Në orët e para të mëngjesit lindi foshnja e parë në Qendrën për nënën dhe foshnjën në Klinikën Zhan Mitrev

Ekipi në detyrë i udhëhequr nga Dr. Kizheski u kujdesën për ardhjen në jetë të foshnjës së parë me lindje spontane. Foshnja lindi me peshë 3460kg dhe 50cm. Foshnja do të quhet Ognen.
Materniteti dhe reparti i gjinekologjisë në Spitalin Klinik Zhan Mitrev është hapur dje dhe ofron një qasje multidisiplinare në monitorimin e nënës para, gjatë dhe pas shtatzënisë. Qendra disponon pajisjet më moderne nga prodhuesit më të mirë në botë dhe staf mjekësor me përvojë, dy dhoma lindjeje, dhoma rikuperimi, nsallë operacioni, gjashtë inkubatorë dhe katër apartamente, ordinancë neonatologjike dhe gjinekologjike dhe ordinancë për kontrolle dhe konsultime.
Me rastin e fillimit të punës së qendrës janë krijuar paketa speciale me një numër të madh benefitesh dhe zbritjesh të cilat janë transparente pa kosto të fshehura. Çmimi për lindje spontane është 95.000 denarë dhe për lindje cezariane 130.000 denarë.
Klinika Zhan Mitrev bashkëpunon me të gjitha kompanitë private të sigurimeve shëndetësore, për të cilat ka një ofertë transparente me çmime promocionale pa kosto të fshehura shtesë.
Pjesë e përfitimeve janë ekzaminimet obstetrike falas pas javës së 36-të të shtatzanisë si dhe ekzaminimet pediatrike falas për foshnjën në muajin e parë. Lindje e shpejtë dhe pa dhimbje. Kujdesi i plotë për të porsalindurin nga ekipi i neonatologëve, disponueshmëri 24 orë për konsultim me ekipin e neonatologjisë dhe përfitime dhe ulje të veçanta për foshnjën dhe familjen.

Është hapur Qendra për nënën dhe foshnjën në Klinikën Zhan Mitrev – maternitet sipas standardeve më të larta në Maqedoni

Në mbi 800 metra katrorë, e pajisur me aparaturat më moderne, filloi të punojë Qendra për nënën dhe foshnjën në Klinikën Zhan Mitrev. Reparti i ri i Klinikës disponon dy salla lindjeje, dhoma zgjimi, sallë operacioni, gjashtë inkubatorë dhe katër apartamente, ordinancë neonatologjike, gjinekologjike dhe ordinance për kryerjen e ekzaminimeve. Qendra për nënën dhe foshnjën ofron një qasje multidisiplinare me të gjitha ambientet, pajisjet dhe stafin e nevojshëm për t’iu përgjigjur para, gjatë dhe pas lindjes, si dhe për të gjitha nevojat që lidhen me nënën dhe foshnjën.
Ekipi i mjekëve udhëhiqet nga Prim. Dr. Ljupço Petrovski – gjinekolog, obstetër, subspecialist perinatolog, ndërsa pjesë e ekipit është edhe Dr. Irena Andonova – gjinekologe obstetër, Dr. Nenad Lazarov, gjinekolog obstetër, Dr. Vladimir Kizheski, gjinekolog obstetër, Dr. Violeta Nikollov gjinekologe obstetër, Dr. Vesna Delovska, specialiste pediatre neonatologe, Dr. Liljana Nikoliq – specialiste pediatre neonatologe, dhe të tjerë.

“Hapja e Qendrës për nënën dhe foshnjën është përfundimi i synimit tonë, krijimi i një qendre shëndetësore të plotë dhe një klinike të integruar me të gjitha shërbimet në një vend. Ne kemi krijuar një qendër materniteti me koncept unik, që është edhe investim në shëndetësinë maqedonase, dhe kështu me ofrimin e shërbimeve do të kontribuojë në përmirësimin dhe promovimin e praktikës së maternitetit në sistemin tonë shëndetësor. Me këtë përmbyllim investimin prej 5 milionë eurosh, të cilin e filluam me pajisje të reja, përmirësim dhe zgjerimin e departamenteve ekzistuese, hapjen e disa departamenteve krejtësisht të reja dhe punësimin e mjekëve specialistë më të mirë”, u shpreh Dr. Zhan Mitrev.
Qendra për nënën dhe foshnjën disponon pajisjet më moderne nga prodhuesit më të mirë botëror dhe një ekip mjekësor me përvojë që do të jetë në dispozicion në këtë qendër në çdo kohë dhe do të kujdeset për nënën dhe fëmijën në të gjitha fazat e shtatzënisë dhe pas saj. Foshat në të cilat do të funksionojë qendra përfshijnë të tre tremujorët e shtatzënisë, kryerjen e testeve diagnostikuese, testi HSG, analizat gjenetike si amniocenteza, biopsia koriale, ekografia dhe testet prenatale jo invazive.

