Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

07.09.2020

8 Shtatori – Ditа Botërore e Fizioterapistëve

Me datë 8 shtator shënohet Dita Botërore të Fizioterapistëve. Në këtë ditë, në organizatën e Shoqatës Maqedonase të Fizioterapistëve kryhen rregullisht aktivitete organizative të shumta nga ana e fizioterapistëve.

Këtë vit, Dita Botërore e Fizioterapistëve shënohet nën moton “Rehabilitimi dhe COVID-19”. Kjo ditë ka si fokus rehabilitimin e pacientëve pas infektimit me COVID-19 dhe rolin e fizioterapistëve në trajtimin dhe menaxhimin e personave të infektuar nga ky virus.

Fushata është përqendruar tek mesazhet në vijim:

  • Ushtrimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shërimin e personave me Covid -19
  • Si ekspertë të lëvizjes, fizioterapistët mund t’i udhëzojnë pacientët se si stërvitja (ushtrimet) mund të ndihmojë në përmirësimin e tyre;
  • Personat të cilët kanë probleme serioze të shkaktuara nga Covid-19 kanë nevojë për rehabilitim dhe fizioterapi për t’u rikuperuar nga efektet e trajtimit të sëmundjes;
  • Aplikimi i konsultimeve online mund të sigurojë për pacientët qasje më të lehtë me fizioterapistët me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë lidhur me trajtimin e gjendjes së tyre nga ndikimi i Covid – 19;
  • Konsultimet online mund të jenë po aq efektive sa metodat konvencionale të kujdesit shëndetësor në përmirësimin e funksionit fizik.

Duke pasur parasysh se e gjithë bota është nën ndikimin e pandemisë, World Physiotherapy dhe OBSH rekomandojnë që të mos mbahen ngjarje me grupe të mëdha njerëzish për shkak të rrezikut të transmetimit të virusit SarsCov2, prandaj janë dhënë disa rekomandime edhe për kremtimin e duhur të kësaj dite.

Dita Botërore e Fizioterapistëve festohet çdo vit me datë 8 Shtator, ditën kur është themeluar Konfederata Botërore e Terapisë Fizikale në vitin 1951 e cila në vitin 2020 është riemëruar dhe ka marë emrin Fizioterapia Botërore (World Physiotherapy). Pikërisht, në këtë ditë fizioterapistët promovojnë profesionin e tyre që ka për qëllim:

– demonstrimin e rëndësisë së këtij profesioni në shëndetin dhe mirëqenien e popullatës globale

– realizimin e fushatave në emër të profesionit dhe pacientëve të cilat mbërrijnë deri tek qeveritë dhe krijuesit e politikave

– rritjen e nivelit të profilit të këtij profesioni.

Kjo ditë shënon unitetin dhe solidaritetin e komunitetit të fizioterapisë në të gjithë botën. Është një mundësi për të bërë të njohur punën që bëjnë fizioterapistët për pacientët e tyre dhe komunitetin.

Fizioterapia Botërore (World Physiotherapy) ka për qëllim  të mbështesë organizatat-anëtare të saja dhe  fizioterapistët individualisht në përpjekjet e tyre për të promovuar profesionin dhe për të përmirësuar shëndetin global, nëpërmjet Ditës Botërore të Fizioterapistëve.

Për herë të parë këtë vit, materiali promovues për shënimin e Ditës Botërore të Fizioterapistëve nga ana e menaxhmentit të Shoqatës Maqedonase të Fizioterapisë, në bashkëpunim me World Physiotherapy, është përkthyer në Maqedonisht për qasje më të lehtë për të gjithë kolegët në vend si dhe për pacientët, botuar në faqen e tyre zyrtare https://world.physio/wptday/toolkit