Si do të duket e ardhmja në mjekësi me ndihmën e VR (virtual reality)?

Javën e kaluar, në organizim të klinikës sonë dhe partnerëve dixhitalë nga projekti Erasmus Plus EU, në ambientet e Netavil-it u mbajt prezantimi praktik i platformës shëndetësore të destinuar për trajnim/simulim virtual me titull “E ardhmja është në trajnim”.

Prezantimi edukativ u mbajt nga ekspertë të huaj të njohur si Prof. Dr. Edris Mahtab, Dr. Samuel Max dhe sigurisht prof. Dr. Milka Klinçeva, e cila foli para numrit të madh të kardiokirurgëve të pranishëm, mjekëve të terapisë intensive, kardioperfuzionistëve dhe pjesës tjetër të stafit mjekësor.

Kjo platformë e realitetit virtual është pjesë e një projekti që përfshin Klinikat Universitare të Roterdamit, Vjenës dhe Barcelonës dhe klinikën tonë.
Simulatori ka për qëllim edukimin në fushën e kardiokirurgjisë, veçanërisht duke përfshirë dhe përjashtuar pacientët nga qarkullimi ekstrakorporal, si dhe reanimimin kardiopulmonar pas operacionit të zemrës.

Si funksionon?

Simulatori përbëhet nga syze VR (virtual reality) që lidhen me shkopinj që mbahen në duar dhe softueri special i monitorit transmeton lëvizjet e përdoruesit në trupin e pacientit virtual.

Ky projekt ndërkombëtar për aplikimin e simulatorit VR për mësimin dhe trajnimin e kardiokirurgëve të rinj ka disa përparësi. Një prej tyre është aftësia që stërvitet në përsëritje të shumta dhe me gabime të mundshme nga të cilat mund të mësohet, pa rrezikuar realisht jetën e pacientit.
Aplikimi konkret dhe përhapja e gjerë e kësaj mënyre edukimi dhe trajnimi me simulator VR pritet që në vitet e ardhshme të ndodhë në mbarë botën.

Shëndeti vjen nga goja

Ushqim i sigurt, jetë e sigurt

A e dini se?

Në mbarë botën, 1 nga 10 njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar? Fëmijët deri në 5 vjeç janë kategoria më e rrezikuar.

Çfarë është ushqimi i kontaminuar?

Ushqimi i kontaminuar përmban substanca dhe baktere të rrezikshme që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore tek njerëzit. Këtu përfshihen mikroorganizmat, pesticidet, mbetjet nga ilaçet të cilat përdoren për kafshët, xham/qelq dhe gurë të vegjël. Fermerët, prodhuesit dhe shpërndarësit e ushqimit duhet të ndihmojnë në sigurimin e ushqimit të pastër dhe të pandotur.

Çfarë mund të ndërmarim ne për kontrollin e ushqimit në shtëpi?

  • Lani duart me sapun para dhe gjatë përgatitjes së ushqimit
  • Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura në frigorifer, sepse mikrobet mund të shumohen shumë lehtë.
  • Mos lani mishin e pagatuar dhe shpendët me ujë. Mikrobet, nëse gjenden aty, nuk lahen, përkundrazi, mund të përhapen në sipërfaqet e punës, enët dhe ushqimet e tjera.
  • Mos hani ushqim që ka rënë në dysheme, sepse edhe prekja më e vogël mund të transferojë mikrobet në ushqim.

Nëse ushqimi është i sigurt, edhe ju jeni sigurtë. Siguria e ushqimit është në duart tuaja!

Informacione të rëndësishme:

  • Siguria e ushqimit dhe përdorimi i përshtatshëm i ushqimit janë të lidhura pandashmërisht të lidhura.
  • Rreth 600 milionë njerëz, pra çdo i dhjeti në botë, sëmuren nga përdorimi i ushqimeve të kontaminuara dhe rreth 420 mijë prej tyre vdesin.
  • 110 miliardë dollarë është humbja vjetore për sa i përket orëve të punës dhe kostove mjekësore në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
  • Fëmijët nën 5 vjeç përfaqësojnë 40% të totalit të prekur nga ky problem, duke rezultuar me 125,000 vdekje.