Pajisjet e këtij departamenti siҫ janë karriget gjinekologjike dhe karriget e lindjes, aparati EKO, aparati CTG, inkubatorët me kontroll të temperaturës, reanimatorët, blendera me funksion të dyfishtë me CPAP dhe ajër me lagështi me prurje të lartë, janë blerë nga prodhues të njohur dhe më të mirë botëror, duke përfunduar kështu këtë cikël investimi me vlerë mbi 5 milionë euro.
Qendra nis punën me monitorimin e grave shtatzëna në tremujorin e parë, menaxhimin e gjendjeve patologjike në shtatzëni, lindje të sigurt dhe pa dhimbje dhe monitorim adekuat në periudhën pas lindjes. Reparti i neonatologjisë është i pajisur me pajisje moderne dhe staf mjekësor me përvojë që punon me një qasje ndërdisiplinore, duke ofruar kujdes të plotë pediatrik për foshnjën.

Qendra për nënën dhe foshnjën është e përgatitur të mirëpresë pacientët e parë dhe të kujdeset për nënën dhe foshnjën në të gjitha fazat e shtatzënisë dhe pas saj.
Me rastin e fillimit të punës së qendrës, janë krijuar paketa speciale pa kosto të fshehura.

Më tepër informacion në 02 3091 484 / 070 330 638

Kongresi III-të i infermierisë

Fundjavën e kaluar nga data 4-6.10.2024 në hapësirat e Hotel Drim në Strugë u mbajt Kongresi vjetor i infermierëve, mamive dhe infermierëve stomatologë. Mbi 60 ligjërata dhe panel diskutime nga ligjërues rajonalë dhe ndërkombëtarë u mbajtën në kongresin treditor, të organizuar nga Shoqata Kombëtare e infermierëve “Za nas/Për ne”, me mbështetjen e Klinikës Zhan Mitrev.

Në këtë kongres morën pjesë mbi 400 pjesëmarrës dhe u trajtuan një numër i madh temash edukative. Ndihemi të nderuar me infermieret tona Zhaneta Bogoevska Miteva – anëtare e bordit shkencor, e cila përveç moderatores së panelit, mbajti prezantimin e saj me temë “Përmirësimi i kujdesit shëndetësor përmes digjitalizimit”.

Me tema lidhur me autonominë e infermierëve gjatë procedurave të ndryshme, prezantim mbajtën edhe infermieret Vezire Tasevska “Autonomia e infermieres gjatë monitorimit të EKG Holter”, Vesna Stojanovska “Roli i infermieres në trajtimin me laser të lezioneve vaskulare”, Juliana Cekovska “Autonomia e infermieres në procedurën endoskopike, dhe Svetlana Onceva e cila ishte edhe moderatore, mbajti prezantim me temë “ Përdorimi i dhomës hiperbarike”. Ndërsa infermieret Suzana Kostovska dhe Beti Ignatova prezantuan posterin e tyre për “Rëndësinë e autonomisë së infermierëve në sallën e angiografisë”. Fjalim të veçantë përshëndetës mbajti edhe Dr. Emil Stoicovski – drejtor mjekësor i klinikës.

Piknik Rozë

Dashuria për veten është më e rëndësishmе

Këtë fundjavë, në Parkun e Qytetit, ishim pjesë e Piknikut Rozë, një event i cili tradicionalisht organizohet për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Aktiviteti u ndoq masivisht nga një numër i madh i grave që kanë luftuar me këtë sëmundje. Krahas pjesës muzikore dhe rrëfimeve frymëzuese të disa prej tyre, shpërndamë fletushka/broshura edukative me këshilla dhe çmime promovuese për ekzaminimet diagnostike që janë aktuale në klinikë gjatë muajit të shëndetit të grave.
Mos harroni, ekzaminimet parandaluese shpëtojnë jetën.

