Çfarë është kirurgjia estetike?

Kirurgjia plastike rikonstruktive dhe estetike është një subspecialitet i veçantë në kirurgji. Kirurgjia estetike është pjesa më e bukur e kirurgjisë që merret me zbukurimin e pamjes së jashtme të një personi. Kirurgët që punojnë në këtë subspecialitet janë shumë preciz, të durueshëm dhe mbi të gjitha estetikë. Shumë njerëz në popullatën e përgjithshme kanë keqkuptimin se kirurgjia kozmetike nënkupton silikonet, buzë të mëdha dhe fytyra akulli. Kirurgjia estetike është shumë më tepër se kaq, mbi të gjitha kirurgjia estetike synon një pamje më natyrale dhe simetrike.

Cili është interesi këtu dhe a janë gratë pacientët më të shpeshtë?

Vitet e fundit si në botë ashtu edhe në vendin tonë kirurgjia estetike është në rritje. Në vitet e fundit, gruaja moderne maqedonase ka zhvilluar një vetëdije më të lartë se si duhet të duket. Dëshira për t’u dukur më e re, më e bukur dhe më e sigurt në vetvete ka rritur kufijtë e asaj që kërkohet dhe pritet nga kirurgët. Gratë janë ende paciente më të shpeshta, por duhet të theksoj se vitet e fundit meshkujt i shohim më shpesh në ordinanca.

Ju u shprehët se pacientët kanë pritshmëri të mëdha nga kirurgët, a ka mospërputhje në dëshirat e pacientëve dhe çfarë mund ose duhet të arrihet realisht me kirurgjinë estetike?

Dilema e vazhdueshme në kirurgjinë estetike është ekuilibri midis dëshirave të pacientëve nga njëra anë dhe qëndrimit të kirurgut nga ana tjetër. Shumica e pacientëve, kur shikohen në pasqyrë, i shohin të metat e tyre shumë më të mëdha se sa janë në të vërtetë, ose e thënë ndryshe, nuk e përjetojnë, nuk e perceptojnë veten në të njëjtën mënyrë siç i percepton mjedisi. Duhet të keni dëgjuar shumë herë për disa persona që kanë bërë disa operacione apo procedura estetike. Përveç faktit që duhet të ketë një indikacion për kirurgji, kirurgët kanë një detyrë madhore të vlerësojnë në mënyrë të pavarur ose në konsultim me mjekun psikiatër nëse pacienti ka pritshmëri reale për ndërhyrjen e dëshiruar kirurgjikale.

Cilat janë mundësitë në kirurgjinë estetike?

Kirurgjia estetike përfshin teknika invazive dhe më pak ose jo invazive. Teknikat joinvazive ose më pak invazive që përdoren si pjesë e mjekësisë estetike janë aplikimi i botoksit, aplikimi i mbushësve të lëkurës, trajtimet PRP, biorevitalizimi, trajtimet me lazer, lifting i fytyrës dhe qafës me fije (penjë), transplantimi i flokëve etj.

Teknikat invazive që përdoren janë të shumta, për t’i renditur në mënyrë sistematike, blefaroplastika (korrigjimi i qepallave, të sipërme dhe/ose të poshtme), rinoseptoplastika (korrigjimi estetik dhe funksional i hundës), otoplastika (korrigjimi i veshëve), ngritja e fytyrës dhe qafës, ngritja e vetullave, ngritja e buzëve, brakioplastika (korrigjimi i krahut në pjesën e sipërme), zmadhimi i gjirit, mastopeksia (liftimi i gjirit), zvogëlimi i gjoksit, gjinekomastia, abdominoplastika (korrigjimi i barkut), zmadhimi ose ngritja e vitheve, liposuksioni, ngritja e kofshëve, transferimi i indeve dhjamore, etj.

Cilat ndërhyrje kërkohen më shpesh në klinikën tuaj?

Ndërhyrjet estetike më të kërkuara në Spitalin Klinik Zhan Mitrev janë rinoseptoplastika dhe abdominoplastika.

Cilat nënkupton saktësisht rinoseptoplastika?

