Inkontinenca urinare dëmton seriozisht cilësinë e jetës

Inkontinenca urinare i referohet rrjedhjes së pavullnetshme të urinës gjatë momenteve kolliteni, teshtitni, uleni apo kur kryeni çdo ushtrim tjetër që përfshin aktivitete që shkaktojnë një rritje të presionit intra-abdominal. Arsyeja është dobësimi i mekanizmit kompleks të funksionit të sfinkterit të fshikëzës.

Inkontinenca urinare ose e njohur ndyshe si mosbajtja e urinës është më shumë se një problem shëndetësor. Kjo gjendje ndikon tek njerëzit në një nivel social, psikologjik dhe emocional. Gratë që kanë inkontinencë urinare shmangin disa nga aktivitet e tyre të përditshme nga frika se mos përjetojnë incident që do t’i bëjë të ndihen keq dhe të turpëruar. Inkontinenca urinare mund të shkaktojë kufizime të caktuara në jetën tuaj, por jo domosdoshmërisht pasi ajo mund të trajtohet pas identifikimit të shkakut themelor.

Rezultatet e studimeve të kryera tregojnë se një përqindje e lartë e grave nga 34% deri në 45% mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga inkontinenca e stresit.

Sot, zgjidhja e inkontinencës urinare është jashtëzakonisht efektive dhe bëhet me një ndërhyrje transvaginale minimalisht invazive. Kjo ndërhyrje përfshin vendosjen e një proteze të vogël në formë shiriti të bërë nga një material i veçantë, i cili kryen në mënyrë të përhershme funksionin e sfinkterit të fshikëzës. Ndërhyrja zgjat rreth 15 minuta dhe shtrimi në spital është vetëm një ditë, pas së cilës mund t’i ktheheni aktiviteteve të përditshme.

Me qëllim për të qenë më të disponueshëm për të gjithë të interesuarit, kjo ndërhyrje e cila është tepër e shpeshtë tek gratë tashmë ofrohet me zbritje çmimi. Për më shumë informacion telefononi në numrin 00389 2 3091 484

Klinika Zhan Mitrev ka përforcuar masat e sistemit për kujdesin dhe komunikimin me pacientët

Spitali klinik Zhan Mitrev në ekzistencën e tij prej dy dekadash ka punuar gjithmonë sipas standardeve më të larta shëndetësore dhe në përputhje me rregulloret e organeve shëndetësore vendase dhe të huaja. Të udhëhequr nga qëllimet e mjekësisë moderne dhe nga parimet etike dhe morale, pacienti është gjithmonë në qendër të vëmendjes sonë. Diagnoza, trajtimi dhe kujdesi ndaj tij është thelbi i të gjitha aktiviteteve tona dhe ne vazhdojmë edhe më tej në të njëjtin drejtim.

Për t’iu ofruar pacientëve nivelin më të lartë të kujdesit dhe trajtimit, Klinika Zhan Mitrev ka krijuar Sistem për Kujdesin ndaj Pacientëve. Pjesë e këtij sistemi janë mjekët e kujdesit intensiv, psikologë, mjekët përgjegjës që drejtojnë pacientët, si dhe përfaqësues nga administrata dhe financat sipas nevojës.

Nëpërmjet këtij sistemi fillon procesi ku të gjitha kërkesat e pacientëve raportohen në sektorin e centralizuar, kërkesat shqyrtohen në mënyrë interne, pacientët ose anëtarët më të afërt të familjes së tyre ftohen të plotësojnë dokumentet e nevojshme, pas së cilës bisedohet me personin përgjegjës Dr. Emil Stoicovski.
Ekzistenca e këtij sistemi për kujdesin ndaj pacientëve, edhe në kushtet e pandemisë me Covid-19, ka ndihmuar në Klinikën Zhan Mitrev që të vazhdojnë të gjitha trajtimet dhe operacionet e departamenteve të tjera mjekësore: kardio, ortopedi, gjinekologji, urologji etj. Në Klinikën Zhan Mitrev, gjatë pandemisë, në asnjë moment nuk është ndërprerë kujdesi dhe trajtimi i pacientëve me probleme të tjera shëndetësore, përveç ekzistimit të koronavirusit.

Si përgjigje ndaj ngjarjeve të fundit dhe me qëllim të ofrimit të kujdesit sa më të mirë për pacientët, Klinika Zhan Mitrev ka forcuar më tej masat e sistemit për kujdesin dhe komunikimin me pacientët. Me këtë fuqizim është krijuar një ekip i posaçëm për të komunikuar me pacientët dhe familjet e pacientëve që janë trajtuar ndaj infeksionit COVID-19. Është krijuar një grup i veçantë që forcon shërbimin dhe kujdesin tonë ndaj pacientit edhe pas daljes së tij nga spitali.