Rezervoni terminin tuaj në kohë në 02 3091 484

Së bashku mund të bëjmë ndryshime

Gjatë ditës së djeshme, me ftesë të Ambasadës Amerikane në Shkup, dhe në kuadër të aktiviteteve për shënimin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit 🎗, ekipi i spitalit tonë me kënaqësi e mbështeti iniciativën #pedal4pink. Dr. Nikola Hristov – kirurg kardiovaskular do të jetë pjesë e ekipit të çiklistëve që do të ngasin turin disa ditorë këtë fundjavë.

Faleminderit U.S. Embassy North Macedonia💝

Muaji i shëndetit të gruas

Në mbarë botën, muaji tetor konsiderohet një muaj rozë, sepse i dedikohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, llojin më të zakonshëm të kancerit dhe shkaktarin kryesor të vdekjeve tek gratë në mbarë botën.
Sipas informacioneve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një në 12 gra pritet të sëmuret nga kanceri i gjirit gjatë gjithë jetës së saj, për këtë arsye gjatë këtij muaji po promovohen fushata me qëllim zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Ne i bashkohemi kësaj fushate duke ofruar ekzaminime me çmime promocionale me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit.

  • Eko e gjirit 1800 denarë
  • Mamografi 2D 3000 denarë
  • Mamografi 3D 5000 denarë
  • Paketa e hormoneve osteoporoza (vitamina D, Ca i jonizuar, parathormon) 2500 denarë
  • Osteodensitometria 1900 denarë
  • Ekzaminim gjinekologjik me eko dhe kolposkopi 5000 denarë
  • Pap test 2500 denarë
  • Eko e gjendrës tiroide 1800 denarë
  • Hormonet e tiroides (FT4 dhe TSH) 1500 denarë
  • Hormonet e tiroides (TSH, FT4 dhe FT3) 2000 denarë
  • Hormonet e tiroides (aTPO, FT4 dhe TSH) 2000 denarë
  • HbA1c dhe glikemia  600 denarë
  • Konsultim me mjekun e kirurgjisë plastike 1800 denarë
  • Konsultim me kirurg torakal 2000 denarë
  • Ekzaminim dermatologjik 2000 denarë
  • Ekzaminim specialistik oftalmologjik 1710 denarë
  • Ekzaminim stomatologjik 500 denarë
  • Dermoskopi dixhitale me Fotofinder 5000 denarë
  • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme – 7 mikroorganizma (bris/tampon gjinekologjik) 6000 denarë
  • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (Chlamydia trachomatis, Trichomonas vaginalis dhe Neisseria gonorrhoeae) nga urina e parë në mëngjes me metodën PCR 1800 denarë

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë, ndaj rekomandohet një mënyrë jetese e shëndetshme për të reduktuar rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje:

  • Ruani një peshë të përshtatshme
  • Konsumoni ushqime të shëndetshme
  • Bëni aktivitet fizik të përditshëm
  • Shmangni konsumimin e alkoolit dhe duhanit
  • Shmangni përdorimin e zgjatur të hormoneve

Gjithashtu, duhet të keni parasysh se, nëse keni ndonjë nga faktorët e listuar më poshtë, rreziku për të vuajtur nga kjo sëmundje mund të rritet:

  • Mosha mbi 40 vjeç por nuk përjashtohet mundësia edhe më herët
  • Historia familjare
  • Fillimi i menstruacioneve para moshës 12 vjeç dhe menopauza në një moshë më të vonshme
  • Gratë që kanë lindur fëmijën e tyre të parë pas moshës 40 vjeç
  • Gratë që nuk kanë pasur shtatzëni (nuk kanë lindur fëmijë)

Kanceri i gjirit është një sëmundje e heshtur sepse jo gjithmonë shfaq shenja dhe simptoma, prandaj rekomandohet që gratë të kryejnë rregullisht vetëkontroll fizik të gjirit për të zbuluar çdo anomali dhe duke filluar nga mosha 40 vjeç, të bëjnë mamografi çdo vit ose çdo dy vjet. Mjeku juaj specialist do t’ju tregojë/përcaktojë.

Mos lejoni që të jetë shumë vonë, lini një takim dhe merrni këshilla për testet parandaluese. Mos harroni se zbulimi i hershëm është thelbësor për ta bërë trajtimin më të lehtë.

Klinika Zhan Mitrev disponon mjekë me përvojë dhe pajisje moderne për diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të ndryshimeve të gjirit.

Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484