shpallej Dita zyrtare Botërore e Tuberkulozit. Në vitin 1996, Organizata Botërore e Shëndetësisë iu bashkua një game të gjerë organizatash të tjera të interesuara për të rritur ndikimin e Ditës Botërore të Tuberkulozit.

Korrigjimi i qepallave me blefaroplastikë

Sytë përfaqësojnë pjesën më të spikatur të pjesës së sipërme të fytyrës, e cila ka një rëndësi të madhe estetike. Në të njëjtën kohë, sytë tregojnë gjendjen fizike të pacientit, pasi sytë janë shenja e freskisë së një personi. Vetë procesi i plakjes, si dhe pjesë të tjera të trupit, çojnë në humbje të elasticitetit të lëkurës të cilat ndikojnë në shfaqjen e qepallave të varura. Blefaroplastika është një procedurë që përdoret për të korrigjuar qepallat e varura. Gjatë kësaj ndërhyrjeje kirurgjikale, kirurgu heq lëkurën e tepërt, indin muskulor, në varësi të indikacionit dhe indin dhjamor që mund të jetë hipertrofik në zonën rreth syve.

Kush është kandidat për korrigjimin e qepallave?

Korrigjimi i qepallave kërkohet kryesisht nga pacientët që dëshirojnë trajtim estetik nga fusha e mjekësisë kundër plakjes (anti-aging), për të parandaluar procesin e plakjes. Rënia e lëkurës rreth syve është një pjesë e natyrshme e plakjes, por pacientët mund ta konsiderojnë këtë operacion nëse mendojnë se ky proces çon në një çrregullim të pamjes së tyre. Pacientët preferojnë kryerjen e blefaroplastisë edhe atëherë kur vetullat e tyre fillojnë të bien. Tek disa individë blefaroplastika i kapërcen këto probleme estetike. Një tregues absolut për kryerjen e blefaroplastikës është rënia e qepallave në një nivel të tillë që çon deri në vështirësi të shikimit, kjo është edhe mënyra se si vetë blefaroplastika mundëson përmirësimin e shikimit, veçanërisht tek personat që kanë gjithashtu muskuj të dobët të qepallave, pra tek pacientët që kanë ptozë.

Pse lëkura rreth syve plaket shpejt?

Tashmë është e njohur se rrudhat e para të dukshme shfaqen pikërisht në zonën e qepallave. Kjo për shkak se muskulatura periorbitale është shumë aktive, ndërsa lëkura në këto zona është shumë e hollë dhe shpejt humbet elasticitetin e saj, gjë që çon në formimin e rrudhave në këtë pjesë të fytyrës. Si pasojë në moshën e mesme, shumë njerëz zhvillojnë rrudha në zonën e qepallave, dhe kjo kontribuon në një imazh të plakur. Kjo është arsye e mjaftueshme për të marrë në konsideratë korrigjimin e qepallave.

Përgatitja për korrigjimin operativ të qepallave

Së pari, kërkohet një konsultë me mjekun e kirurgjisë plastike për të diskutuar gjendjen aktuale të pacientit, për të shpjeguar përgatitjen para operacionit, ecurinë operative dhe trajtimin postoperativ. Është e nevojshme që të bëhet ekzaminim klinik, për përcaktimin e rënies së kapakëve të syve nga prania e ptozës së qepallave. Gjatë ekzaminimit bëhet fotografimi i syve dhe i zonës periokulare, i cili do të shërbejë në krahasimin e mëtejshëm me pamjen postoperative. Në të ardhmen, pacienti këshillohet të ndalojë përdorimin e barnave dhe suplementeve që çojnë në një rritje të rrezikut të gjakderdhjes intraoperative dhe postoperative. Gjithashtu, nëse pacienti është duhanpirës, këshillohet të ndërpritet ose të reduktohet pirja e duhanit disa javë përpara ndërhyrjes së planifikuar kirurgjikale.

Si duket procedura e korrigjimit të qepallave?

Kur bëhet fjalë për korrigjimin e qepallave me ndërhyrje kirurgjikale, në shumicën e rasteve përdoret anestezi lokale. Anestezia e përgjithshme mund të përdoret rrallë në varësi të preferencës së pacientit. Gjatë operacionit, fillimisht përpunohen qepallat e sipërme. Është rregull që vendndodhja e prerjes duhet të zgjidhet në mënyrë që plaga/shenja pas operacionit të jetë plotësisht e fshehur dhe e padukshme. Këtu kirurgu bën një prerje të vogël dhe heq indin e tepërt të lëkurës, indin muskulor ose, nëse është e nevojshme, indin dhjamor periorbital. Blefaroplastika e qepallave të poshtme zakonisht përfshin heqjen e yndyrës (indit dhjamor), i cili kontribuon në krijimin e qeskave poshtë syve, por ndonjëherë hiqet edhe një pjesë e vogël e indit të lëkurës. Prerja mund të bëhet edhe në skajin e qepallës së poshtme nën qerpikët. Pas korrigjimit të kryer të qepallave, pacienti në shumicën e rasteve mund të kthehet në shtëpi disa orë pas ndërhyrjes.