Në këtë mënyrë, çdo pacient që ka nevojë për përgjigje shtesë do ta marrë atë në kohën më të shkurtër të mundshme, kushdo që ka nevojë për informacion shtesë në lidhje me trajtimin e tij do ta marrë atë në kohën më të shkurtër të mundshme.

Ky sistem i kujdesit për pacientët ofron:

Kujdes të personalizuar në mënyrë që shërbimet shëndetësore t’i përshtaten çdo pacienti individualisht sepse çdo pacient është i ndryshëm dhe meriton të plotësohen nevojat e tyre të cilat gjithashtu janë të ndryshme.

Ndërgjegjësim dhe edukim të vazhdueshëm që siguron trajtim afatgjatë përmes programeve të kujdesit shëndetësor jo vetëm gjatë trajtimit spitalor, por edhe pas daljes nga spitali.

Përhapje të komunikimeve të brendshme – një mjedis me në qendër pacientin i cili siguron që të gjithë anëtarët e ekipit të kujdesit shëndetësor të jenë vazhdimisht të vetëdijshëm për statusin, planin e kujdesit dhe problemet e pacientit. Gjithashtu, pacientët janë gjithmonë të informuar dhe të përfshirë në procesin e vendimmarrjes.

Mbështetje sociale – familjet dhe miqtë e pacientëve janë një pjesë thelbësore e ekipit të kujdesit pasi ata mund t’i mbështesin pacientët emocionalisht, fizikisht dhe psikologjikisht.

Përfshirje të familjes së pacientit me anë të së cilës ne përfshijmë anëtarët e familjeve të pacientëve për të marrë pjesë në vendimmarrje për kujdesin dhe mbrojtjen shëndetësore të tyre.

Mbështetje emocionale – me ndihmën e psikologëve, ne ofrojmë mbështetje emocionale për pacientët, edhe në situatat më të vështira për secilin pacient individualisht.

Mbështetje për përdorimin e medikamenteve – për shkak se medikamentet mund të kenë shumë kundërindikacione të mundshme dhe të prekin çdo pacient në mënyra të ndryshme, ofrohet mbështetje shtesë për administrimin/përdorimin e medikamenteve dhe opsione alternative për përdorimin apo zëvëndësimin e tyre.

Klinika Zhan Mitrev ofron kujdes dhe shërbim shëndetësor të lartë për pacientët e saj sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e pacientëve dhe ne si klinikë tregojmë veçanërisht respekt, mirënjohje, përfshirje të familjeve në kujdesin dhe mbështetjen psiko-emocionale si dhe adresimin e të gjitha nevojave të pacientëve dhe familjarëve të tyre.

Përqindja e pacientëve të mbijetuar nga Covid-19 në Spitalin klinik Zhan Mitrev është më e lartë se mesatarja kombëtare

Shkalla e suksesit në trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Klinikën Zhan Mitrev është 74.6%. Sipas raporteve të detajuara spitalore, në Klinikën Zhan Mitrev janë shtruar gjithsej 1738 pacientë të trajtuar, prej të cilëve 1296 janë shpëtuar. Në totalin e pacientëve të shtruar në klinikë përfshihen edhe pacientët e ardhur nga institucionet e tjera shëndetësore. Kjo shkallë e suksesit në mjekim është më e lartë se mesatarja kombëtare në vendin tone sipas të dhënave të fundit nga Instituti për Shëndetin Publik.

Sipas këtyre raporteve, “shkalla e suksesit” tek pacientët e shtruar në spital të trajtuar dhe mjekuar ekskluzivisht në klinikën Zhan Mitrev është e ngjashme me mesataren e bërë në 200 spitale gjermane, ku mbijetesa mesatare është 78%. Shkalla e mbijetesës sipas të njëjtave studime të bëra në disa vende varion nga 30 deri në 80%, pra në Britaninë e Madhe është midis 50-89% në varësi të valës, në Spanjë është 64,4%, në Amerikë është 80,3%, dhe në Brazil varion midis 61,6-75,4 %.
Hemofiltrimi përfaqëson vetëm një pjesë të spektrit të metodave dhe qasjeve që përdoren për trajtimin e pacientëve. Trajtimi i pacientëve në Klinikën Zhan Mitrev përcaktohet sipas ashpërsisë së sëmundjes në pranim, pasqyrës klinike, gjendjes së përgjithshme të pacientit, nëse janë të pranishme sëmundjet shoqëruese, sa kritike është gjendja si dhe variabla të tjera klinike.