Rinoseptoplastika është një ndërhyrje kirurgjikale që kryen korrigjim estetik dhe funksional të hundës. Problemet funksionale janë kryesisht probleme me frymëmarrjen, pra kalueshmëria e kanalit të hundës. Një tregues estetik mund të jetë kifozë e hundës ose e njohur si hunda me gungë, hunda e gjatë dhe e gjerë, një hundë në formë shale (shala e biҫikletës), majë e gjerë e hundës, majë e ulur ose e ngritur e hundës, hundë e gjerë. Gjithashtu një hundë asimetrike, e devijuar. Për të arritur rezultatin e dëshiruar, kjo procedurë kirurgjikale zakonisht përfshin rimodelimin e kockave dhe elementeve kërcore të hundës. Zakonisht qasja bëhet me rinoseptoplastikë të hapur, teknikë kirurgjikale e cila tashmë është pranuar në nivel botëror si standardi i artë. Çfarë do të thotë të kesh probleme funksionale, pra vështirësi në frymëmarrje me hundë? Zakonisht, bëhet fjalë për një devijim të septumit të hundës dhe kjo gjendje mund të zgjidhet me të njëjtën procedurë kirurgjikale. Në këtë rast bëhet fjalë për rinoseptoplastikën.

Çfarë do të thotë saktësisht abdominoplastika?

Korrigjim, shtrëngim i barkut.
Ndryshimet e barkut janë të pashmangshme pas lindjes ose nëse humbni shumë peshë në një periudhë të shkurtër kohe. Dobësia muskulore, strijat, lëkura e tepërt që ka humbur elasticitetin e saj, një cikatër si pasojë e një operacioni cezarian apo një hernie në murin e përparmë të barkut, janë disa nga ndryshimet që priten tek këto dy gjendje. Këto ndryshime shpesh çojnë në pakënaqësi, zhgënjim dhe madje edhe depresion. Muskujt e barkut dobësohen, shtrihen ose vendosen në shtresa gjatë shtatzënisë, kjo gjendje quhet diastazë rektuale (rectus diastasis ) dhe mund të shoqërohet edhe me hernie. Mini-abdominoplastika është një teknikë më pak e ekstenzive se abdominoplastika standarde. Lëkura e tepërt dhe yndyra nënlëkurore hiqen, dhe shtresa tjetër e poshtme e muskujve të barkut shtrëngohet.

Abdominoplastika standarde rekomandohet atëherë kur duhet të hiqet një sasi më e madhe e lëkurës se tepërt dhe yndyrës nënlëkurore dhe/ose ka më shumë dobësi të muskulaturës së barkut. Nëse keni një hernie në kërthizë ose kudo në murin e përparmë të barkut, ajo mund të zgjidhet me të njëjtin operacion. Abdominoplastika rrethore është forma më invazive ku prerja vazhdon në mënyrë rrethore dhe pas, me te cilën arrihet shtrëngim më i mirë i ijëve dhe ngritjen e vitheve. Abdominoplastika shumë shpesh kombinohet me liposuksion.Liposuksioni aplikohet shpesh në kirurgjinë estetike. Liposuksioni përfaqëson modelimin e indit dhjamor nënlëkuror në disa pjesë të trupit. Liposuksioni nuk është një mënyrë për të humbur peshë. Shumë gra dhe burra nuk janë në gjendje të humbasin yndyrën e depozituar në ijet, kofshët, vithe, bark, etj. Në ato raste, vetëm ato depozita të caktuara, specifike të indit yndyror trajtohen me liposuksion.

Sa shpesh pacientët vendosin të zgjedhin teknikat jo-invazive dhe cilat janë më të kërkuarat?

Pacientët shpesh zgjedhin teknika jo invazive.
Botox është një proteinë neurotoksike e sekretuar e prodhuar nga bakteriа Colostrum Botulinum. Kjo proteinë vepron në neurotransmetuesin në nivelin e sinapsës neuromuskulare duke shkaktuar paralizë të muskujve. Ka kohë që përdoret në mjekësi për qëllime terapeutike. Sot përdoret më së shumti në mjekësinë estetike për të zbutur rrudhat e fytyrës që shfaqen me kalimin e viteve për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të muskujve të fytyrës.

Mbushësit e lëkurës (filler dermal)

Me plakjen, lëkura humbet acidin hialuronik, kolagjenin dhe yndyrën nënlëkurore. Acidi hialuronik është një substancë natyrale që luan një rol në ekuilibrin e ujit në hapësirën ndërqelizore në lëkurë, pra hidratimin e lëkurës. Mbushësit e lëkurës përdoren për të mbushur, zbutur rrudhat, si dhe për të formuar, ngritur ose dhënë vëllim fytyrës ose buzëve.
Ka shumë teknika kirurgjikale dhe jokirurgjikale, e rëndësishme është qasja dhe vlerësimi individual se cilit pacient i duhet. Por dua të theksoj se ajo që të rinjtë shohin dhe dërgojnë në rrjetet sociale nuk janë në modë. Pamja natyrale dhe e kuruar është gjithmonë në modë.