Rikuperimi pas operacionit të qepallave

Rikuperimi pas blefaroplastikës në vetvete është relativisht i shkurtër në krahasim me disa lloje të tjera të operacionit. Nëse nuk ka komplikime, pacienti mund të shkojë në shtëpi pas operacionit. Është e rëndësishme që pacienti të pushojë për disa ditë pas ndërhyrjes. Pas operacionit pritet shfaqja e ënjtjes dhe hematomës në zonën periorbitale, por këto dukuri të pritshme janë të një natyre kalimtare. Në periudhën pas operacionit nuk pritet që pacienti të ketë dhimbje, por nëse shfaqet dhimbje, ajo trajtohet me terapi mjekësore në shtëpi. Rikuperimi i plotë pas operacionit të qepallave mund të zgjasë 1 deri në 2 javë. Kohëzgjatja e rikuperimit është individuale për çdo pacient.
Për shkak të aplikimit lokal të anestezisë në zonën periorbitale, një fenomen i pritshëm postoperativ është turbullimi kalimtar i shikimit dhe ndjeshmëria ndaj dritës.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale këshillohet shmangia e përdorimit të lenteve për të paktën 2 javë.

Pas operacionit, pacienti merr trajtim të mëtejshëm në shtëpi, ku plagët kirurgjikale janë të mbuluara me fashë, por syri nuk është i mbyllur dhe nuk pengon shikimin. Fasha duhet të qëndrojë për 5 ditë. Në ditën e 5-të pas operacionit, pacienti duhet të vijë për ekzaminim për të hequr materialin e qepjes. Procesi i heqjes së materialit të qepjes është pa dhimbje. Në shtëpi, për të zvogëluar ënjtjen pas operacionit, rekomandohet të bëni kompresa.

Pas heqjes së materialit të qepjes, pacientit i jepen udhëzime për trajtim të mëtejshëm në shtëpi, aplikim lokal i pomadës së hepatrombinës për të reduktuar hematomën postoperative, por nëse hematoma nuk është shumë e theksuar, atëherë bëhet masazh me krem hidratues në zonën periorbitale. 14 ditë pas operacionit, pacientët kthehen për ekzaminim për të parë gjendjen pas operacionit pa ënjtje dhe pa hematoma, pas së cilës jepet rekomandim i mëtejshëm për përdorimin e mjeteve që do të zvogëlojnë dukshmërinë e cikatricës (shenjës) postoperative.

Komplikime të mundshme

Duke qenë se korrigjimi i qepallave është një ndërhyrje operative minimalisht invazive, kryhet në kushte ambulatore me anestezi lokale. Prandaj, kjo procedurë kirurgjikale rrallëherë shoqërohet me komplikime, përveç shfaqjes së ënjtjes dhe hematomës, të cilat ndodhin pothuajse tek 80% e pacientëve. Përveç ënjtjes dhe hematomës, ekziston dhe mundësia që pas korrigjimit kirurgjik të qepallave, të shfaqen edhe komplikacione të tjera si gjakderdhja, përçarja e plagës kirurgjikale, nekroza, infeksioni, por përdorimi i teknikës së mirë kirurgjikale dhe zbatimi adekuat i përgatitjes paraoperative i parandalon pothuajse plotësisht këto komplikime.

Pyetjet më të shpeshta

A mund të operohen qepallat e sipërme dhe të poshtme tek të dy sytë gjatë të njëjtit intervenim?

Të dy qepallat e sipërme dhe të poshtme mund të operohen në të njëjtin akt, por nëse është e mundur, këshillohet që korrigjimi të bëhet në dy akte të veçanta.

A mundet përdorimi i Botox-it të zëvendësojë korrigjimin operativ të qepallave?

Botox- i është një bllokues neuromuskular i sinapseve dhe kështu çon në uljen e lëvizshmërisë së muskujve. Mund të përdoret për të korrigjuar rrudhat rreth qepallave të quajtura Crow’s feet, por në rastin e rënies së qepallave, veçanërisht nëse shoqërohet me dobësi të muskujve frontalë, Botox-i mund të ketë efekt negativ, pra ta përkeqësojë gjendjen e rënies së qepallave.

A mund të bëhet korrigjimi kirurgjik i qepallave dhe aplikimi i botoksit në të njëjtin akt?

Për shkak të efektit miorelaksues të toksinës botulinum, Botox-i rekomandohet të paktën 3 javë pas korrigjimit kirurgjik të qepallave.

A ka ndonjë mënyrë më pak invazive për trajtimin e qepallave të rëna?

Korrigjimi jo-kirurgjikal duke përdorur fijet COG (meso-threads) është i mundur, por nuk mund të zëvendësojë rezultatin e operacionit dhe efekti është afatshkurtër, zgjat 6-12 muaj.

Cila është mosha më adekuate për kryerjen e korrigjimit operativ të qepallave?

Rekomandohet që blefaroplastika të kryhet tek personat mbi 40 vjeç, por sigurisht që pamja klinike është e ndryshme tek secili pacient kështu që mund të bëhet edhe në moshë më të hershme.