Hemofiltrimi si metodë në trajtimin e Covid-19 ka miratim urgjent nga Agjencia Amerikane e Barnave (FDA) me një diapazon indikacioni të përcaktuar qartë. Kjo e bën të ligjshëm aplikimin e hemofiltrimit në këtë rast. Ky miratim është ekuivalent me atë për vaksinat.

Me miratim urgjent nga organi rregullator i autoritetit më të lartë, trajtimi nuk mund të konsiderohet i pasigurt dhe i patestuar. Prandaj, aplikimi i hemofiltrimit gjatë pandemisë sipas udhëzimeve të punës brenda zonës indikative të miratuar, në doza dhe në mënyrën e përcaktuar për përdorimin e tij, nuk ka statusin dhe nuk i nënshtrohet rregullores për marrjen e miratimit të provës klinike, dhe miratimin e nënshkruar nga ana e pacientit.

Test per antitrupa IgG

Ky test i antitrupave IgG mund të na ndihmojë në:

  1. Përcaktimin dhe monitorimin e përgjigjes imune ndaj vaksinave, duke përfshirë kërkimin për të përcaktuar se sa zgjat përgjigja imune;
  2. Marrjen e informacionit nëse personi ka qenë në kontakt me virusin, nëse ai ka antitrupa mbrojtës pas sëmundjes apo vaksinimit.

Testi është i certifikuar CE dhe punon në një analizues imunologjik plotësisht automatik, dhe rezultatet merren vetëm pak orë pas marrjes së mostrës.
Rezultatet e marra me anë të këtyre testeve janë një përqendrim i saktë numerik i antitrupave të pranishëm, dhe testet kanë një ndjeshmëri klinike jashtëzakonisht të lartë prej 100% dhe një specifikë prej 99%, sepse detektohen antitrupat IgG, duke përfshirë zbulimin e antitrupave neutralizues, ndaj pjesës (RBD) që lidhet me receptorët S1 nën- njësia e “spike” proteinës së SARS-CoV-2.

Oferta është e vlevshme deri me datë 27.09.2022

Hemofiltrimi është një metodë e etabluar dhe e dëshmuar prej kohësh

Për shkak të numrit të madh të pyetjeve dhe spekulimeve që i janë imponuar publikut, dëshirojmë të ofrojmë fakte për publikun, të disponueshme dhe të mbështetura nga mjekësia në lidhje me këtë metodë. Lexoni dhe nxirrni vetë përfundimin tuaj:

Fakti 1: Metoda nuk është as e re dhe as eksperimentale. Për herë të parë u vu në përdorim në SHBA nga Burton në vitin 1976. dhe në Gjermani në vitin 1977 nga Cramer dhe Göttingen. Informacion në linkun: https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/9573587/ . Terapia e vazhdueshme e zëvendësimit reno-renal (CRRT) përfshin disa lloje të ndryshme filtrimi. Hemofiltrimi është një lloj metode CRRT. Është përdorur në njësitë e kujdesit intensiv në mbarë botën për 20 vjet. Më shumë informacion: https://www.baxter.ca/healthcare-professionals/critical-care

Fakti 2: Hemofiltrimi si metodë kryhet duke përdorur një aparat specifik dhe filtra të veçantë që vendosen në të, në kombinim me solucione të përgatitura sterile të destinuara për këtë procedurë. Gjaku i mbushur me toksina kalon nëpër filtrin që filtron toksinat dhe gjaku i pastruar kthehet në trup. Të theksojmë se kjo ndodh në një sistem steril të mbyllur, brenda filtrit, ku aparati kryen vetëm lëvizjen mekanike të gjakut në linjat e sistemit, pa kontakt të drejtpërdrejtë të gjakut me vetë aparatin. Lexo më shumë https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/32438839/ dhe shiko videon: https://www.youtube.com/watch?v=lS_Msy6mpik

Me këtë metodë, gjaku pastrohet nga:

• Toksinat dhe produktet e shpërbëra (urea, kreatinina) që ndodhin gjatë sëmundjeve të caktuara që çojnë në kompromentimin e funksionit të veshkave;
• Krijimi i toksinave, substanca helmuese inflamatore (interleukin-6, citokina, endotoksina) gjatë infeksioneve virale dhe bakteriale të organizmit;