Dr. Ilina Gaxhevska Tomulevska
Subspec. në kirurgjinë plastike rikonstruktive dhe estetike

Intervistë me Dr. Zllatko Çipurovski, specialist oftalmolog

Hapja e Qendrës së Oftalmologjisë në Klinikën “Zhan Mitrev”

Dr. Çipurovski, në spitalin klinik “Zhan Mitrev”, zyrtarisht filloi punën Qendra për Oftalmologji në bashkëpunim me Oftalmologjinë Promedika, një hallkë tjetër në qendrën shëndetësore gjithëpërfshirëse, e cila tashmë ofron kujdes të lartë dhe të avancuar të syve. Çfarë e dallon këtë qendër nga qëndrat e tjera në vend?

Dr. Çipurovski: Qendra e Oftalmologjisë, e cila është rezultat i bashkëpunimit të Klinikës “Zhan Mitrev” dhe Oftalmologjisë Promedika, dallohet si qendër lider në vend sepse ka teknologjinë më të fundit dhe më të avancuar për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të syve në Maqedoni. Bashkëpunimi mes dy prej spitaleve më të mëdhenj dhe më me përvojë në vend ofron një përzierje unike të përvojës, njohurive dhe ekspertizës në vite, duke rezultuar më ofrimin e kujdesit të avancuar për pacientët që kanë nevojë për shërbime okulistike.

Çfarë pajisjesh dhe ҫfarë teknologjie përdoret për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve okulistike në “Zhan Mitrev”?

Dr. Çipurovski: Qendra përdor teknologjinë më moderne dhe më të sofistikuar për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve okulistike, e cila përfshin pajisje për ekzaminime shumë të sakta diagnostike si OCT, fushë vizuale, skanim eko/AB, tonometër për matjen e presionit të syve dhe refrakto- keratometër.

Çfarë lloj ekzaminimesh dhe shërbimesh ofrohen në qendrën e re të oftalmologjisë?

Dr. Çipurovski: Në qendrën e re të oftalmologjisë në bashkëpunim me Oftolmologjinë Promedika, pacientët mund të bëjnë ekzaminim okulistik, subspecialitik, ekzaminim retinologjik i cili është ideal për pacientët me diabet ose sëmundje retinologjike, ekzaminim katarakt, ekzaminim glaukomë, ekzaminim okuloplastik, si dhe ekzaminime okulistike për fëmijë.

Cilat janë problemet më të shpeshta okulistike/oftalmologjike te pacientët?

Dr. Çipurovski: Problemet më të shpeshta okulistike te pacientët tanë përfshijnë gabimet refraktive (siç janë miopia, largpamësia dhe astigmatizmi), kataraktet, glaukoma, degjenerimi makular, sëmundjet e retinës dhe segmentit të pasmë të syrit, si dhe lloje të ndryshme të infeksioneve të syve dhe alergjitë. Qendra jonë e oftalmologjisë ofron diagnozë dhe trajtim për të gjitha këto gjendje me anë të teknologjinë më të fundit.

Një vëmendje të veçantë i kushtoni fëmijëve. Çfarë mbulon ekzaminimi oftalmologjik tek fëmijët dhe në çfarë duhet të tregohen të kujdeshëm prindërit kur bëhet fjalë për shikimin e fëmijëve?

Dr. Çipurovski: Në qendrën tonë i kushtohet vëmendje dhe kujdes i veçantë shëndetit të syve tek fëmijët, sepse diagnostikimi në kohë i çdo problemi të syrit është i rëndësishëm dhe vendimtar për zhvillimin dhe mësimin e duhur të tyre. Çdo fëmijë meriton shikim të qartë, prandaj synimi ynë është të sigurojmë që të gjithë fëmijët të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm dhe që çdo problem me shikimin të zbulohet dhe trajtohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ekzaminimi okulistik/oftalmologjik i fëmijëve në qendrën tonë përfshin një vlerësim të plotë të mprehtësisë së shikimit, kontrollin e presionit të syrit, ekzaminimin e fundusit dhe zbulimin e gabimeve të mundshme refraktive ose anomalive të tjera. Ekipi ynë punon me kujdes dhe qetësi për ta bërë ekzaminimin të këndshëm dhe pa dhimbje për çdo fëmijë.

Simptomat ndaj të cilave prindërit duhet të tregohen të vëmendshëm përfshijnë: pulsime të shpeshta, fërkim të syve, vështirësi në lexim ose fokusim, shikim të dyfishtë ose humbje e papritur e interesit për aktivitetet që kërkojnë përqendrim vizual. Secila nga këto shenja mund të tregojë një problem të mundshëm të shikimit dhe është një arsye për t’u konsultuar me mjekun oculist/oftalmolog. Rekomandohet që çdo fëmijë të bëjë ekzaminimin e parë oftalmologjik deri në moshën 3 vjeçare. Ne jemi këtu për të ndihmuar prindërit që fëmijët e tyre të shohin qartë me ose pa mjete ndihmëse.