Disa këshilla të dobishme para ekspozimit ndaj rrezeve të diellit

Ekspozimi në diell mund të ketë efekte pozitive dhe negative në trupin e njeriut. Rrezet UVB janë të nevojshme që lëkura të prodhojë vitaminë D, e cila është e nevojshme për shëndetin e kockave. Ndikon pozitivisht edhe në përmirësimin e humorit, pasi rrezet e diellit stimulojnë çlirimin e serotoninës, e njohur si “hormoni i lumturisë” që rrit ndjenjën e përgjithshme të mirëqenies.

Nga ana tjetër, ekspozimi i tepërt ose i pambrojtur ndaj rrezatimit të diellit mund të ketë pasoja negative për lëkurën dhe shëndetin në përgjithësi.
Efektet negative të ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve të diellit përfshijnë: djegien nga dielli, plakjen e parakohshme të lëkurës, rrudhat, shfaqjen e njollave të njuhura si njollat e moshës, ndryshimet në strukturën e lëkurës dhe rritjen e rrezikut të zhvillimit të melanomës – kancerit të lëkurës.

Për tu mbrojtur në mënyrë të shëndetshme ndaj ekspozimit në diell, është e rëndësishme të praktikoni disa masa paraprake. Këtu do të gjeni disa rekomandime:

  • Kufizoni ekspozimin ndaj diellit: Shmangni ekspozimin në diell gjatë pikut të rrezatimit ultravjollcë, pra ndërmjet orës 11:00 dhe 16:00. Mundohuni të gjeni hije ose të qëndroni brenda në shtëpi apo në ambiente të mbyllura gjatë kësaj periudhe.
  • Përdorni krem kundër diellit: Aplikoni krem kundër rrezeve të diellit me spektër të gjerë me SPF prej të paktën 30 në të gjitha zonat e ekspozuara të lëkurës. Sigurohuni që të mbuloni fytyrën, dekoltenë, krahët dhe këmbët. Aplikoni kremin rregullisht çdo dy orë, pas notit ose në rast të djersitjes së tepërt. Kremrat kundër diellit mund të përmbajnë lloje të ndryshme filtrash për fotombrojtje, prandaj konsultohuni me një dermatolog se cili krem është i duhuri për llojin tuaj të lëkurës.
  • Mbroni sytë: Mbani syze dielli me mbrojtje 100% UVA dhe UVB. Gjithashtu, praktikoni të mbani kapele me strehë të gjerë për të mbrojtur fytyrën dhe kokën nga dielli.
  • Vishni veshje mbrojtëse: Vishni veshje me mëngë të gjata, pantallona të gjata dhe pëlhura të bëra nga fibra natyrale që lejojnë lëkurën të marrë ajër, ndërkohë që siguron mbrojtje më të madhe nga rrezet e diellit. Ju gjithashtu mund të përdorni veshje me mbrojtje të integruar nga dielli (UPF) për një mbrojtje më të madhe.
  • Kërkoni hije: Sa herë që është e mundur, kërkoni hije për të reduktuar ekspozimin e drejtpërdrejtë të diellit. Përdorni çadra, tenda ose mjete të tjera mbrojtëse nga dielli.
  • Hidratojeni veten në mënyrë adekuate: Qëndroni të hidratuar duke pirë mjaftueshëm ujë, veçanërisht kur ekspozoheni në diell për periudha të gjata kohore. Ekspozimi ndaj nxehtësisë dhe diellit mund të rrisë humbjen e lëngjeve në trup, kështu që është e rëndësishme që këto lëngje të zëvendësohen.
  • Mos përdorni solar: Rrezet e krijuara artificialisht rrisin rrezikun e shfaqjes së kancerit të lëkurës.
  • Bëni vetë-ekzaminim të lëkurës: Ekzaminoni rregullisht lëkurën për nishane të reja ose ekzistuese që kanë ndryshuar formën, madhësinë ose ngjyrën. Nëse vëreni ndonjë ndryshim, mos hezitoni që të konsultoheni me mjekun dermatolog.

Këto janë vetëm disa nga këshillat e përgjithshme, ndërkohë që është e rëndësishme të merret parasysh se çdo person mund të jetë i ndryshëm për sa i përket pigmentit të ngjyrës së lëkurës, zakoneve, sjelljes dhe nevojave. Rekomandohet gjithmonë të konsultoheni me mjekun dermatolog për rekomandime të personalizuara bazuar në llojin e lëkurës tuaj dhe rrethanat individuale.