Fakti 3: COVID-19 nuk është një infeksion i zakonshëm viral! Nga pikëpamja mjekësore, pas kësaj sëmundjeje qëndron një përgjigje inflamatore-imune kryesisht ndaj endotelit (mbështjella e brendshme) e enëve të gjakut në të gjithë trupin, i cili rezulton në çlirimin e shënuesve inflamator si: citokinat, interleukinat dhe endotoksina të tjera, d.m.th. toksinat në gjak, për shkak të të cilave gjendja e pacientëve shumë shpesh përkeqësohet me shpejtësi dhe disa prej tyre përfundojnë me vdekje. Më shumë detaje: https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/34528075/

Fakti 4: Metoda përdoret gjerësisht në trajtimin e pasojave të COVID-19. Vendi i parë në të cilin është përdorur është Kina. Eksperiencat e tyre mjekësore kanë treguar se vdekshmëria tek pacientët e rrezikuar seriozisht është ulur me 30% tek ata që janë trajtuar me këtë metodë. Lexoni studimin e plotë: https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/32438839/

Dhe tashmë në vitin 2022 do të ketë rezultate të shumta të sublimuara nga aplikimi i kësaj metode. Lexo më shumë në: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC9066462/

Fakti 5: Ka miratime zyrtare për përdorimin e hemofiltrimit me filtrin Oxiris në trajtimin e pacientëve me COVID-19, si në SHBA ashtu edhe në BE:

1. 10/04/2020 nga FDA (Administrata Federale e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara). Dokumenti zyrtar në original mund të shihet këtu: https://www.fda.gov/media/137268/download; https://www.nsmedicaldevices.com/news/baxter-oxiris-covid-19/; https://www.fda.gov/medical-devices/coronavirus-disease-2019-covid-19-emergency-use-authorizations-medical-devices/continuous-renal-replacement-therapy-and-hemodialysis-devices-euas

Në të njëjtin muaj u përgatitën rekomandimet për përdorimin e kësaj metode në Shtetet e Bashkuara. https://www.uab.edu/medicine/obriencenter/images/AKI_COVID-19_Recommendations_Document_03.21.2020.pdf

2. 08/06/2020 Metoda CRRT (aparatet, linjat dhe filtrat) me të gjitha llojet e saj (përfshirë hemofiltrimin) hyn në listën zyrtare të pajisjeve mjekësore esenciale (nomenklatura MD dhe IVD për COVID-19) të krijuar nga Komisioni Evropian. Shikoni listën këtu: https://docslib.org/doc/3569223/list-of-covid-19-essential-medical-devices-mds-and-ivds

Kjo pasohet nga rekomandimet për përdorimin e së njëjtës metodë tek pacientët me COVID-19 të lëshuara nga 3 shoqata përkatëse: Shoqata Evropiane e Kujdesit Intensiv, Shoqata Britanike dhe Shoqata Renale. Në vijim dokumenti origjinal: https://ukkidney.org/sites/renal.org/files/Clinical%20Practice%20Guideline_RRT%20for%20Critically%20Unwell%20Adult%20Patients_FINAL.pdf

Fakti 6: Përdorimi i filtrit për këtë metodë është miratuar në Maqedoni në gusht të vitit 2020 nga MALMED (Agjencia maqedonase për barna dhe pajisje mjekësore).

Spitali klinik Zhan Mitrev e përdor këtë metodë të pastrimit të gjakut që nga viti 2008 në trajtimin e endokarditit infektiv (infeksion bakterial i valvulave të zemrës) te pacientët e operuar, pacientët me miokardit (inflamacion infektiv i muskujve të zemrës), sepsë dhe rastet kur është i nevojshëm trajtimi kardiokirurgjik, duke rezultuar me një rezultat pozitiv për pacientët e trajtuar. Ndërkohë, tek pacientët që vuajnë nga COVID-19, ai fillon të përdoret nga muaji qershor 2020. Përdorimi i kësaj metode bëhet në mënyrë rigoroze sipas rekomandimeve të dhëna në udhëzimet për përdorimin e filtrit Oxiris. Lexoni në vijim rekomandimet për përdorim: https://www.nsmedicaldevices.com/news/baxter-oxiris-covid-19/

Ne besojmë se është e rëndësishme që publiku i gjerë t’i dijë të gjitha këto në mënyrë që të ruhet niveli i rëndësisë dhe që diskutimi të vazhdojë të zhvillohet në qarqet profesionale dhe institucionet kompetente me të cilat ne bashkëpunojmë, në vend që të përhapet në media dhe në rrugë, ku gjenerojnë spekulime të pabaza që janë larg së vërtetës dhe që komprometojnë hemofiltrimin si një metodë e vendosur për trajtimin e pacientëve në gjendje të rëndë dhe kritike në njësitë e kujdesit intensiv, e aplikuar në mbarë botën.