Çfarë kushtesh duhet të plotësojnë kandidatët për korrigjimin e dioptrisë me laser?

Dr. Çipurovski: Me korrigjimin e dioptrës me laser, ne heqim dioptrën tek pacientët për t’u mundësuar atyre të shohin qartë pa syze apo lente. Kandidatët për korrigjimin e dioptrisë me laser duhet të kenë ‒10 deri +6 dioptri dhe ±6 astigmatizëm (cilindër), të jenë në moshën 18-40 vjeç dhe të kenë dioptri të qëndrueshme për të paktën një vit. Gjithashtu për të përcaktuar nëse një pacient është kandidat për këtë ndërhyrje, ne kryejmë një ekzaminim të detajuar në të cilin kryejmë disa shqyrtime të hollësishme dhe analizojmë çdo pjesë të syrit të pacientit.

Çfarë është keratokoni, kur shfaqet më shpesh dhe si trajtohet?

Dr. Çipurovski: Keratokonusi është një sëmundje degjenerative e kornesë që çon në hollimin dhe deformimin e saj, duke rezultuar në turbullim të shikimit dhe mundësinë e humbjes progresive të mprehtësisë së shikimit. Ndodh më shpesh tek të rinjtë dhe trajtimi i tij mund të përfshijë mbajtjen e lenteve speciale të kontaktit ose një ndërhyrje të quajtur crosslinking.

Diagnoza dhe trajtimi i kataraktit, glaukomës dhe sëmundjeve retinologjike janë vetëm një pjesë e shërbimeve. Cilat janë sëmundjet e tjera okulistike/oftalmologjike që trajtoni në Qendër dhe për të cilat pacientët mund të kërkojnë ndihmë profesionale?

Dr. Çipurovski: Përveç kataraktit, glaukomës dhe sëmundjeve retinologjike, në qendrën tonë bëjmë diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të tjera të syrit, si: gabimet refraktive, infeksionet e qepallave, lëndimet traumatike të syrit etj. Pacientët tanë mund të marrin një diagnozë të plotë dhe trajtimin e duhur për të gjitha këto kushte.

Gjithmonë të hapur për shkëmbimin e njohurive

Nxënësit e vitit të katërt nga NOVA International School Skopje së bashku me profesorët e tyre të psikologjisë Ivana Pemper dhe Viktorija Dimitrovska vizituan departamentet tona të radiologjisë dhe neurologjisë. Ata patën mundësinë të njihen nga afër me teknologjitë e imazherisë së trurit si rezonanca magnetike (MR), tomografia e kompjuterizuar dhe diagnostikimi EEG, të cilat përdoren për të përcaktuar funksionin e këtij organi.

I falenderojmë nxënësit dhe profesorët për interesin dhe kureshtjen gjatë vizitës së klinikës tonë, si dhe kryeinfermieren tonë Svetlana Onçeva, infermieren Suzana Kostovska dhe teknikun tonë radiologjik Mihajlo Manoilov që e realizuan këtë vizitë.

Qendra e hapur për oftalmologji në bashkëpunim me Promedika Oftalmologji

Ka nisur punën qendra e re e oftalmologjisë në klinikën tonë, e cila ofron kujdes të avancuar për sytë tuaj.
Ekipi mjekësor me përvojë punon me pajisje të nivelit të lartë për të kryer diagnozën gjithëpërfshirëse oftalmologjike/okulistike.
Janë të disponueshme të gjitha llojet e ekzaminimeve okulistike, ekzaminimet subspecialitike, ekzaminimet okulistike pediatrike, retinologjia, ekzaminimi i kataraktit, ekzaminimi i glaukomës, ekzaminimi okuloplastik dhe konsultimi me oftalmologun.

Gjithashtu aplikohet korrigjimi me laser i dioptrave, strabizmit dhe implantimi i IOL-ve multifokale. Ndjekja dhe trajtimi i pacientëve me keratokonus, diagnostikimi dhe trajtimi në kirurgjinë e kataraktit me implantimin e IOL-ve monofokale, bifokale dhe multifokale, diagnostikimi dhe trajtimi i pacientëve me glaukoma, ndjekja dhe trajtimi i segmentit të pasmë, terapia intravitreale (Anti VEGF) dhe kirurgjia vitreoretinale.
Gjatë gjithë muajit shtator, me rastin e hapjes së qendrës së oftalmologjisë, ekzaminimi subspecialitik për ju dhe të dashurit tuaj do të ketë 10% ulje.

Për të rezervuar terminin tuaj telefononi në 02/3091-484