Mos harroni se mbrojtja nga dielli është e rëndësishme edhe në ditët me re, pasi rrezet UV depërtojnë nëpër re dhe mund të dëmtojnë lëkurën. Ndaj është e nevojshme të tregoheni të kujdesshëm gjatë ekspozimit të lëkurës tuaj, si për ta mbajtur atë të shëndetshme, ashtu edhe për të parandaluar probleme afatgjata shëndetësore.

Spitali klinik Zhan Mitrev mori pjesë në kongresin neuropsikiatrikë në Pula, Kroaci

Spitali klinik Zhan Mitrev mori pjesë në kongresin neuropsikiatrikë të mbajtur në Pula, Kroaci nga data 18-21 maj 2023, të prezantuar nga Dr. Marija Kostadinovska, specialiste psikiatre. Kongresi është i karakterit ndërkombëtar, tradicional, i 62-ti me radhë, ku nuk mungojnë as ekspertët eminentë nga Evropa dhe Amerika.
Në kongres u mbajtën tema nga të dy fushat që kanë të bëjnë me neurologjinë dhe psikiatrinë, me referencë të veçantë për pasojat neurologjike dhe psikiatrike të sëmundjeve cerebrovaskulare dhe dëmtimeve të trurit, vlerën klinike dhe problemet e mjekësisë moderne teknike, plakjen e trurit, neuro- dhe psikogeriatrinë, demencën.
Dr. Kostadinovska me pjesëmarrjen e saj prezantoi një pjesë të rolit të psikiatrit tek personat në periudhën postoperative, si dhe përvojat nga puna ambulatore.

Doktor Mitrev pengohet të marrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme. A po kthehet procesi ndaj tij në torturë?

Elita botërore në fushën e mjekësisë nuk do të mund ta ndjekë ligjëratën e Dr. Zha Mitrev sepse si i vetmi përfaqësues nga Maqedonia, ai u pengua të marrë pjesë në kongresin më të rëndësishëm të CSI Frankfurt ku do të prezantonte metodat e tij inovative në procedurën hibride. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale e ka refuzuar kërkesën për kthimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit (pasaportës) dhe në këtë mënyrë e ka bërë të pamundur udhëtimin. Kjo nuk është hera e parë që kërkesa e doktorit Zhan Mitrev për kthimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit refuzohet. Herën e parë që iu mohua e drejta e pjesëmarrjes në një ngjarje familjare që ndodh një herë në jetë.

E gjithë kjo po ndodh pikërisht gjatë periudhës së sulmeve të orkestruara mediatike nga qendra të caktuara që kanë për qëllim sulmin ndaj tij, punës së tij dhe ndaj të gjithë atyre që në çfarëdo mënyre e mbështesin këtë profesionist të lartë.

Refuzimi i Gjykatës për t’i lejuar atij të marrë pjesë në një kongres botëror në të cilin është mjeku i vetëm nga rajoni është humbje për shëndetësinë maqedonase që të mos prezantohen metodat e avancuara në mjekësi. Kongresi CSI Frankfurt (Congenital & Structural Interventions) është një vend ku marrin pjesë ekspertët më të mëdhenj të procedurave hibride dhe ndajnë njohuritë dhe arritjet në aplikimin e teknikave inovative në terapinë me kateter të sëmundjeve të zemrës.

Në edicionin e sivjetshëm, doktor Mitrev u ftua si i vetmi mjek që përfaqëson Maqedoninë dhe rajonin, për të prezantuar aplikimin e suksesshëm të procedurës hibride te një pacient gjashtë muajsh. Prezantimi i Dr. Mitrev me temën “Procedura hibride për mbylljen e një defekti të madh muskulor të septumit ventrikular tek foshnja 6 muajshe” është i një rëndësie të veçantë për shkak të mundësisë së aplikimit të metodës tek pacientët më të vegjël dhe duhet të shërbejë për edukimin dhe përcjelljen e njohurive të dobishme për zbatimin e suksesshëm të kësaj metode.

Kthimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit në rastet kur puna ofron dobi të përgjithshme dhe në rast nevoje shëndetësore është procedurë e zakonshme, kur organi kompetent, në rastin e Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Penale, duhet të konstatoj mirëkuptim për nevojën. Në këtë rast, edhe pse bëhet fjalë për edukimin dhe përcjelljen e njohurive për një problem shëndetësor që mund të shpëtojë jetë, kërkesa refuzohet si e pabazuar.

