Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

25.04.2023

Lidhja ndërmjet diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare

Kjo është një temë që jemi të sigurt se është trajtuar shumë herë, por gjithsesi është mirë të kujtojmë se si duhet të veprojmë nëse ne ose një nga të dashurit tanë përballet me diabetin.

Diabeti është një sëmundje në të cilën niveli i sheqerit në gjak rritet për një periudhë të gjatë kohore. Diabeti, ose i njohur edhe si “sëmundja e sheqerit”, shkakton probleme serioze shëndetësore që në fakt vijnë nga dëmtimi i enëve të vogla dhe të mëdha të gjakut dhe nervave. Si rezultat i këtij procesi, disa nga organet në trup pësojnë demtim, duke përfshirë: zemrën, sytë, veshkat dhe gjithashtu shfaqen probleme me qarkullimin.

Në varësi të moshës kur është shfaqur për herë të parë diabeti dhe shkaqeve që kanë ndikuar në shfaqjen e sëmundjes, dallohen dy lloje të diabetit: diabeti i tipit 1 dhe diabeti i tipit 2.
Diabeti i tipit 1 shfaqet në një moshë më të re dhe kërkon trajtim me insulinë që në fillim. Ndërsa diabeti i tipit 2 është më karakteristik për popullatën e rritur.

Nëse tashmë jeni diagnostikuar me diabet, është e nevojshme të bëni një plan në bashkëpunim me mjekun tuaj se si të përballeni më mirë me sëmundjen.

Si të jetoni me diabet?

  • Informohuni për sëmundjen tuaj!
    Mblidhni informacion të mjaftueshëm për diabetin dhe komplikimet prej tij, në mënyrë që ta menaxhoni më lehtë.
  • Mësoni të dalloni simptomat!
    Mësoni të dalloni simptomat që shfaqen tek organet e prekura si rezultat i diabetit dhe të kërkoni në kohë ndihmë mjekësore.

Parametrat që duhet të mësoni ti kontrolloni rregullisht:

  • Niveli i HbA1C – hemoglobina e glukozuar. Tregon vlerën mesatare të sheqerit në gjak gjatë dy deri tre muajve të fundit. Vlerat nën 7 tregojnë një rregullim/kontroll të mirë të sheqerit në gjak, i cili duhet të jetë qëllimi juaj.
  • Niveli i LDL ose kolesterolit të keq duhet të jetë gjithmonë nën 3.5 mmol/l.
  • Kufiri i sipërm i presionit të gjakut duhet të jetë deri në 130/80 mmHg.
  1. Mbani një regjim higjieno-dietik!

Ndiqni dietën e përshkruar nga mjeku juaj. Ushqehuni shëndetshëm dhe mbani peshën tuaj trupore brenda kufijve normalë. Ushqimi i rekomanduar:
Frutat, perimet, peshku, bizelet, thjerrëzat, qumështi i skremuar dhe produktet e tij, buka me drithëra të plota, vaji i parafinuar, i presuar ftohtë, kripë dhe sheqer në sasi të kufizuar.

  1. Praktikoni aktivitet fizik të rregullt!

Kryeni rregullisht ushtrime sipas moshës tuaj dhe sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. 30-60 minuta ecje të shpejtë 4-5 herë në javë do të përmirësojnë ndjeshëm gjendjen tuaj.

  1. Hiqni dorë nga konsumi i duhanit!

Pirja e duhanit në kombinim me diabetin rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

  • Merrni rregullisht terapinë e përshkruar! Mos e ndërprisni atë edhe nëse ndiheni mirë!
  • Bëni vetëkontroll të këmbëve tuaja çdo ditë, mbani higjienë të mirë dhe vishni këpucë të rehatshme!
  • Kërkoni ndihmë mjekësore sa herë që ndjeni ndonjë ndryshim në shëndetin tuaj!