Dr. Zhivorad Kocevski
Specialist në kirurgjinë plastike rikonstruktive dhe estetike

Çfarë janë noduset e gjendrës tiroide?

Gjëndra tiroide ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe përbëhet nga dy lobe që lidhen me një istmus. Çrregullimet e gjëndrës tiroide mund të jenë morfologjike dhe funksionale. Çrregullimet morfologjike ose çrregullimet në strukturën e gjëndrës manifestohen me ndryshime nodulare ose cistike. Zakonisht zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimit ultrasonografik të qafës të kryer nga ndonjë arsye tjetër.

Ultrasonografia është një metodë që përdoret për të zbuluar dhe monitoruar formimet e ngurta ose cistike në gjëndrën tiroide. Rreth një e treta e noduseve/nyjeve të palpueshme (të prekshme) janë cista tiroide. Dimensionet mund të jenë të ndryshme dhe zakonisht përmbajtja është lëng koloidal, i cili në varësi të dendësisë, nëse aspirohet (lëngu hiqet me shiringë), noduset/cistat mund të zvogëlohen. Ajo që është e rëndësishme të dini është se cistat shpesh mund të përsëriten dhe nëse ato janë të mëdha ose kanë përmbajtje të dyshimtë qelizore, ato duhet të hiqen në mënyrë kirurgjikale.

Noduset e ngurta janë zakonisht të natyrës beninje. Ato mund të jenë të vetme ose të shumëfishta. Ekzistenca e tyre zakonisht është asimptomatike, përveç rastit nëse nodusi është i madh dhe ushtron presion në trake ose faring, sepse në këtë rast pacienti ka vështirësi në frymëmarrje ose gëlltitje. Karakteristikat ultrasonografike janë shumë të rëndësishme për monitorimin e ndryshimeve të vetë nodusit. Nëse nodusi në fillim ka disa elementë ekografik që hedhin dyshime mbi natyrën e nodusit, ose nëse kanë ndodhur ndryshime në dimensione ose karakteristika me kalimin e kohës, atëherë vendoset indikacion për kryerjen e biopsisë me gjilpërë të imët në nodusin e gjëndrës tiroide (FNAB ). Me aspirimin/marrjen e qelizave nga nodusi do të merret material për analizë citopatologjike që do të përcaktojë ndryshimin e tij i cili mund të jetë beninj ose malinj, dhe në këtë mënyrë do të përcaktohet rrjedha e mëtejshme e trajtimit.

Karcinoma e tiroides është sëmundja malinje më e zakonshme e sistemit endokrin. Tumoret e diferencuara si karcinoma papilare ose karcinoma folikulare e gjëndrës tiroide shpesh mund të kurohen.

Prognoza është më e mirë për pacientët tek të cilët sëmundja zbulohet në një fazë të hershme. Karcinoma anaplastike është agresive, i përgjigjet dobët trajtimit dhe ka një prognozë të dobët. Karcinoma medulare është më agresive se karcinoma papilare dhe folikulare, por më pak agresive se karcinoma anaplastike dhe përbën 5-10% të të gjitha llojeve të karcinomës tiroide.
Trajtimi i kancerit kryesisht konsiston në ndërhyrjen kirurgjikale.

Klinika Zhan Mitrev ju ofron mundësinë e identifikimit, diagnostikimit dhe trajtimit adekuat të problemeve me gjendrën tiroide. Jemi në dispozicionin tuaj për t’ju ofruar informacione më të detajuara dhe për t’ju ofruar shërbimin e nevojshëm.

Rezervoni terminin tuaj në 00389 2 3091 484

Është lënë në pritje ndërtimi i qendrës radiologjike-onkologjike më moderne në rajon

Si rezultat i zhvillimeve të 8 muajve të fundit lidhur me klinikën Zhan Mitrev, informojmë opinionin publik se jemi të detyruar të pezullojmë ndërtimin e qendrës së re radiologjike-onkologjike në Katllanovë, e cila ishte parashikuar të fillonte vitin e kaluar.

“Qendra për Radiologji dhe Onkologji” është një investim i projektuar me vlerë 45 milionë euro, dhe ndërtimi i kësaj qendre është planifikuar në bashkëpunim me partnerë të huaj. Është parashikuar të ndërtohet në një lokacion në zonën e Katllanovës afër Shkupit, me rreth 350 punonjës – mjekë dhe personel tjetër mjekësor. Qendra radiologjike-onkologjike është planifikuar të pajiset me aparaturat më moderne për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve të sëmurë rëndë. Gjithashtu, është projektuar një seksion i veçantë i destinuar për rehabilitimin dhe kujdesin e pacientëve të prekur nga sëmundje malinje dhe sëmundje të tjera. Me realizimin e këtij projekti do të ofrohet kujdes dhe trajtim i lartë mjekësor për pacientët.

Shpresojmë që këtë vit më në fund do të fillojmë me ndërtimin e këtij projekti, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Maqedoninë dhe rajonin.