Përveç konfiskimit të dokumentit të udhëtimit, në rastin e Dr. Mitrev janë ndërmarrë edhe masa të tjera sigurie,si garancia financiare në vlerë prej 1 milion euro dhe 1.5 milion euro të tjera në bazë të kërkesave.

Prof. Dr. Vasil Iliev me një panel diskutimi edukativ në manifestimin e organizuar nga Ananas dhe Grouper

Në kuadër të fushatës së përbashkët të sivjetme të titulluar “Qëndroni të shëndetshëm”, u mbajt një panel edukativ, i cili u fokusua në shëndetin e gruas, pra në parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës dhe gjirit.
Në këtë aktivitet të organizuar nga Ananas dhe Grouper, një nga ligjëruesit ishte edhe Prof. Dr. Vasil Iliev. Qëllimi ishte arritja e një numri më të madh të vajzave dhe grave të reja, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin për eko ekzaminimet e rregullta të gjirit, ekzaminimet gjinekologjike dhe kryerjen e PAP testeve, si dhe kohën e duhur për të filluar ekzaminimet mamografike, me qëllim zbulimin e hershëm dhe parandalimin e këtyre sëmundjeve.
Reagimet pozitive nga të pranishmit e shumtë na japin shpresë se e kemi përmbushur rolin tonë – edukimin për mënyrat e parandalimit në kohë të kancerit të organeve riprodhuese.

Me partneritet strategjik, Klinika Zhan Mitrev do të bëhet qendër klinike rajonale sipas standardeve më moderne

Klinika Zhan Mitrev është në negociata përfundimtare për partneritet strategjik me fondin holandez Balkan Alliance Healthcare. Negociatat kanë të bëjnë me hyrjen e Fondit si partner në Klinikë, që do t’i mundësojë këtij institucioni më të lartë shëndetësor të zgjerojë aktivitetet e tij dhe të rris standardet në mjekësi në Maqedoni në një nivel edhe më të lartë.

“Ky partneritet strategjik është një mbështetje e projektit tashmë të nisur për të shndërruar Klinikën Zhan Mitrev në një qendër mjekësore rajonale. Në këtë mënyrë, ne bëhemi financiarisht më të fortë për t’u rritur më shpejt dhe për t’u zhvilluar në një qendër të vërtetë rajonale me ofrim të shërbimeve shëndetësore me standarde shumë më të larta. Sipas marrëveshjes, Dr. Zhan Mitrev, sikurse edhe më parë, do të vazhdojë të udhëheqë gjithë operacionin e transformimit të Klinikës në qendër rajonale ku do të trajnohet dhe zhvillohet staf i ri i mjekëve në fushën e kardiokirurgjisë si dhe aktiviteteve tjera. Do të mundësohet një bashkëpunim më i madh me ekspertë nga jashtë, dhe njohuritë tona do të përdoren për qendrat mjekësore në pronësi të Fondit Holandez, që nënkupton zgjerimin e aktivitetit të Klinikës Zhan Mitrev në nivel rajonal”, deklarohet nga Klinika Zhan Mitrev.

Balkan Alliance Healthcare është themeluar në vitin 2006 nga disa fonde investimi evropiane dhe amerikane si Southeast Europe Equity Fund II (SEEF II)) i menaxhuar nga SEAF – Small Enterprise Assistance Funds. Udhëhiqet nga David Lyle Mathewson dhe Andrei Christian Krikliwy, të cilët janë biznesmenë të njohur në fushën e investimeve në sektorin e shëndetësisë, telekomunikacionit, medias dhe shërbimeve financiare.

Përsa i përket sektorit të shëndetësisë investimet e tyre i kanë në Shqipëri dhe Kosovë, ku zotërojnë 6 qendra mjekësore. Në planin e zgjerimit rajonal janë: Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Turqia dhe Rumania. Vlera e Fondit aktualisht është 320 milionë USD.

Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738 pacientët që depozituan të ardhura për hemofiltrim dhe jo vetëm 16% të tyre siç pretendon prokuroria

Prokurori e keqinterpretoi përmbajtjen e autorizimit për përdorimin e filtrave duke përmendur seksione që u referohen shpërndarësve dhe shitësve të filtrave, jo mjekëve dhe klinikave, të cilat më pas ia i atribuon në mënyrë të pabazuar ndaj Dr. Zhan Mitrev, i cili nuk është shpërndarës i filtrave për hemofiltrim. Këtë po e bën për të arsyetuar akuzën”, thuhet në fjalën hyrëse të mbrojtjes së Dr. Zhan Mitrev në seancën e sotme.

Mbrojtja paraqiti dhe sqaroi me numra se suksesi i trajtimit në Klinikën Zhan Mitrev e hedh poshtë plotësisht akuzën. Vdekshmëria në Klinikën Zhan Mitrev nga korriku 2022 është 25.4%, ndërsa në Institucionin e shëndetit publik shkalla e vdekshmërisë është 51.3%.

“Në Klinikën Zhan Mitrev, pacientët me COVID-19 trajtohen në një SISTEM MJEKËSOR modern për kujdes intensiv, i vetmi në rajon i akredituar nga JCI (Joint Commission International), që do të thotë se i plotëson standardet më të larta të sigurisë në trajtimin e pacientëve dhe standardet më të larta në parandalimin e infeksioneve intraspitalore, dhe përbëhet nga 51 mjekë, 86persona që i përkasin stafit të ndërmjetëm mjekësor dhe punonjës të tjerë, dhe nuk janë trajtuar personalisht nga Dr. Zhan Mitrev”, theksoi mbrojtja në fjalën hyrëse.

Prokuroria Themelore Publike nuk ka prova të besueshme për të bindur gjykatën se Dr. Zhan Mitrev ka përdorur hemofiltrimin me qëllim për të përfituar dhe për tu pasuaruar në mënyrë të paligjshme, dhe se këtë qëllim ai e ka realizuar tek vetëm 282 pacientë nga gjithsej 1738 të trajtuar për COVID-19 në klinikë, ose e thënë ndryshe tek 16% e numrit të përgjithshëm të trajtuar. Nëse hemofiltrimi do të përdorej nga Dr. Zhan Mitrev me qëllim të mashtrimit të pacientëve për të përfituar në mënyrë të paligjshme, ai do të kishte mashtruar të gjithë 1738 pacientët që tashme kishin depozituar të ardhura për hemofiltrim dhe nuk do të kishte mashtruar vetëm 16% të tyre sikurse pretendohet nga prokuroria.

Në klinikën Zhan Mitrev për Covid-19 janë trajtuar gjithsej 1738 pacientë dhe të gjithë sipas rekomandimeve të prodhuesit të filtrit dhe sipas vlerave treguese të rekomanduara.

Mbrojtja kujtoi rolin e përgjegjshëm shoqëror dhe rolin e dobishëm publik që ka luajtur Dr. Mitrev dhe Spitali klinik Zhan Mitrev në kushte kur shëndetësia publike gjatë pandemisë me Covid-19 kishte rënë në gjunjë dhe ishte në kolaps dhe kur në situata të jashtëzakonshme qeveria po vepronte me rregullore me forcë ligjore, fjalime dhe fakti që më 16 qershor 2020 Klinika Zhan Mitrev u thirr nga shteti për të trajtuar pacientët me Covid-19. Pas kësaj telefonate, ekipi mjekësor i Zhan Mitrev me mbi 300 punonjës nuk kryente asnjë mashtim, por luftoi ditë e natë për të shpëtuar jetë nga Covid-19 me kërkesë të shtetit.
Mbrojtja gjithashtu prezantoi informacionin se shteti i ka vënë në dispozicion Klinikës Zhan Mitrev në kulmin e pandemisë aparatin e vet të hemofiltrimit në mënyrë që Klinika të kryejë më shumë hemofiltrime dhe tani e akuzon se ka bërë mashtrim duke kryer hemofiltrim.

“Me këtë akuzë të pabazuar dhe me këtë proces, Maqedonia bëhet i vetmi vend në botë që ka iniciuar një proces ligjor ndaj një mjeku dhe një klinike që kanë trajtuar në situata emergjente të Covid-19, ndërsa në SHBA janë miratuar ligje për imunitet të ofruesve të kujdesit shëndetësor në lidhje me Covid-19, theksoi mbrojtja në fjalën e hapjes.

“Kardiokirurgu Zhan Mitrev ka kryer personalisht me duart e tij 25162 operacione kardiokirurgjike dhe vaskulare, që në Gjermani është standard i 5 jetëve punë të kardiokirurgëve. I vetmi mendim që ekziston në mendjen e tij është se si të shpëtojë jetë dhe jo të mashtrojnë pacientët”, theksoi mbrojtja e doktor Mitrevit.